Burrel1924
Anëtar i Respektuar
Vështrim/Sali Berisha, ky maratonist i madh
02-07-2009 / OPINION
Të gjithë shqiptarët të cilët ia duan të mirën atdheut dhe kombit, iu gëzuan pa masë fitorës së katërt me radhë të Partisë Demokratike të kryeministrit z. Sali Berisha. Asnjë incident që vlen për t’u veçuar nuk ndodhi gjatë mbajtjes së këtyre zgjedhjeve që është për çdo lavdatë. Ne këto zgjedhje të nivelit kombëtar nuk fitoi vetëm Berisha, por fitoi mbarë bota shqiptare. Kësaj të diele fitoi njeriu që bëri më së shumti për kombin gjatë gjithë historisë me të re kombëtare. Fitoi njeriu i cili më zotësinë e tij të pakrahasueshme në një moment tepër delikat e mori guximin intelektual dhe qytetar për ta rrezuar diktaturën e egër komuniste të Enver Hoxhës. Brenda 20 vitesh, ai bëri mrekullira për kombin e vet. Madhështia e z.Berisha qëndron në forcën maratonike të tij siç thuhet në zhargonin sportiv, moralin dhe dijen që në momentet vendimtare me përkushtim të madh i doli zot Shqipërisë dhe kombit, në kohët e një tranzicioni shumë të vështirë. Ne vitin 1992, ai mundi komunistin e urryer Ramiz Alinë. Ne vitin 1996, mundi neokomunistin Fatos Nano, të cilit shumë iu pa sherri, veçmas në planin politik, sidomos kur ishte në pyetje zgjedhja më e shpejtë e çështjes së Kosovës (takimi shumë i dëmshëm për shqiptarët dhe Kosovën i Nanos me kryekrimenelin e luftës - Millosheviqin në Kretë). Berisha e mundi sërish Nanon në vitin 2005. Dhe tash në vitin 2009, mundi Partinë Socialiste të pareformuar të Edi Ramës.
Pse fitoi Berisha dhe e djathta shqiptare? E para, kryeministri Berisha është me meritori për rrëzimin e diktaturës 50 vjeçare enveriste që ishte mjaft vështirë të bëhet. E dyta, gjatë qeverisjes së tij, Shqipëria arriti të anëtarësohet në NATO që ishte ëndërr e kahmotshme e shqiptarëve. Ardhja e presidentit amerikan Xhorxh Bush në Shqipëri ishte një tjetër arritje e madhe. Presidenti Bush solli në Shqipëri edhe zyrtarizmin e pavarësisë së Kosovës, të pritur për 90 vjet me radhë, që ishte vepra me kapitale për kombin. Natyrisht se edhe kur është fjala te pavarësimi i Kosovës nga Serbia, kontributi i z.Berisha është jashtëzakonisht i madh. Pavarësia e Kosovës nuk erdhi sa ishte Nano në pushtet. Me kujtohet një detaj: Gjatë një vizite të Nanos në Prishtinë, kur pa fije turpi deklaroi para kamerave televizive në takim më presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën se “çështja e Kosovës nuk është çështje formale” si kundëreagim ndaj thënies së presidentit Rugova se “pavarësia është çështje formale”. Garnitura nanoiste gati sa nuk e zhbiu Shqipërinë në vitin 1997 me “revolucionin e vonuar demokratik”. E treta, kryeministri Berisha bëri reforma substanciale gjatë mandatit të tij. Ai i shpalli luftë të hapur krimit të organizuar dhe korrupsionit duke arritur suksese të pamohueshme në këtë drejtim. E katërta, shumë e ngriti mirëqenien e qytetarëve gjatë këtyre viteve, duke rritur shkallën e zhvillimit të ecurive ekonomike. E pesta, e uli shkallën e papunësisë. E gjashta, ndërtimi i magjistralit Morinë-Tiranë-Durrës është një tjetër vepër madhore. Kjo rrugë jo vetëm që bën integrimin ndërrajonal, por e bëri edhe bashkimin kombëtar. Kjo Qeveri kreu edhe shumë punë të tjera gjatë këtij mandati, të cilat nuk janë përmendur me këtë rast. Pra, pas gjithë këtyre arritjeve në secilin plan edhe fitorja e katërt me radhë e kryeministrit Berisha është pritur nga shumica e shqiptarëve. Me fitorën e së dielës të të djathtës karshi të majtës Shqipëria de fakto është pjesë e BE-së. Ky vit edhe ka filluar me fitorët e të djathtës evropiane pjesë e së cilës nga 28 qershori është edhe Shqipëria. Viti 2009 është vit historik për shqiptarët në trojet e tyre etnike. Të gjitha arritjet të cilat i përmendëm më lart janë mrekullirat kombëtare që as në ëndërr nuk kemi mundur t’i paramendojmë se do të realizohen për një kohë kaq të shkurter.