Teoria e letërsisë-RAPORTET MIDIS ARTEVE
ثshtë vështirë të jepet një definicion (përkufizim) mbi artin, si dhe kur ka lindur akëcili art. Megjithatë, fillimi apo lindja e akëcilit art mund të kërkohet në kohën kur njeriu filloi t’i vështrojë gjërat dhe dukuritë që ndodhnin rreth tij dhe kur filloi ta shprehte atë që kishte dëgjuar, atë që kishte parë dhe atë që kishte ndjerë. Kështu, p.sh. njeriu parahistorik, njeriu i shpellës, vizatonte në pllakat dhe muret e shpellës gjërat (sendet) dhe kafshët të cilat e kanë tërhequr vëmendjen dhe kureshtjen e tij; ai vizatonte peshqit dhe egërsirat, sepse me të parët ushqehej, kurse nga të dytët frikësohej; ecte dhe kërcente ritmikisht, sepse i ndjenjte lëvizjet në natyrë dhe i dëgjonte zërat (tingujt) e shpendëve dhe kafshëve. Objekt i meditimeve dhe i ndiesive të tij ishte e gjithë natyra me dukuritë e saj: bubullima dhe vërshimet, tërmetet dhe zjarret, të ngrohtit dhe të ftohtit etj. Në lidhje me këto dukuri njeriu e shprehte botën e tij të brendshme dhe ndjenjat e tij i shprehte përmes formave të ndryshme, si, ritmit, vizatimit dhe më vonë edhe të fjalëve. Supozohet se nga reagimet e tilla të njeriut janë zhvilluar degët e ndryshme të artit, të cilat janë bërë objekt i kulturës shpirtërore të njeriut.
Fjala art vjen nga fjala latine ars, artis, që ka kuptimin e mjeshtërisë, aftësisë, shkathtësisë për të krijuar diçka. Ky është kuptimi më i ngushtë i fjalës art. Por arti përfshin një fushë më të gjërë të krijimtarisë njerëzore. Në lashtësi ai kishte karakter sinkretik (gr. synkrētimōs – bashkim) dhe në vete përfshinte: këngët, lojrat, ritet e ndryshme religjioze (fetare). Pra, në kuadër të tij përfshiheshin: poezia, muzika, vallja. Përmes lojës, valles dhe vizatimit njeriu i parë paraqiste fenomenet e ndryshme që i përjetonte shpirtërisht. Po përmes këtyre formave (lojës, valles, vizatimit), në procesin e punës, lindi edhe arti si një formë e botës shpirtërore të njeriut. Por, njeriu i parë, i paraqiste dukuritë e ndryshme pa e kuptuar atë që shihte dhe dëgjonte. Në aktivitetin e tij praktik dhe shpirtëror lindën dhe u krijuan llojet e ndryshme të artit.
Në lidhje me llojet e arteve janë shprehur mendime të ndryshme. Kështu, p.sh. që në antikitet shkrimtari i njohur grek Plutarku (Plutarchos) në lidhje me poezinë dhe pikturën shpreh mendimin se poezia është pikturë e cila flet, kurse piktura poezi pa fjalw;[1]Përpjekje për klasifikimin e arteve janë bërë që në lashtësi. Kështu, sipas sofistëve, artet mund të ndahen në ato që krijohen për shkak të kënaqësisë së pastër dhe në ato të cilat krijohen për shkak të ndonjë dobie. Platoni është pëpjekur t’i klasifikojë artet në disa mënyrë. Sipas tij ekzistojnë arte të cilat lidhen me realitetin (gjuetia), të cilat krijojnë realitet (arkitektura) dhe arte të cilat e imitojnë realitetin (piktura dhe poezia). Piktura imiton me anë të ngjyrërave, loja me anë të lëvizjeve ritmike, muzika dhe poezia me anë të toneve dhe të fjalëve. Duke iu përmbajtur këtij parimi, Aristoteli përpunon tipologjinë e gjinive letrare; ato midis tyre dallojnë për nga mjetet të cilat i imitojnë, për nga objektet të cilat i imitojnë dhe për nga mënyra në të cilën imitojnë. P.sh. tragjedia, komedia dhe poezia epike kanë për objekt imitimin e veprimit njerëzor, por në dy të parat ndodh vetëm veprimi, ndërsa në ep, ai, kryesisht përshkruhet. Me ndarjen e arteve, ripunimin dhe sistemimin e tyre janë marrë edhe shumë autorë të tjerë, si, Ciceroni (Markus Tulius Cicero), gojëtar romak, filozofi grek Plotini (Plotinus), kurse gojëtari kartagjenas, Marcianus Kapela (Capella) në fillim të shekullit V, thekson shtatë shkathtësi të lira, të cilat do të vlejnë gjatë tërë mesjetës. Në mesin e këtyre shkathtësive ai përmend: gramatik
ën, retorikën, dialektikën, gjeometrinë, arithmetikën, muzikën dhe astronominë. Katër shkathtësitë e para janë përfshirë me emrin e njëjtë quadrivium, kurse tri të tjerat janë quajtur trivium, duke krijuar kështu ciklin e parë të studimeve letrare. Atë që sot e quajmë teori e letërsisë , në mesjetë është quajtur shkathësi e gojëtarisë. Deri në fillim të renesansës mbretëronte mendimi, i trashëguar nga mesjeta, se muzika dhe poezia janë arte të lira dhe se qëndrojnë me “lart” se piktura, e cila konsiderohej si lloj “më i ulët” i aktivitetit njerëzor. Kundër këtij vlerësimi çohet Leonardo da Vinçi duke i dhënë përparësi pikturës dhe thekson se ajo qëndron më lart se poezia në paraqitjen e formës, se ajo i shërben syrit, e cila është shqisa më e rëndësishme nga shqisa e të dëgjuarit, se i nxit ndjenjat më shpejt se poezia dhe se ajo, veç tjerash, kërkon përpjekjen dhe shkathtësinë e artistit. Merita e madhe e renesansës qëndron në atë se artet plastike i ndau nga mjeshtëritë, i bëri shkathësi të lira, të cilat lindin ide dhe i ngriti në shkallën e shkencës.
Por, Leonardo da Vinçi e ngriti piktorin mbi shkencëtarin dhe poetin vetëm nëse vepra e tij është unike dhe e veçantë. Sipas tij, piktura është poezi e nemitur, kurse poezia është pikturë e verbër.
Poezia është shkencë e cila në shkallën më të lartë ndikon te të verbërit, kurse piktura te të shurdhërit ( po aty, f. 50). Piktura ia kalon muzikës, ajo është mbi të, sepse nuk vdes menjëherë pas lindjes, siç ndodh rasti me muzikën e mjerë (po aty, f.52)… sepse poeti, duke përshkruar bukurinë dhe shëmtinë e ndonjë trupi, ta tregon atë pjesë-pjesë dhe në kohë të ndryshme, kurse piktori ta tregon të tërë dhe përnjëherë (po aty, f. 52). Në mesin e studiuesve të artit është edhe Lesingu (Gothold Lessinga), i cili në veprën e tij Laokoon (Kultura, Beograd, 1954)) i përcakton kufijtë e qartë dhe të fortë midis arteve, duke pohuar se artet e ndryshme dallojnë midis tyre nga mjetet e ndryshme të shprehjes. Lesingu konkludon se poezia është art më i gjërë dhe gjithëpërfshirës, arti piktural është më sipëror në paraqitjen e natyrës dhe të bukurisë trupore, por poeti është i vetmi në gjendje t’i përshkruajë ndikimet e asaj bukurie te njerëzit dhe në gjendjet e ndryshme emocionale të tyre. Thelbi i vështrimeve të Lesingut nuk qëndron vetëm në atë se piktura dhe poezia imitojnë natyrën në mënyra të ndryshme (piktura me trupat, kurse poezia me veprime) dhe se shërbehen me materiale të ndryshme, por para së gjithash, në pohimin e tij se mjetet e imitimit gjenden në lidhje të ngushtë me atë që shprehin, që shenja duhet të jetë në harmoni me atë që shënon.
Në këtë mënyrë, artet ndahen në dy grupe krejt të veçanta, në arte hapësinore dhe në arte kohore. Në artet hapësinore do të mund të pëfshiheshin: piktura, skulptura dhe arkitektura, kurse në artet kohore: muzika, poezia, aktrimi. Të gjitha këto arte dallojnë midis tyre për nga mënyra dhe mjetet shprehëse. Kështu, muzika si mjet artistik përdor tingujt, piktura – pëlhurën, letrën, brushën, ngjyrat; skulptura – drurin, baltën, gurin, metalin, mermerin etj.; arkitektura – materialin ndërtimor; loja ose vallja – lëvizjet ritmike; letërsia – fjalën dhe të folurit. Si art i veçantë (art i shtatë) përmendet edhe filmi, i cili si mjet artistik përdor – figurat e gjalla lëvizëse. Filmi është një art ku sintetizohen të gjitha artet e tjera. Përveç filmit, kemi edhe artin teatror me të cilin ka ngjashmëri, sepse edhe filmi edhe teatri i paraqesin dukuritë jetësore në formë të shfaqjeve dramatike.
Por edhe filmi edhe teatri dallojnë midis tyre. Kështu, p.sh. personazhet (aktorët) në teatër gjithnjë flasin, kurse personazhet në film flasin vetëm atëherë kur këtë e kërkon figura filmike që të thuan diçka (Andre Marlo). Nga këto dallime kryesore dalin edhe veçori të tjera të filmit dhe të teatrit. Këto dallime janë: në teatër fjala është kryesore; ajo që shihet në skenë është më pak e rëndësishme nga ajo që dëgjohet; në film ndodh e kundërta: më e rëndësishme është figura, kurse fjala dhe zëri kanë rol dytësor. Nga kjo vepra teatrore mund të shfaqet në skenë dhe radio, kurse vepra filmike në kinema dhe në televizor dmth. aty ku mund të shihet edhe figura etj.
Në mbështetje të këtyre elementeve vërejmë se objekt i të gjitha arteve është jeta njerëzore, vetë njeriu dhe se ato dallojnë mes tyre, në mënyrën e trajtimit të këtij objekti, nga mjetet shprehëse përmes të cilave realizohet ideja e një vepre letrare. Me anë të artit njeriu krijon vepra artistike në të cilat paraqitet përvoja jetësore e tij dhe e botës që e rrethon, duke krijuar kështu një realitet të ri, duke u dhënë dukurive jetësore kuptim njerëzor, duke hapur horizonte të reja të kuptimit të jetës dhe të botës, pa të cilin s’do të kishte kuptim jeta njerëzore. Andaj thuhet se jeta (e individit) është e shkurtër, kurse dija dhe arti janë jetëgjatë – ars longa, vita brevis.
LETثRSIA, ART I FJALثS
Kur flasim për letërsinë si art, para nesh shtrohen disa pyetje që kërkojnë përgjigje, si, ç’është letërsia, cilit lloj të artit i përket ajo, ç’vend zë ajo në mesin e arteve të tjera dhe ç’raport ka ajo me shkencën etj. Të gjitha artet në përgjithësi, kanë për objekt njeriun, jetën e tij. Për t’i shprehur pikëpamjet e ndryshme mbi jetën dhe botën artet përdorin mjete dhe forma të ndryshme, të veçanta. Edhe letërsia, si krijimtari shpirtërore, është një nga veprimtaritë e lashta njerëzore përmes së cilës njeriu ka shprehur përvojën e tij gjatë kohës duke ndikuar me këtë rast mbi ndjenjat e njerëzve të tjerë. Nga kjo, letërsia si art i fjalës, dmth. si art që shërbehet me fjalën (gjuhën), dallon nga artet e tjera.
