Titulli: Poezi e lire
PثSHPثRIS EMRIN TثND,
Edhe qiellit ia tregova emrin tënd,
lehtë -lehtë në pëshpëritje pa u ndjerë,
dhe ai qeshi me dashurinë time,
më quajti të çmendur dhe të mjerë.
Kur hëna u peshua në dritaren time,
unë i pëshpërita lehtë emrin tënd,
ajo më përqeshi ,,më verboi sytë,
më tha : ç'bën mos u çmend..?"
Erës ia dërgova tëndin emër,
dhe i thashë: mbaje brenda mos trego,
kur fryn si e tërbuar në çdo skaj,
mos të lutem,,mos më tradhto.
Yjet i qëndisa radhë-radhë,
ato e kuptuan,,ishte emri jot,
dhe e din ç'më thanë: mos beso shumë..
ndoshta nuk të do..dhe me ty lot.
Në çdo vend ku shihja ,,veç imazhi jot,
dhe thoja me vete : ndoshta jam çmendur,
betohem shpresoja të ish vetëm fantazi,
o ndoshta thjesht veç një ëndërr.
Pëshpërita,,pëshpërita emrin tënd,
s'më dëgjove ,,unë ku ta dija...
prisja natën ,,ditën që më kot,
me forcën e mallit mijra herë vija.
Tek ti,,kur larg ishe nga unë,
dhe nuk dija vallë ku ishe në ç'vend?
pëshpërisja më kot një emër,,
ah,,pëshpërisja emrin tënd..!!