THJESHT E MREKULLUESHME ??
E shkruan nga një Indiane e tribusë Oriah në 1890
Nuk më intereson se çfarë bën për të jetuar,
dua të di se për çfarë aspiron,
nëse rrezikon gjithçka për të gjetur ëndrrat e zemrës tënde.
Nuk më intereson sa vjeç je,
dua të di nëse akoma do të rrezikosh të dukesh budalla për dashurinë,
për ëndrrat, për aventurën e të qënurit gjallë.
Nuk dua të di se çfarë planetesh kërcënojnë hënën tënde,
dua të di nëse ke prekur qëndrën e dhimbjes tënde,
nëse ke mbetur i hapur pas tradhëtive të jetës,
ose nëse je mbyllur nga frika e dhimbjes së ardhshme.
Dua të di nëse mund të ulesh me dhimbjen,
timen ose tënden,
nëse mund të kërcesh çmendurisht,
dhe ta lejosh ekstazinë të të mbush deri në majat e gishtave pa na penguar kujdesin,
të jemi realist, ose të kujtohemi për limitet e njerëzve.
Nuk dua të di nëse historia që po më tregon është e vërtet.
Dua të di nëse je i aftë të zhgënjesh një tjetër për të qënë autentik i vetes tënde,
nëse mund t’i mbash akuzat për tradhëti dhe, të mos tradhëtosh shpirtin tënd.
Dua të di nëse je besnik e si pasojë, i besuar.
Dua të di nëse di të shohësh bukuritë edhe kur nuk është e bukur çdo ditë,
nëse je i aftë të lindësh jetën tënde vetëm me tënden prani.
Dua të di nëse mund të jetosh me shkatërrimin,
tëndin dhe timin,
dhe të vazhdosh t’i bërtasësh argjendit të një hëne të plotë.
Nuk më intereson ku banon apo sa lekë ke,
më intereson nëse mund të çohesh pas një nate dhimbjeje, i trishtë ose i thyer më dysh,
të bësh atë që duhet bërë për fëmijët.
Nuk më intereson se kush je apo sesi ia bëre të vish deri këtu,
dua të di nëse do të dije të rrije mes zjarrit me mua, dhe të mos bësh mbrapa.
Nuk dua të di çfarë ke studiuar, me kë ose ku,
dua të di çfarë të mbështet përbrënda kur gjithë të tjerët nuk e bënë.
Dua të di nëse mund të rrish vetëm me veten tënde e nëse vërtet të pëlqen shoqëria që ke në momentet boshe...