Titulli: Paaftësia e Ateizmit për të Shpjeguar Moralin
Cili eshte arsyetimi per te thene qe moralin e regullon feja (apo jo) se nuk e mora vesh?
Nga Morali i Muhamedit a.s
Rexhep Ziberi
Vetë emërtimi paraqet respekt dhe dashuri. Emri “Muhammed” s.a.v.s ka domethënien e falënderimit dhe lavdërimit, është i lavdëruar tek Allahu f.p, te Melekët e tij dhe te të gjithë besimtarët e besimit Islam. Për më tepër ai është i dërguar
mëshirë për mbarë njerëzinë dhe është i vlerësuar në atë pozitë siç e vlerësoi vetveten duke thënë: “Ditën e gjykimit do të jem zotëria i gjithë njerëzve dhe këtë nuk e them për krenari, unë do të jem i pari që do ti hapet varri, i pari që ndërmjetëson dhe i pari që përfiton nga ndërmjetësimi. Ai gjithashtu tha :
”Me të vërtetë jam i dërguar për ti plotësuar virtytet e moralit të mirë.”
Nga veçoritë më të lavdishme të Muhamedit a.s është dhuntia morale, të cilën Kur’ani famëlartë e përshkruan në shkallën më të lartë:
“Vërtetë ti je në një shkallë të lartë të moralit.” El Kalem 4
“Ju e kishit shembullin më të lartë (mrekullueshëm) në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin (mëshirën) e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun” Ahzabë-21
Këto janë vlera të veçanta me të cilat e ka stolisur Allahu f.p
mësuesin e njerëzisë Muhamedin A.s. Nëse shikojmë vlerat e tij, gjejmë se ato janë nga më të ndritshmet në mesin e gjithë asaj që posedon njerëzia. Muhamedi a.s thoshte:
“Më i miri nga ju është ai që posedon vlera morale, e unë për këto jam më i miri”.
Ai ishte shembulli më i përkryer për të gjitha vetitë e mira.
Ai ishte më i devotshmi, më i miri, më i sinqerti, më besniku, më bujari, më i mëshirshmi. Shokët e tij e përshkruanin me fjalët më të mira si nga vlerat morale ashtu edhe nga cilësitë personale të tij.
Buhariu në Sahihun e tij transmeton nga Abdullah bin Amri, i cili thotë se në lidhje me cilësitë e Pejgamberit a.s në Teurat ka qenë e shkruar: “Muhamedi është rob dhe i dërguari im, atë e kam quajtur Mutevekkil, nuk është i rreptë dhe i vrazhdë, e as zhurmëtar në treg, të keqen nuk e kthen me të keqe.
Ai fal dhe është zemërgjerë. Ai nuk do të vdes para se të udhëzoj popujt e devijuar, derisa të thonë La ILahe IL-LaLLah. Me Muhamedin do të hapen sytë e verbër, do të dëgjojnë veshët e shurdhër dhe do të shpëtojnë zemrat e ngulfatura”.
Të gjitha këto ai i vërtetoi edhe në praktikë.
Ai i solli njerëzisë të gjitha të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër. Nuk ka dyshim se ishte më i dobishmi i gjithë njerëzve.
Dallohej për ato që thoshte. Kishte aftësinë e shprehjes së mendimit më të gjatë me fjalët më të shkurtra. Atë që e thoshte, e përsëriste që të kuptohej më mire dhe nuk linte gjë pa sqaruar.
Ai Tha:“Kush beson Allahun dhe ditën e fundit le të thotë fjalë të mira ose të heshtë”.
Përsosmëria morale e Muhamedit a.s nuk mund të përshkruhet me fjalë, më madhështore në krejt këtë është ajo se ai është kualitet i lindur, spontan dhe i frymëzuar. Ai për vetveten tha:
”Mua më edukoi Zoti im dhe Ai e zbukuroi edukatën time.”
