braziljania
Anëtar i Nderuar
Sipas dikasterit të Shëndetësisë vetëm 40% e foshnjave ushqehen me qumështin e gjirit
Eglantina Bardhi
Wed, 06 Aug 2008 10:25:00
gazeta shekulli
Gjoks me formë të bukur dhe larg deformimeve. ثshtë çështje estetike, që nënat e reja sakrifikojnë foshnjet e tyre për t’i mbajtur larg ushqyerjes me qumështin e gjirit. Në fakt, ky është ndër shkaqet kryesore që foshnjet po ushqehen gjithnjë e më pak me produktin më natyral dhe të dobishëm për ta, por jo shkaku i vetëm. Problematikën e nivelit të ulët të ushqyerjes ekskluzive me gji e ngre vetë dikasteri i Shëndetësisë, duke theksuar se foshnjet kanë shumë mangësi dhe përdorimi i formulës foshnjore tepër i ulët. Ndërsa drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu shpjegoi disa nga arsyet e këtij fenomeni dhe theksoi se prioritet i maternitetit që drejton është nxitja e nënave që të ushqejnë fëmijët me qumështin e gjirit. Ndërkohë, mjeket pediatre shpjegojnë se deri në çfarë moshe është e këshillueshme që foshnjet të ushqehen me gjirin e nënës së tyre dhe sa e rëndësishme është kjo.
Ushqyerja
Duhet të ushqehen me qumështin e gjirit të nënës të paktën deri kur të mbushin 1 vit, por jo të gjitha bebet e kanë këtë shans, sepse në vend të këtij produkti të pazëvendësueshëm, ushqehen me qumështin e pakontrolluar të lopës duke favorizuar
kequshqyerjen dhe aneminë. Alarmin e jep dikasteri i Shëndetësisë, sipas të cilit, treguesi i ushqyerjes ekskluzive me gji (ushqim vetëm me qumësht gjiri, jo ujë, jo lëngje të tjera) në muajin e katërt është 40%. Por foshnjet nuk arrijnë të marrin as formulat. Përdorimi i formulës foshnjore e cila mbetet e ulët dhe është (15%) e fëmijëve 0-1 vjeç. “Kryesisht, kjo vjen për shkak të kostos së lartë të tyre për buxhetin e familjeve shqiptare dhe traditës së ushqyerjes me qumësht lope”,- pohojnë specialistët e Shëndetësisë.
Shkaqet
Mendojnë se gjoksi i tyre nuk do të jetë i bukur dhe do të pësojë dëmtime nëse foshnja e tyre ushqehet gjatë me qumësht, por në fakt nuk është aspak kështu. Kështu mendon drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, e cila thekson se faktori estetik i shtyn disa nga nënat të mos ushqejnë fëmijët me qumështin e gjirit. “Politika kryesore që ndjekim me nënat që paraqiten në maternitet, është që ato të ushqejnë foshnjet e tyre me qumështin e gjirit. Ka disa faktorë që shumë prej foshnjeve nuk ushqehen me këtë produkt, por mendoj se edhe faktori estetik për të cilin nënat, sidomos ato në moshë të re, luftojnë ta mbajnë gjoksin e tyre në formë, ndikon shumë”,- shpjegon Rubena Moisiu. Megjithatë, ajo siguroi se kjo mani e nënave është e kotë pasi gjoksi i tyre nuk pëson asgjë nëse foshnja ushqehet me qumësht. Sipas saj, gjoksi është i ndërtuar në mënyrë të atillë që merr forma të zmadhuara dhe të zvogëluara, në varësi të situatës dhe ushqyerja e foshnjes nuk do të dëmtojë aspak estetikën e gjoksit. Ndërkohë ajo shpjegon se faktorë të tjerë janë edhe problemet që mund t’u lindin nënave, duke mos patur qumësht për fëmijët. Por kjo pasohet edhe me faktorin “kohë” që kanë nënat, pasi shumë prej tyre punojnë dhe nuk kanë mundësi të ushqejnë foshnjet. Megjithatë Moisiu nuk përjashton edhe publicitetin e tepërt që i bëhet ndonjëherë ushqimeve për foshnja, duke joshur nënat pas tyre.