Darius
DENY IGNORANCE
Zgjedhjet në Kolonjë/ Mbyllet procesi i votimit, pjesëmarrja arrin në 50%
Qytetarët e Bashkisë së Kolonjës kanë votuar sot për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Ata kanë votuar mes Ilia Stefo nga ana e koalicionit të majtë dhe Dritan Hajro.
Procesi i votimit nisi në orën 07:00 në 36 qendra votimi. Janë 8 njësi administrative në Kolonjë, me 16 mijë votues me të drejtë vote. Procesi i votimit u mbyll 30 minita para orarit zyrtar (19:00).
Gara-Kolonje
Ora 18:31 Rreth gjysmë ore para afatit zyrtar (19:00) janë mbyllur zyrtarisht të 36 qendrat e votimit në Bashkinë e Kolonjës. Pjesëmarrja në votime sipas të dhënave paraprake ka arritur në 49.6%. Me dorëzimin e të gjithë procesverbaleve dhe dorëzimin e kutive të votimit, pritet që të nisë numërimi i votave.
Ora 16:25 Deri në orën 16:00 në 36 qendra votimi pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë për kryetar bashkie është 46.7%. Ndërkohë nga ka asnjë qendër votimi të bllokuar. Procesi i votimit në Kolonjë do të zgjasë deri në orën 18:00 dhe jo në 19:00 siç e parashikon Kodi Zgjedhor.
Ora 14:04 – Jane regjistruar edhe incidentet e para ne zgjedhjet e pjesshme ne Kolonje. Keshtu, sipas informacioneve, djali i kryetares se PS-se ne Barmash eshte goditur me sende te forta nga disa persona.
Ai eshte derguar ne spital pasi ka marre plage. Behet fjale per Gledis Zaçen. Sipas burimeve, ai eshte goditur nga persona qe nuk jane nga Kolonja.
Ora 13:00 Pjesëmarrja në votimet për zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë shkon në 36 %. Ndërkohë procesi vijon pa incidente dhe i qetë.
Ora 10:00 Deri tani, procesi i votimit ka vijuar i qetë dhe pa asnjë problematikë që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit të votimit.
Gjithashtu, bëjmë me dije se janë ngritur grupet e numërimit, dhe sot Administrata e KQZ-së do t’ trajnojë të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit të votave të emëruar nga KZAZ-ja nr. 73, në mënyrë që të respektohen me rigorozitet të gjithë procedurat ligjore sipas Kodit Zgjedhor, gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit në VNV.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën apel të gjithë zgjedhësve të Bashkisë Kolonjë, që të shkojnë pranë qendrave të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.
panorama.al