Love
βeℓℓe â๓e
Një ditë shumë e bukur sot në Selanik.
Fëmijët e shkollës shqipe morrën në duart e tyre librat e Abetareve dhe Gjuhës Shqipe, dhuruar për ta, nga qytetarë shqiptarë dhe subjekte të ndryshme private.
Fushata që u zhvillua javën e kaluar në rrjetin social Facebook, për grumbullimin e librave të Abetares dhe të Gjuhës Shqipe për fëmijët shqiptarë të shkollave shqipe në Selanik dhe Janica, u finalizua me sukses.
300 libra mbërritën në shkollën e Selanikut dhe mësueset ua shpërndanë ato vogëlushëve dhe nxënësve më të rritur.
Nxënësit ë emocionuar dhe të gëzuar falenderuan në mënyrën e tyre origjinale bashkëmoshatarët e tyre të shkollës "Vatra e dijes" dhe gjithë ata qytetarë që iu përgjigjën thirrjes “Dhuroni një Abetare që fëmijët tanë në vend të huaj të mos e harrojnë gjuhën e nënës!".
Ndihmuan këtë fushatë qytetarë shqiptarë në Shqipëri, por edhe nga SHBA dhe Kanada duke dhënë kontributin e tyre.
Një ndihmë të vecantë dhanë dy shtëpitë botuese “MediaPrint” dhe “Albas”, të cilat ofruan tekstet shkollore, Abetaret dhe librat e Gjuhës Shqipe me cmime të ulëta për qytetarët që dëshironin të ndihmonin, por edhe bazë materiale falas.
Falenderim për kontributin e tyre, agjencive "Benimpeks dhe Ujori", "Mirlind" dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Kjo ngjarje e bukur, gatishmëria dhe bujaria e bashkatdhetarëve tanë, bëri të mundur që në Selanik dhe Janica të vijojë pa probleme edhe një tjetër vit mësimor për përvetësimin sa më të mirë të gjuhës shqipe, në mënyrë që edhe pse të lindur dhe rritur në Greqi, fëmijët ta njohin mirë gjuhën e nënës, historinë dhe kulturën e vendit të tyre.
ballkanweb