Në New York, restoranti i parë i heshtur

Arfenilla

Themelues i Forumit

silence-restaurant_829207.jpg


Të flasësh me gojën plot ushqim, dihet, është mungesë edukate, por që në tavolinë të mos komunikosh fare me njeriun që ke përballë, kjo po që është e re! E megjithatë, në SHBA, restoranti ku e folura është kategorikisht e ndaluar, po popullohet gjithnjë e më shumë Po kthehet thuajse në një tendencë; të hamë darkë pa folur. Ideja i ka ardhur Nicola Nauman, pronares së restorantit të parë të këtij lloji në Brooklin. Qëllimi është që të shijosh deri në detaje pjatat, aq sa të mos të të shpërqendrojë vëmendjen biseda. Nauman ka treguar se është frymëzuar nga budizmi dhe nga praktikat e murgjve që hanin në heshtje. Duket kontradiktore që në atë qytet me jetë frenetike të funksionojë kjo gjë, e megjithatë po ka sukses, transmeton Panorama. Edhe për të treguar cilën nga pjatat biologjike të menysë do të zgjedhësh, duhet ta bësh në heshtje. Restoranti ka edhe faqe në “Facebook”, ku mund të lexoni kushtet e plota. Provojeni një herë në shtëpi! express
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

ne revisten " kulla e rojes " deshmon qarte se ne tavoline duhet te ulen te kater( edhe me shume ) anetaret e familjes.
Nis biseda e cila ka per synim te shtrohen ato probleme apo interesa qe mund te gjejne mbeshtetje dhe zgjidhje dhe kjo perben "bazen e shendoshe emocionale te familjes".eshte e bukur te dish qe dreka te mbledh ne sofer dhe ti te thyesh heshtjen me lezetin e luges ne goje.
SPO THEMI TE HAME AKULLORE !!!
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

hmmmmmmmm hmmmmmmm hmmm hmmmm hmmmm hmmmm hmmmmmmmm hmmmmm



Kjo ishte një porosi në ketë restorant, pa folur kuptohet :D
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

Interesante..!
Do me pelqente te shijoja i darke te tille ,.:)
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

kam pershtypjen qe sdo ishte aspak e kendshme...
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

Ja vlen nje gje e tille,kur vehet ne restorant vehet per te ngrene dhe shijuar,asnjehere per tu ngopur,ndryshe nga vendet e tjera ne shqiptaret e kemi zakon te dukemi pak,duke qeshur me te madhe,duke nxjerr ne tavoline cfare na mbajne xhepat deri tek ndonje dado apo bullon te ngelur ne xhep nga rrobat e punes lol
Shijimi i ushqimit te ben te rikthehesh perseri ne ate vend nese ngel i kenaqur jo vtm nga ushqimi po nga shume komponente te tjere qe perben tamem fjalen restorant
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

Interesante..!
Do me pelqente te shijoja i darke te tille ,.:)
Dhe mua po sidomos kur je me njerz se flasin e nuk din cfar thon. shum her e du qetsin ne max..
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

Mua me pelqenka si ide por do ishte torture per mua te kaloj ore duke mos folur, Lol... Gjthss partnerit tim do i binin veshet rehat per pak kohe gjthsesi... :D...

p.s. ishte shaka komenti me lart mos i merrni sh seriozisht cdo gje :p
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

Mua me pelqen te ha ne heshtje, te mbaroj ushqimin dhe pastaj mund te bisedojme per gjithecka...sepse ndodhe qe nje fjale e pa vend, apo nje informate e panevojshme te me prej buken...
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

Po pse i bie m'qaf njerzve kot mi goc...pse i akuzon kot. Askush s'flet sot duke ngrene. Te gjith me telefona ne dore rrine! :p

20121015@13428.jpg
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

ne revisten " kulla e rojes " deshmon qarte se ne tavoline duhet te ulen te kater( edhe me shume ) anetaret e familjes.
Nis biseda e cila ka per synim te shtrohen ato probleme apo interesa qe mund te gjejne mbeshtetje dhe zgjidhje dhe kjo perben "bazen e shendoshe emocionale te familjes".eshte e bukur te dish qe dreka te mbledh ne sofer dhe ti te thyesh heshtjen me lezetin e luges ne goje.
SPO THEMI TE HAME AKULLORE !!!

Clidhje ka kulla e rojes me kte qe flitet me siper ???nejse , dhe tme lusin nuk do ha kurr aty , s'hahet buk e spihet pa fol .
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

Idjotesia me e madhe qe kam lexu!
besoj dhe porosia jepet me shenja!:stres:
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

Mire kur je vetem dhe do s'do do rrish ne heshtje. Po te jesh ne shoqeri e vec te shikosh pjaten mqs
nuk lejohet te flasesh ca do besh do ulesh koken aty, se une te shikoja personin perball do beja ndonje
gje dhe vec pa fol s'do me rrihej. Lol.
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

Aaa sa mire, sidomos te jesh aty afer rruges te grindesh me dike, edhe i thua ikim ne ket restorant, edhe mbyllni gojat sa te ike zemerimi :p
 
Titulli: Në New York, restoranti i parë i heshtur

Idjotesia me e madhe qe kam lexu!
besoj dhe porosia jepet me shenja!:stres:

E shkruan klienti ne leter porosine CHEF! Ne disa restorante ekziston kjo forme e "dhenies" se porosise.

Te shikohesh ne sy duke ngrene... duhet provuar kjo!
 
Njeri ne restorant nuk shko se po vdes per buke, pra flet, qesh edhe grindet me raste 😆
Restorant te heshtur sdo ikja kurre, te rrine te heshtur te zotet e tij.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top