redi-
Anëtar i Respektuar
Shqipëria është një destinacion i preferuar i të huajve jo vetëm për rivierën e mrekullueshme, por edhe për turizmin malor. Në një reportazh mbi turizmin në fshatin Theth të Dukagjinit, Agjencia e lajmeve Reuters vëren potencialin e këtyre zonave të thepisura, të cilat po kthehen në një pikë të preferuar dhe rekomanduar turistike. Andrej Rapant nga اekia erdhi në Shqipëri për të provuar diçka të re. Ai donte t’i largohej mbipopullimit të Alpeve në zemër të Europës dhe këtu gjeti gjithçka që dëshironte.
Andrej Rapant “Disa vite më parë udhëtova në Alpet në qendër të Europës, por tani nuk na pëlqen më. Atje ka shumë turistë, shumë njerëz. Tani po kërkojmë për diçka të re të freskët e të pastër. Këtu është mëse e natyrshme. Na pëlqen, male të bukura, njerëz të mirë dhe natyrë e mrekullueshme.”
Jana Pachlopnikova, nga اekia thotë se është mahnitur nga panorama e këtyre maleve dhe mikpritja e shqiptarëve
“Po ta krahasoj me Austrinë apo Zvicrën shton ajo mund të them që është një vend më pak turistik, por kjo është gjë e mirë, sepse mund të vish në këto male të pashëtitura dhe të ndihesh mirë me veten dhe natyrën.”
Edhe banorët e kësaj zone më ndihmën e një agjencie gjermane që inkurajojnë turizmin, po i përshtaten më së miri kërkesave të miqve të rinj duke i kthyer shtëpitë e gurit në bujtina të ngrohta e të mobiluara, që mund të akomodojnë turistët. اmimi është 20 euro nata dhe ata kanë mundësinë të provojnë ndër të tjera edhe ushqime të freskëta tradicionale.
Rivitalizimi i turizmit malor është një nga projektet më ambicioze të ndërmarra nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Projekti 40 Hanet ka si qëllim përshtatjen e strukturave të vjetra dhe epike të Shqipërisë në pika akomodimi për turistët duke shfrytëzuar gjithashtu asetet natyrore dhe kulturën e këtyre zonave. Turistët këtu mund të bëjnë shëtitje në bjeshkë dhe prekin nga afër bukuritë natyrore, ujvarat mullinjtë dhe kullat ngujimit, element ky epik i jetesës shqiptare ku gjatë periudhës së gjakmarrjes strehohej gjakësi.
اdo udhëtim malor ka rreziqet e veta, por mundësia për të prekur nga afër natyrën e virgjër, për të gjetur qetësi e çlodhje, por edhe aventurën, eksplorimin dhe të papriturat, bën që një udhëtim turistik në Shqipëri t’ia vlejë më së miri.
Burimi:Klan Tv