Titulli: Ta njohim Shqiperine
Si quhet shpendi ( ka emër Ilir, madje thuhet se edhe flamuri Shqiptar i ka ngjyrat e ti), i cili është konsideruar si engjullor dhe që konsiderohet si stërgjysh i llojit të vet? Ju lutem na jepni emrin e tij, një përshkrim të hollësishëm për të dhe ndonjë foto të mundshme!?
SHQIPONJA ME DY KOKA,SIMBOLI YNE, ME I LASHTI I BOTES
Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli
1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise) 6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
8) Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte
Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka
Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme dhe asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur me nje antikitet te tille.
Po cila eshte rruga e ketij simboli neper shekuj, çfare simbolizon ai ne te vertete, ku e ka zanafillen, pse e perdorin shume shtete dhe ku mund te kete lindur?
Keto dhe pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet jane bere ne lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne lidhje me simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi te gjitha le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te sigurt nese e dime domethenien e tij?
Per te kuptuar se ç'simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh shume larg ne lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga gdhendja me e lashte qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne Babiloni).
Ne tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise Nergal. Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures fenikase.
Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e veçanta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy kokave. Eshte pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe çelesi i shpiegimit te kuptimit te kesaj embleme te lashte.
Po si ka mundesi qe ky simbol i fuqishem i botes antike dhe i qyteterimeve me te njohura pagane te qendronte ne te njejtin rang, te ishte perseri me i fuqishmi i heraldikes mesjetare, te behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndersa kisha ortodokse edhe sot e kesaj dite e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka) dhe te jete edhe sot simbol i shume shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per te bere nje lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha perdorimi i ketij simboli, ne eren tone dhe para eres sone.
Studiues te ndryshem te cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete simbol, jane dakort ne te njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres sone pavarsisht se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim figurativ pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.
Prej kohesh eshte arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte nje feniks, nje shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike. Per te kuptuar se perse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emertua shqiponje me dy koka duhet te dime se çfare simbolizonin keta dy shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.
Simboli i shqiponjes gjate shekujve Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jeten, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante nje shqiponje. Ajo ishte simbol i perendise qe drejtonte gjithe hierarkine qiellore (sipas mitologjise se grekev te lashte, te cilet e trasheguan kete te fundit nga pellazget.) Per paganet, shqiponja, ajo natyralja (me nje koke), ishte nje embleme e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.
Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: "Shqiponja eshte embleme e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy krere, eshte simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithedije te dyfishte. Ky eshte nje simbol me origjine Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko?druide.
Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja eshte pika neper te cilen rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen "udherrefimin eterik mes boteve", ku ajo shnderrohet ne udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe informacionin per te kaluar ne bote te tjera.
Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius, dekretoi qe shqiponja me nje koke te behej simbol i Perandorise se Romes (me poshte do te shohim se perse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjes me dy koka dhe kush e solli ate). Besohet se flamuri i pare standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e 7?te eres sone, ishte nje flamur pa asnje lloj simbolike ne te, kjo per te qene ne kundershtim me flamurin kombetar standart te fisit pagan Quraish tribe, Al?Uqaab, i cili kishte nje shqiponje te zeze te vendosur mbi nje sfond te bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjte dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka per ne qiell.
Shamanet turq te Azise Qendrore gjate ritualeve te tyre ndertonin nje shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Per ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.
Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne keto zona tregojne se sa e rendesishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe per shume kohe pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era jone), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik "Shqiponje". Ne heraldiken e mesjetes dhe ne ate moderne, shqiponja eshte simbol i guximit dhe mbahet pikerisht per te treguar nje gje te tille. Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.
Per te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili konsistonte ne nje trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi, i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.
Kjo qenie eshte perfekte nga te gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni eshte i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kane te njejtin dinjitet. Eshte embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqine absolute. Duke pasur nje simbolike kaq te fuqishme, ajo u perdor gjeresisht nga shume popuj.
Shqiponjat jane te perdorura heraldike si ne formen e pikturave ashtu edhe ne ate te gdhendjes. Jo vetem shqiponja e plote por edhe pjese te saja si koka, flatrat apo kthetrat, jane perdorur si simbolika nga shume vende.
Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qene se ka nje simbolike kaq te fuqishme, shqiponja eshte perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit. Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me nje ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjes (si me nje dhe me dy koka) eshte perdorur me shume ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte Henry III (1216?1272), shqiponja haset vetem ne tre raste. Shpesh shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), jane te pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyre te ndryshme nga ajo e trupit. Nje shqiponje mund te jete e paraqitur me nje apo edhe me dy koka dhe te pakten ne nje rast (ne Gjermani) egziston edhe nje variant ku shqiponja eshte me tre koka. Versioni i thjeshte, ku dy kokat shohin ne drejtime te kunderta dhe shqiponja ka vetem nje trup, eshte edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qe i jane bere si psh kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si lulezim i heraldikes.
Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajne ne njeren ane shqiponjen me dy koka dhe ne anen tjeter yllin e Davidit. Ndersa shqiponja me dy koka e Bizantit eshte shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.
Nje rast i veçante eshte edhe perdorimi i emblemes se shqiponjes me dy koka nga heraldika e hebrejve. Ky eshte nje nga faktet me interesante?veçanerisht sepse behet fjale per periudhen e mesjetes. Dihet boterisht qe hebrejte, nuk kane preferenca per te tjeret e kesaj bote, pasi konsiderojne veten si popull i zgjedhur. Ne nje doreshkrim Mahzor ( liber hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne Bibloteken Ambrosiana te Milanos, tregohet nje koleksion armesh, ku nje shqiponje me dy koka shfaqet para se gjithe shenjave te tjera.
Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjes me dy koka te sllavet. Ky simbol, nje ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka eshte embleme shteti ne Rusi. Ajo eshte vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.
Ky simbol u shfaq per here te pare ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit per Sofiya Paleolog, per shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati shqiponjen me dy koka si simbol kryesor.
Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se trete, ku e para ishte Roma (ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndersa e dyta ishte Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.
Ne gjoksin e shqiponjes me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi nje kale te bardhe duke vrare nje dragua. Ky ishte simboli i triumfit te se mires mbi te keqen. Kete ndikim ata e percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qene pjese e perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka perdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.
Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj
Ngjyrat e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme te cilat perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve te ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.
Keshtu me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte per rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te perziera) i perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te ndryshme sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te veçante ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjes mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza perdoreshin kur kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bente me rangun pasi te gjithe mbanin shqiponje te zeze ne beteje. Nga Gridi.
Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike
Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke Per te pare se ç'lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se çfare simbolizonte feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa prej emrave me te njohur te antikitetit. Ja se ç'thone dy prej tyre.
Sipas historianit latin, Ovid: Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: "Shumica e qenieve te gjalla lindin nga qenie te tjera, por egziston nje specie e cila riprodhon vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, nderton nje fole ne maje te nje peme arre apo palme.
Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te cilen vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e cila perzihet me eren e bimeve aromatike.
Nga trupi i feniksit qe vdiq del nje feniks i ri, i destinuar qe te jetoje po aq gjate sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete hirin e te parit dhe e çon ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne Egjypt. Ai jeton ne vetmi."
Herodoti do te shkruante per Feniksin: "Nje shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare ndonje feniks, perveç rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte nje shpend shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhesi."
Ketu shihet qarte se feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te diellit. Shpjegimin e ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te shqiponjes me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise.
Pyetja e rradhes: Evolucioni flamurit Shqiptar, nga dita qe u shpall flamur i kombit shqiptar deri me sot!