E pyetën Aishen r.a “Si ka qenë morali i Pejgamberit a.s? Ajo tha:
“Lexoni Kuranin f.l fillim e mbarim, çfarëdo që të shihni brenda tij, ai ka qenë Muhamedi a.s”.
Për nga edukata Muhamedi as ishte i butë ishte i mëshirshëm ishte i drejtë si në vepër ashtu edhe në fjalë, ishte i matur në fjalë nuk fliste pa nevojë, nuk lakmonte këtë botë dhe atë që është në duart e njerëzve.
Mëshira për Muhamedin a.s është thelbi i jetës së tij, drejtësia për të është ligj ndërsa sjellja e mirë është pjesë e besimit.
Sipas tij, mëshirën që bëhet ndaj të tjerëve Allahu f.p e llogarit sikurse bamirësi e cila i drejtohet personalisht Atij, mu për këtë Pejgamberi a.s thotë: “Në ditën e gjykimit Allahu f.p do të thotë- o njeri isha i sëmurë e ti nuk më vizitove. Njeriu do të pyes: O Zot si të të vizitoj kur Ti je sundues i botërave? Allahu do të përgjigjet: A nuk e dite se ai dhe ai ishin të sëmurë e ti nuk i vizitove a nuk e dije se sikur ta vizitoje do të më gjeje Mua atje...”
Mëshira e Muhamedit a.s përfshinte çdo gjallesë të rruzullit. Mëshira dhe butësia te Muhamedi a.s është esencë e jetës dhe zbukurim i saj.
Se Ai ka qenë shumë i drejtë, është pasqyruar edhe në faktin se asnjëherë nuk është tërhequr nga hulumtimi i të vërtetës. Drejtësia dhe morali i tij u ka ardhur njerëzve si një lehtësim dhe shpëtim për ta. Tek ai të gjithë kanë qenë të barabartë para ligjit për tu gjykuar. Ka qenë më dorëdhënësi nga të gjithë njerëzit, ka qenë tolerant dhe ka anuar gjithnjë për falje, shumë lartë e ka çmuar amanetin, ishte modest dhe shumë i kujdesshëm. Allahu f.p e ka edukuar me një edukatë shembullore dhe e ka udhëzuar në parime të shkëlqyeshme morale.
Nuk lakmonte as këtë botë e as atë që është në duart e njerëzve:
Ai tha: “Mos lakmo në këtë botë, që të të dojë Allahu dhe mos lakmo atë që është në duart e njerëzve që të të duan ata”. A ka njeri në historinë njerëzore që posedon këto virtyte fenomenale?
Besimi dhe morali
Besimi, morali, dhe sjellja e mirë janë ngushtë të lidhura njëra me tjetrën dhe kanë disa pika të përbashkëta njëra me tjetrën:
- I është përmendur Pejgamberit a.s se një grua agjëron shumë, falet dhe ndan sadaka, përpos që ka një mangësi edhe atë, se i shqetëson dhe u bën dëm fqinjëve të saj, Pejgamberi a.s tha: “Ajo do të jetë banor i xhehenemit.” Gjithashtu i është thënë se është një grua e cila nuk falet shumë, as që agjëron shumë dhe as që ndan sadaka shumë, mirëpo asnjëherë nuk i shqetëson fqinjët e saj. Pejgamberi a.s tha: “Ajo do të jetë banorë i xhenetit.”
Omer bin El Hatabi r.a ka thënë: “Nëse nuk ndodhen tre cilësi te personi, atij nuk i bën dobi besimi ose nuk e ndjen shijen e tij: durimi me të cilin përballon paditurinë e injorantëve, frika që e ruan të mos bjer në gjëra të ndaluara dhe morali me të cilin sillet me njerëzit”.
- Muhamedi a.s sqaroi se punët e mira, bamirësia dhe morali, që të gjitha bëjnë pjesë në përkufizimin e sadakas. Ai tha: اdo përshëndetje në mes njerëzve është sadaka, të pajtosh dy veta është sadaka, ti ndihmosh dikujt të hipë mbi kafshë ose t’ia ngarkosh valixhet është sadaka, fjala e mirë është sadaka, çdo hap që shkon për të fal namaz është sadaka, të largosh një mbeturinë nga rruga është sadaka.”
