Burime të sigurta njoftojnë se Bordi Drejtues i Federatës Botërore të Peshëngritjes, i mbledhur në Kosice të Sllovakisë, ka vendosur ta gjobisë me 50 mijë dollarë Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.
Edhe pse sinjalizimi i parë ishte për një pezullim disavjecar, plus gjobë, pas diskutimeve dhe argumentave të paraqitura në mbledhjen e bordit drejtues është vendosur që Shtanga shqiptare të dënohet vetëm me 50 mijë dollarë gjobë.
Ndërkohë nuk ndryshon masa ndëshkimore për peshëngritësin Hysen Pulaku, i pezulluar për katër vjet per perdorim dopingu.
/albeu