Termi “letërsi” në gjuhën shqipe përdoret në kuptime të ndryshme. Në teorinë e letërsisë me këtë term kuptojmë një lloj të veçantë të artit – letërsinë artistike dhe veprat e shkruara në këtë lloj të artit dmth. letërsinë si art i fjalës.
Termi letërsi vjen nga fjala latine “litteratura”, “littera”, term me të cilin shërbehemi edhe ne, e përdorin thuajse të gjitha gjuhët evropiane për emërtimin “letërsi”, që do të thotë shkronjë, shkrim, pra, me të është kuptuar çdo gjë që është shkruar në libra. Por, çdo gjë që është shkruar në libra dhe shkruhet, nuk mund të quhet letërsi. Krahas letërsisë së shkruar ekziston edhe letërsia popullore, e cila është krijuar nga populli dhe është përhapur gojë pas goje në kohën kur nuk ekzistonte shkrimi. Kjo e fundit ndryshon nga ajo e shkruara dhe është më e vjetër se ajo e shkruara. Letërsinë gojore e kanë krijuar këngëtarët e talentuar popullorë, ndërsa atë të shkruarën e krijuan njerëzit e shkolluar.
Pra, ajo është krijuar nga krijues anonimë, kurse letërsia e shkruar nga shkrimtarë të njohur. Letësia popullore përfshin në vete krijimet dhe prodhimet materiale dhe shpirtërore të popullit. Në krijimet popullore gjejmë fuqinë krijuese të gjeniut popullor, i cili ka kënduar për atë që ka ditur, për atë që ka parë, për atë që ka ndier dhe për atë që është e njohur nga masat e gjëra popullore. Mësuesi i këngëtarit popullor ka qenë vetë jeta dhe problemet jetësore me të cilat është ballafaquar vetë populli.
Në krijimet popullore, poezi, tregime etj., sepse kjo nuk ka romane dhe drama siç i ka letërsia e shkruar, e cila përkundrazi nuk ka ninulla, këngë rituale, mitologjike etj., është shfaqur dashuria e popullit për një jetë më të mirë e më të lumtur dhe dëshira për të ngadhnjyer mbi forcat e natyrës dhe të shoqërisë. Meqë letërsia gojore është kultura shpirtërore më e vjetër e popullit, ajo bëhet bazë dhe pikënisje e letërsisë artistike. Shumë shkrimtarë, duke filluar që nga antikiteti e këndej, krijimet e tyre i kanë mbështetur në folklor, do të thotë se letërsia gojore ka ushtruar një ndikim të madh në letërsinë artistike. Ndikim të tillë kanë pësuar edhe shkrimtarët më të mëdhenj botërorë, si: Dikensi, Shekspiri, Gogoli, Pushkini, Balzaku , Bokaço, Servantesi, Rable, Gëte, Tolstoj etj. Edhe shkrimtarët shqiptarë, sidomos romantikët, krijimtarinë e tyre e kanë mbështetur në folklor. Kështu ka vepruar De Rada, Gavril Dara i Riu, اajupi, Mjeda dhe krijuesit e mëvonshëm, si, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Mark Krasniqi, Anton اeta, Rexhep Hoxha, Rifat Kukaj e tj. Kjo dëshmon për pasurinë e madhe të motiveve dhe të temave që ka krijuar populli.
Jo të gjitha veprat i përkasin letërsisë , por ato u takojnë edhe fushave të tjera të dijes siç janë filozofia, historia, sociologjia etj. Kështu me fjalën literaturë sot shënojmë më shpesh atë që është shkruar mbi ndonjë objekt dmth. grumbull veprash që kanë të bëjnë me ndonjë fushë të dijes. Emërtimi letërsi artistike shënon dallimin midis veprave shkencore dhe veprave letrare në kuptimin e ngushtë të fjalës. Ndërkaq emërtimi letërsi e bukur është më pak i përshtatshëm për ta mbuluar tërë letërsinë, por vetëm një anë të saj. Kështu termi belertristikë (fr. belles lettres), shënon vetëm një pjesë të letërsisë (novelat dhe romanet) dhe jo letërsinë artistike në tërësi.