Ali bin Ebu Talib r.a ka thënë: Kush i zotëron këto katër virtyte, Allahu do t’ia kthej punët e këqija në të mira ato janë: sinqeriteti, turpi, mirënjohja dhe morali i mirë”.
- Përkundër kësaj Muhamedi a.s na mësoi se edukata e keqe dhe karakteri i prishur i asgjësojnë veprat e mira. Muhamedi a.s tha: “I humbur është ai i cili do të vjen në ditën gjykimit me namaz, me zeqat, me agjërim, mirëpo në ndërkohë e ka sharë atë, e ka mallkuar atë, ia ka marrë pasurinë atij, ia ka uzurpuar pasurin atij e ka rrahur atë, dhe si shpagim i llogarive do ti jepet të dëmtuarit nga veprat e mira të këtij e nëse i mbarojnë veprat e mira merren gjynahet e të dëmtuarve dhe i ngarkohen këtij, mandej do të hidhet në zjarr.”
Ibni Abbasi r.a ka thënë: “ Morali i mirë i shkrin mëkatet, sikurse dielli që e shkrin akullin. Ndërsa morali i keq i prish punët sikurse uthulla që e prish mjaltin”.
Hasan El Basriu ka thënë: “Kush e ka moralin e keq e torturon vetveten. Kujt i shtohet pasuria i shtohen mëkatet. Kush flet shumë bën shumë gabime”.
Virtyti dhe morali i mirë
Uabisa bin Mabedi tregon: Shkova tek i Dërguari i Allahut a.s dhe më tha: “Ke ardhur të më pyesësh se ç’është virtyti”? Po i thashë unë, atëherë ai më tha: “Pyete zemrën tënde! Virtyti është ai me të cilin ndërgjegjja jote është e kënaqur, ndërsa mëkati është ai që ta turbullon shpirtin dhe rrotullohet (ngacmon) në kraharor, edhe nëse njerëzit të thonë të kundërtën.”
Bazuar në hadithet e Pejgamberit a.s, me shprehjen moral i mirë, sipas botëkuptimit Islam nënkuptohet çdo vepër e mirë, si fytyra e qeshur, mos lëndimi i të tjerëve, të jesh i drejtë marrëdhëniet me njerëzit, të jesh i butë në debate e diskutime të jesh i drejtë kur gjykon, të jesh bamirës edhe në fshehtësi, tu japësh përparësi të tjerëve edhe kur je i varfër, të bësh shoqëri të mirë, të durosh lëndimet e të tjerëve, të kryesh të gjitha detyrimet, t’iu largohesh të gjitha gjërave të ndaluara etj.
Ndërsa fjala virtyt, nënkupton çdo gjë që e ka kërkuar sheriati Islam në formë detyrimi ose që e ka konsideruar të pëlqyeshme, prandaj në antitezë me virtytin është vënë mëkati i cili përbën çdo gjë të ndaluar nga ky Sheriat.
Othmani r.a thotë: ”Katër gjëra nga jashtë janë virtyt, kurse nga brenda janë detyrim:
1. Shoqërimi me njerëz të urtë është virtyt, kurse qëndrimi pranë tyre është detyrim;
2. Leximi i Kuranit është virtyt, ndërsa veprimi sipas tij është detyrim;
3. Vizita e varrezave është virtyt, ndërsa përgatitja për të është detyrim;
4. Vizita e të sëmurit është virtyt, ndërsa për ta marrë këshillën nga ai është detyrim.
Disa njerëz të mençur mbi moralin kanë thënë:
Shtatë veti janë pjesë e moralit të besimtarit:
- Të ulesh me të varfrit
- Të pyesësh dijetarët
- Të qëndrosh me njerëzit e urtë
- Të qëndrosh pran të devotshmëve
- Tu largohesh njerëzve të këqij
- Të jesh i vazhdueshëm në kryerjen e adhurimeve
- Të zotërosh sjellje fisnike
Hadithe mbi moralin
Morali i sinqertë para dhe pas së gjithave do të thotë bujari morale dhe sjellje shembullore me njerëzit, në këtë kuptim radhisim disa Hadithe të Muhamedit a.s që kanë të bëjnë me moralin e mirë:
“Allahu është bujar dhe i do sjelljet fisnike.”
