Titulli: Programe Fitness
Taksirat, na sillni ndonje program qe perdorni vet apo keshilla, shikoj qe ka shum tema por me duken me teper si postime blogjesh te mara borxh per te terhequr vizitoret
Un perdor nje app ne cel si dhe nje program standart, asgje speciale
Kush do e gjen programin ne playstore me emrin: transformohu
Ok daku. Per meshkujt ka 2 menyra se ca do me bo. Ose do te vesh muskuj ose do te humbesh peshe dhe te kesh muskuj ne minimum (si Cheta psh qe ka 90% muskuj dhe 10% dhjam. Po te mos haje per 2 dite vdes).
Kjo qe po te shkruj poshte eshte me heq dhjam dhe eshte intensive. Nqs nuk do ket, mos lexo me poshte.
Si fillim hudh nga penxhera keto programet dhe budalliqet qe shesin robt me bo nai dor lek. Te duhet 1 telefon dhe i pal kufje bluetooth (sepse fijet do te pengojne gjate stervitjes) dhe i pal atlete te mira qe mos te vritet kemba kur te kercesh.
Me ket program mund te hash ca te duash dhe prap ke per tu bo atlet.
- Cohu ne mengjes dhe bej 30 minuta vrap pa honger asigjo dhe me stomakun bosh. Pastaj 15 minuta pesha ose basketboll.
- Ha mengjes ca te dush. Veze, buk te thekur, djath. Ca te doje zemra.
- Ne drek. 30 minuta prap vrap. Pastaj 30 minuta te tjera do besh sprint dhe pesha. Kjo behet kshu. Ja plas sprintit me sa te kesh fuqi dhe sa te merret fryma. Kjo zgjat 2-3 minuta. Qetesou dhe merr fryme. Bej 2 minuta pushim. Merr pesha ose bej boks dhe beji shpejt per5 minuta deri sa te merret fryma. Bej prap pushim dhe pi nai gatorate ose nai gjo me sheqer qe te japi energji. Perserite ket gje per 30 minuta te tjera.
- Ha drek ca te dush.
- Ne darke ha prap ca te dush dhe mos bej stervitje.
Beje ket per 3 muj 7 ditet e javes (2 ore ne dit minimumi) edhe me thuj.
Gjate kesaj kohe do te teket me honger piza, coca cola, akullore, gjona me gaz dhe do te haen dhe te skuqura. Haji sa her te teket. Me kalimin e kohes do i hash me pak sepse do te zvogelohet stomaku nga stervitja. Por prap do i hash por me sasi te vogla (se ndryshe do te bi te fiket).
Ke per te humb gjith dhjamin ne trup.
Nese ke probleme me gjumin naten dhe zgjohesh heret, i bie qe trupi do me shume karboidrate. Kshu qe ha nai buk te thekur me nai byftek ne darke. Kur nuk ke karboidrate trupi nuk prodhon seratonin. Seratotin eshte ajo qe te ve ne gjume. Kije parasysh ket muhabetin e gjumit. Nqs zgjohesh dmth qe po ben shume stervitje dhe nuk ke honger shume karboidrate.
Hajt me te mira.
Ah po degjo edhe ket kengen kur bo stervitje: