Arfenilla
Themelues i Forumit
Shkrimtari dhe gazetari i njohur italian Roberto Saviano ka shkruar një libër me titullin “Zero, zero, zero”, të cilin do ta promovojë edhe në Tiranë.
Promovimi i librit pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sugurie, kjo për shkak se Saviano ka kohë që ruhet nga elementë të mafias, që e kanë vënë nën shënjestër.
Në këtë libër flitet për trafikimin e lëndëve narkotike.
Saviano jep një përshkrim për mafiat, atë shqiptare, rumune, serbe dhe vendeve të tjera të Ballkanit.
“Serbët. Të saktë, të pamëshirshëm, të përpiktë në tortura.
Broçkulla. Nuk ke parë çeçenët. Kanë disa thika ata, aq të mprehta saqë, sa hap e mbyll sytë, e gjen veten të therur përtokë, të rrëgjakur.
Vetëm se këta janë krejt diletantë para liberianëve.
Ata të shkulin zemrën nga kraharori dhe ta hanë pa të dalë shpirti akoma.” Kjo është një lojë e vjetër sa bota.
Klasifikimi i mizorive, dhjetë popujt më mizorë në botë.
Po shqiptarët? Ata nuk kënaqen vetëm kur të heqin qafe.
Jo, jo, ata pastaj fillojnë e merren edhe me brezat e ardhshëm. I fshijnë të gjithë. Një herë e mirë.
Rumunët ta mbështjellin kokën me qese plastike, të lidhin kyçet e duarve te qafa dhe pastaj lënë kohën që të bëjë punën e saj.
Kroatët të gozhdojnë këmbët dhe nuk mund të bësh gjë tjetër veçse të lutesh që vdekja të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan në librin e tij Saviano./albeu