“Në ditën e gjykimit asgjë nuk do të rëndoj më tepër në peshoren e besimtarit se sa morali i mirë”
“Bamirësia është nga morali i mirë”
“Besimtarë më të përkryer janë ata që kanë moral të mirë”
“Më i dashuri prej jush tek unë dhe më afër meje në ditën e gjykimit do të jenë në ata kanë moral të mirë”
“Besimtari më moral të mirë arrin në shkallë të atij që agjëron dhe falet (nafile).”
“A doni t’ju lajmëroj kush nuk do të hyjë në zjarr (xhehenem)?…ç’do kush që është i qetë, i butë dhe i edukuar.”
“Ju asnjëherë nuk do ti kënaqni njerëzit me pasurit tuaja, por do ti kënaqni me fytyrë të gëzuar dhe moral të bukur”.
“Morali i bukur i përfiton të mirat e kësaj dhe asaj bote.”
Sa flet vetëm ky hadith i fundit?! Fjala e bukur dhe sjellja bujare e shtinë njeriun në pozita më të mëdha tek Allahu f.p dhe te njerëzit.
Kjo është madhëria e moralit te Muhamedi a.s, të bëhesh zotëri i sjelljeve tua. Emri yt në veshët e njerëzve të tingëllojë si thirrje për ndihmë. Muhamedi a.s realizoi përsosmëri të atillë morale pas së cilës nuk kemi se ç’të dëshirojmë!
Mirëpo krahas me këtë ai gjithmonë i drejtohej Allahut f.p me këtë lutje:
“O Zot, zbukuroje moralin tim edhe më tepër!”
Kush dëshiron ta përsos moralin e vet le të marr shembull nga morali i Muhamedit a.s i cili para pesëmbëdhjetë shekujsh e pasuroi njerëzimin me cilësitë më të larta të moralit.
(Autori është kryetar i Shoqatës ILMIJE të BFI-së)
zhurnal/mk/
Hajduti , ky eshte nje nga shkrimet dhe mesimet qe , une si nje besimtar Islam edukohem , marr edukate dhe e persose moralin tim p.sh . mund ta kuptosh kete arsye apo ta pranosh si arsye kete shkrime ?
Vetem nese i shikon keto thesare te Mesuesit Shpirteror Muhamedit a.s , mund ta kuptosh , se njeriu edukaten e larte , moralin e bukur mund ta beje vetem athere nese udhezohet nga keshillat dhe rekomandimet e Muhamedit a.s . Dhe sic e dime keto thesare nuk jane vetem teorike dhe te thata , sepse nje besimtar musliman , per te qene deri sa ti viej vdekja ne keto parime Islame , Zoti ka caktuar kushte te edukimit te shpirtit , dhe te lidhjes se shpirtit me Zotin . Keto kushte jane Namazi ditore , Ramzani si kusht vjetor , pastaj Haxhi etj etj . P.sh., nese njeriut i mungon Namazi , Ramazani dhe obligimet e caktuara te tjera , do ti mungojn edhe ato thesare te shenuara me larte , do ti mungoj Kurani si Kushtetute - Ligje i Zotit per veprat e tij ne jeten e perditeshme . Dhe pse njerezit sot ne bote nuk kane moral , e sidomos njerezit intelektual e te shkolluar , eshte faktori Fe !
Nuk e di une se kush mund te jete mesues me i mire i moralit , sesa nje i Derguar i Zotit tek njerezit .