LETثRSIA DHE ARTET E TJERA
Raportet midis degëve të ndryshme të artit gjatë zhvillimit të tyre historik gjithnjë kanë ndryshuar. Letërsia, si veprimtari krijuese, me anë të së cilës krijohet (formësohet) vepra letrare si burim kënaqësie dhe e njohjes së veçantë, që në kohët e lashta është lidhur me disa arte si, me muzikën, pikturën etj. Midis këtyre arteve ekzistojnë raporte marrëse dhe dhënëse.
Ajo që e dallon letërsinë nga këto arte është gjuha të cilën artet e tjera s’e kanë. Ajo që e dallon letërsinë nga këto arte është përjetimi estetik dhe përshtypja artistike, veprimtari përmes të cilave njeriu realizon aftësitë krijuese. Ndikimet e ndërsjella midis arteve i shohim që në lashtësi. Kështu, p.sh. në lashtësi muzika e shoqëronte lirikën, kurse me rastin e recitimit, përcillej me muzikë edhe kënga epike; edhe disa vepra muzikore nuk janë krejt të pavarura nga teksti gjuhësor letrar (opera etj.). Po kështu raportet e letërsisë me artet e tjera shihen edhe në aspektin e trajtimit të një objekti. Kjo ndodh kur një vepër pikturale ose muzikore mund të jetë objekt frymëzimi i një vepre letrare.
Ky raport midis letërsisë dhe muzikës ose pikturës shihet edhe në disa periudha të zhvillimit të letërsisë në përgjithësi e të poezisë në veçanti. Kjo vërehet më së miri në poezinë e simbolistëve, të cilët kujdes të veçantë i kanë kushtuar elementit muzikor në poezinë e tyre. Insistimi i simbolostëve në elementet dhe efektet muzikore në poezi qenësisht e ka ndryshuar vetë natyrën e poezisë, e cila, duke u shërbyer me fjalët, muzikën dhe ngjyrat, dëshiron të jetë e afërt me të gjith shqisat. Ndenja e unitetit dhe lidhjet e ngushta midis arteve i kanë ndriçuar shumë poetikat dhe teoritë e shumë epokave në zhvillimin e arteve. Megjithatë, fjala, gjuha, mbeten fusha kryesore e letërsië.
LETثRSIA DHE GJUHA
Letërsia, si art i fjalës shërbehet me fjalët (gjuhën) me çka diferencohet nga artet e tjera. Për dallim nga artet e tjera vepra letrare realizohet përmes gjuhës dhe mund të ekzistojë vetëm në gjuhë. اdo gjë që ekziston në veprën letrare jo vetëm që është realizuar me anë të gjuhës, por edhe njihet me anë të gjuhës. Fjalët, fjalitë dhe lidhjet midis tyre (fjalive) ndërtojnë strukturën gjuhësore, por edhe realitetin e veprës, dmth. botën e brendshme të saj (personazhet, peizazhet, enterierët, ngjarjet, ndjenjat dhe idetë).
Botën e brendshme të veprës e përjetojmë si një lloj të botës reale vetëm përmes përbërjes gjuhësore të veprës. Personazhet e një romani, p.sh. ndërtohen me anë të gjuhës me të cilën përshkruhen, nga një varg fjalësh dhe fjalish me të cilat shkrimtari flet për to ose me të cilat ai flet vetë për veten. Dhe vetëm përmes fjalëve dhe fjalive ata nga vepra depërtojnë në vetëdijen tonë dhe marrin karakterin e qenieve të cilat ekzitojnë personalisht. Bota e një vjershe, edhe më shumë sesa personazhet e një romani, ekziston vetëm në gjuhën e vjershës, në fjalët e saj. Vjershën mund ta përjetojmë vetëm nëse i lexojmë fjalët e saj, edhe atë nëse i lexojmë vetëm si i ndeshim në vjershë. Nëse i ndryshojmë, nëse e ndryshojmë rendin e tyre, nëse i lexojmë duke ndryshuar ritmin e tyre, do të ndryshojë edhe kuptimi i tyre, por edhe i gjithë kuptimi i saj i brendshëm do të zbehet menjëherë, dhe ndoshta edhe do të zhduket plotësisht. Nga kjo, vjersha, vepra letrare në përgjithësi, jo vetëm që është e shtruar plotësisht në gjuhë, por edhe plotësisht varet nga organizimi i saj.
