25 milionë lekë, ka kushtuar një stol i vendosur në Lungomaren e Vlorës. Stola këto inteligjentë, ata kanë karikues për telefona dhe internet falas.
Por, kritikat në rrjete sociale kanë qenë mjaft të ashpra ndaj bashkisë, kjo për shkak të kostove të larta të tyre.
Përmes një deklarate për media, Bashkia Vlorë, ka reaguar duke thënë se këto stola do të monitorohen gjatë gjithë kohës, duke mos u dëmtuar nga askush.
“Nisur nga disa lajme të pasakta të përhapura në rrjetet sociale dhe disa media, Bashkia Vlorë dëshiron të sqarojë si më poshtë:
Projekti i iniciuar nga Bashkia Vlore quhet “Sistemi Multifunksional “Smart City” dhe ka nje vlere prej 52.891.000 lekësh. Ky projekt përmban një sistem multifunksional teknologjik që do të mundësojë një rrjet komunikimi të shpejtësisë së lartë i bazuar mbi fiber optike ne qytetin e Vlores , shërbim ëi‐fi free ne te gjithe zonen e Lungomares, stola interaktive per banoret dhe turistet e shume sherbime te tjera.
Per me teper ky sisten permban vendosjen e kamerave te sigurise pergjate te gjithe Lungomares, kryqezimet kryesore te qytetit dhe disa nga zonat me problematike. Kamerat e sigurise sherbejne per rritjen e sigurise ne qytetin tone per banoret, por edhe turistet e shume qe deshirojne te vizitojne Vloren.
Projekti ne fjale e kthen Vloren ne nje nga qytetet me te sigurte ne Shqiperi.
Ne kete projekt perfshihen mbi 8 km fibër optike, kamera outdoor per monitorim me rreze te gjate, stola inteligjentë, pajisje ëireless, pajsije monitorimi ne godinën e Bashkisë dhe ne sallën e Policisë Bashkiake, pajisje kompjuterike, dhe një seri e gjithë me pajisje elektronike per funksionimin e plote te këtij sistemi. Stolat qe permendin individe te caktuar zene me pak se 5% te vleres se ketij projekti.
Policia Bashkiake do te mbikeqyre keto kamera 24 ore per te garantuar siguri maksimale per banoret dhe turistet.
Me gjithe sulmet dashakeqe nga individe te caktuar, Bashkia eshte e vendosur ta shnderroje Vloren ne qytetin me te sigurt te Shqiperise dhe nderkohe ta shnderroje ne qytetin me teknologjik ne Shqiperi me akses ne internet falas.”,-thuhet në reagimin e Bashkisë.
Por, të moshuarit e ato që kalojnë nga Lungomarja, nuk e kanë idenë se për inteligjencën e këtyre stolave, ata mjaftojnë të ulen e të pushojnë aty.
“Ja dhe stoli inteligjent 25 milionësh. Ka një keqkuptim brezash kjo punë. Mua që më duhej wireless mbeta në këmbë”, shkruan gazetarja Eglantina Nikollaj në statusin e saj, në rrjetet sociale, teksa publikon foton e mëposhtme./ I.M-Drtare.net