Sikundër që mermeri, bronxi, druri ose argjili janë matriale me të cilat ndërtohet dhe ekziston vepra skulpturore, ashtu edhe gjuha është material me të cilin materializohet arti poetik dhe realizohet vepra poetike. Andaj raporti midis gjuhës dhe veprës letrare janë shumë më të ndërlikuara dhe të komplikuara sesa raportet midis gurit dhe skulpturës, p.sh. Sartri njëherë i ka quajtur poetët “njerëz të cilët mohojnë ta përdorin gjuhën”. Dhe poetët vërtet shpesh nuk pranojnë ta përdorin gjuhën në të njëjtën formë në të cilën e përdorim në për çdo ditë. Ata nganjëherë dëshirojnë të krijojnë njëfarë gjuhe të veten, të veçantë, gjuhë pa shablone dhe trivialitet, gjuhë maksimalisht të pastër, gjuhë të lirë dhe të përkryer. Ky nuk është synim që nuk i karakterizon vetëm poetët modernë, por më shumë se katër mijë vjet poeti i vjetër egjiptian, Hahepere-Sub, nga koha e dinastisë XII, e filloi “Vajtimin” e tij duke shprehur të njëjtin synim: “Do të dëshiroja të flas me fjalë të panjohur, të shprehem me gjuhën e re, e cila ende s’ka lulëzuar, dhe të mos e përsëris të njëjtën gjë, të mos e shpreh atë që tashmë është vjetëruar, atë që tashmë të parët tanë e kanë thënë”.[2] Kjo në esencë është i njëjti synim të cilin mijëra vjet më vonë poetët dadaistë u përpoqën ta realizojnë në mënyrën më konsekuente.
Meqë gjuha ka një fjalor dhe sintaksë të qëndrueshme, ajo bëhet instrument i të menduarit dhe të shprehurit. Ajo, pra, gjuha, na ndihmon të kontaktojmë me njerëzit e tjerë, t’ua komunikojmë mendimet tona dhe si përgjigje e tyre t’i njohim mendimet dhe preokupimet e tyre. Nga këndej gjuha zë vend të rëndësishëm në studimin e letërsisë. Vepra letrare, si realizim gjuhësor, paraqet një kompleks të tërë të dukurive lerare. Me një fjalë, letërsia është një grumbull veprash, prandaj është e pamundur që me rastin e shqyrtimit të letërsisë të mos përfshihet gjuha. Nuk mund të ndërtohet teoria e letërsisë e të mos zhgjidhet çështja e vendit dhe e rolit të gjuhës në shfaqjen letrare, sepse shkrimtari qëndimin e tij dhe disa vlera ua transmeton të tjerëve në realizimin gjuhësor. Bota që paraqitet në letërsi është një botë ireale, e cila ekziston në shpirtin e autorit dhe e cila në shpirtin tonë përjetohet si botë reale, por pa reagimin real praktik tonin në të. Fjalët e gjuhës letrare janë fjalë të bukura, të zgjedhura me kujdes. Andaj edhe gjuha e veprës letrare është e ndryshme nga gjuha e të folurit të zakonshëm. Ajo, pra, gjuha e veprës letrare ka karakter të figurshëm.
Ajo shërbehet me figura (fjalë) që shpjegojnë ndonjë dukuri nga jeta dhe cila ka kuptim më të gjërë. Gjuha letrare shpesh merr edhe ngjyrim emocional dhe shpesh kushtëzohet edhe nga karakteri (natyra) i gjinive dhe i llojeve (zhanreve) letrare. Nga këndej del se ndryshe krijohet një vjershë e shkurtër lirike, ndryshe tregimi, novela, romani, drama etj. Prandaj, pa e kuptuar mirë karakterin (natyrën) e gjuhës, nuk mund ta kuptojmë as karakterin (natyrën) e letërsisë. Vepra letrare para së gjithash është krijim gjuhësor si çdo vepër e tjetër gjuhësore. Mendimet, idetë dhe porositë e autorit përcillen në mënyrë artistike përmes tekstit (lat. textus – thurje, gëshetim, lidhje fjalësh), i cili paraqet tërësinë e veprës letrare. Që ta kuptojmë më mirë një vepër letrare varet nga konteksti i saj (lat.contextus nga contexere – bashkëthurje, gërshetim), i cili paraqet fragmentin e kryer të tekstit të shkruar, i cili saktësisht përcakton kuptimin e fjalëve ose frazave të veçanta të përfshira në të, rrethanat në të cilat është krijuar ai. Gjuha e tekstit është një lëmi e veçantë e tekstit. Vepra letrare në kuptimin e ngushtë të fjalës i quajmë ato realizime që kanë rëndësi të madhe për kulturën e tërësishme dmth. ato janë realizime të tilla që përfshijnë përvojën e popujve, bile edhe të njerëzimit. Vlera letrare e teksit mbështetet në mundësitë krijuese të vetë gjuhës, e cila nuk është thjeshtë mjet marrëveshjeje, por në vete bart mundësinë e realizimit (krijimit) të një kuptimi krejt tjetër, të ri, gjegjësisht, formësimin e një bote krejt të re, të menduar. Se sa do të jetë e realizuar një vepër letrare në aspektin artistik, ç’vlera do të ngërthejë në vete, e gjithë kjo varet nga aftësitë kreative të përdorimit të gjuhës artistike gjatë procesit krijues të secilit autor që merret me krijimtari shpirtërore. Vetë vepra letrare e shkruar (modeluar) paraqet një botë më vete, një realitet të ri. Nga kjo edhe gjuha e letërsisë artistike është një lloj i veçantë i ligjërimit.
Gjuha e veprës artistike shquhet për funksionin e saj estetik, pra, te lexuesi ajo duhet të ndikojë estetikisht dhe të ngjallë ndjenjën e së bukurës, si synim kryesor i gjuhës. Pasuria gjuhësore, si tipar kryesor i veprës letrare, përfshin në vete fjalët dhe kuptimet e tyre, shprehjet dhe figurat e ndërtimit sintaksor, tipat e ligjërimit, stilet dhe gjithë trashëgiminë e krijimtarisë folklorike të taditës letrare. Gjuha e veprës letrare duhet të jetë gjuhë shprehëse (ekspresive) dhe emocionale. Ajo duhet të jetë gjuhë e figurshme. Ajo duhet të ketë karakter fytyrëzues, duke paraqitur pamje dhe dukuri, veprime etj., të cilat në përfytyrimin tonë duhet të dalin si pamje të gjalla. Pra, shkrimtarët e përdorin gjuhën në të gjitha aspektet duke filluar nga tingujt e deri te organizimi i saj kryesor, tipat e ligjërimit dhe stileve. Nga kjo vepra artistike nuk është vetëm si krijim artistik, por edhe si krijim gjuhësor.
Jo të gjitha veprat i përkasin letërsisë. Shumë vepra të tjera i përkasin shkencës, filozofisë, historisë apo fushave të tjera të aktivitetit njerëzor. Letërsia si fushë e krijimtarisë njerëzore dallon nga shkencat e tjera në shumë pikëpamje. Do të thotë se ekzistojnë dallime midis procesit krijues në letërsi dhe atij hulumtues. Letërsia dhe shkenca dallojnë midis tyre edhe për nga mënyra e përpunimit të objektit që kanë në shqyrtim. Shkenca e përpunon lëndën e vet me anë të koncepteve (nocioneve), jep të dhëna dhe i konstaton faktet, duke ndikuar kështu në njohjen dhe arsyen e njeriut. Në shkencë kemi hulumtimin, metodat hulumtuese dhe zbulimin, qëllim kryesor dhe i fundit i shkencës. Vetë nocioni letërsi artistike tregon dallimin midis veprave shkencore dhe atyre letrare në kuptimin e ngushtë të fjalës.
Shkenca si dije mbi metodat dhe hulumtimet e argumentuara, kurse letërsia mbështetet mbi imagjinatën, invencionin, kreacionin. Ajo që i dallon veprat letrare dhe ato shkencore është gjuha specifike e njërës dhe e tjetrës. Vepra letrare, për dallim nga ajo shkencore, lëndën e saj e paraqet me figura, në lëvizje të vazhdueshme që shkakton iluzionin mbi jetën e cila zhvillohet para lexuesve dhe ata me tërë qenien e tyre marrin pjesë në të, me shpirtin dhe ndjenjat, ajo shkakton emocione, shqetësime dhe përcaktim aktiv ndaj ngjarjeve dhe synimeve të personazheve në vepër. Këtu qëndon epërsia e letërsisë mbi shkencën, në ndikimin e saj të dyfishtë mbi njeriun – në atë njohës dhe emcional, sepse letërsia paraqet jetën, përpjekjet, vuajtjet dhe luftën e pandërprerë të popullit për të drejtat e tij, ajo e njeh lexuesin me të kaluarën, zakonet e mënyrën e jetës, me njerëzit dhe karakteret, me format e luftës dhe fazat nëpër të cilat ka kaluar populli. Lexuesi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj asaj që ndodh në vepër sikuse ndaj konstatimeve shkencore, por reagon aktivisht ndaj ngjarjeve dhe njerëzve të cilët i paraqet shkrimtari.
Derisa qëllimi i letërsisë është krijimi i veprës letrare që është në funksion të së vërtetës, vepra shkencore synon të vërtetën shkencore. Veprat letrare artistike, për dallim nga shkenca apo filozofia që synojnë të krijojnë një pamje të sistemuar të njëmendësisë, nuk përmbajnë vetëm njohuri specifike të njëmendësisë, por e modelojnë dhe e formësojnë këtë njëmendësi.
Veprat letrare shprehin edhe qëndrimin e tyre specifik kreativ ndaj së ardhmes, andaj ato jetojnë gjatë dhe nuk vjetërohen ashtu siç vjetërohen veprat e mëdha shkencore. Këtë e dëshmojnë edhe veprat e letërsisë antike siç janë “Iliada” dhe “Odisea”.
Veprat shkencore shquhen për racionalitetin e tyre, ato i drejtohen intelektit, arsyes, kurse veprat letrare u drejtohen ndjenjave njerëzore. Ato dallojnë edhe për nga ligjërimi. Në letërsi kemi ligjërimin artistik, kurse në shkencë kemi shkrimin joartistik. Kënaqësinë që ndjejmë kur lexojmë një vepër letrare, nuk e ndjejmë në veprat shkencore. Veprat letrare i shquan emocionaliteti, të cilin nuk e ndeshim në veprat e fushave të tjera shkencore. Gjuha e artit është gjuhë simbolike, gjuhë emocionuese; gjuha e shkencës është gjuhë precize dhe joemocionuese; gjuha e letërsisë është gjuhë e figurshme, kurse gjuha shkencore është gjuhë e argumentuar dhe precize; gjuha e shkencës shpreh një mendim objektiv, kurse gjuha e letërsisë ka kuptim figurativ dhe fjalët marrin ngjyrime kuptimore, ajo është e gjallë, e pasur dhe e larmishme etj.
b;wordpress.