Kresha
A pretty face can never trick me
Benjamin Keldani
Në këtë artikull mund të diskutojmë tani për “Parakletin” e famshëm të Ungjillit të Katërt. Jezu Krishti, sikurse Gjon Pagëzori, lajmëroi ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë, ftoi njerëzit në pendesë dhe i pagëzoi ata për shlyerjen e mëkateve të tyre. Ai e përmbushi me nder misionin e tij dhe e përcolli me besnikëri mesazhin e Perëndisë tek populli i Izraelit. Ai vetë nuk ishte themeluesi i Mbretërisë së Perëndisë, por vetëm lajmëtari i saj dhe kjo është arsyeja, për të cilën ai nuk shkroi asgjë dhe nuk autorizoi askënd që të shkruante Ungjillin e Shenjtë që e kishte të skalitur në mendjen e tij. Ai shpalli për ndjekësit e tij Ungjillin që donte të thoshte “lajm i mirë” në lidhje me “Mbretërinë e Perëndisë” dhe “Pereiklitos”-in, por këtë nuk e bëri me shkrim, por në biseda gojore dhe në ligjërata të hapura. Këto ligjërata të hapura dhe shembëlltyra u përcollën më tej nga ata që i kishin dëgjuar ato për tek ata që nuk i kishin dëgjuar. Shumë kohë më vonë, thëniet dhe mësimet e Mësuesit u përmblodhën edhe në shkrime. Jezusi nuk ishte më Rabbi, por Logos – Fjalë Hyjnore; nuk ishte më Pararendës i Parakletit, por Zoti dhe Eprori i tij. Fjalët e tij të pastra e të vërteta u tjetërsuan e u përzien me mite dhe legjenda. Për njëfarë kohe, ai u prit nga çasti në çast që të zbresë nga retë me ushtritë e engjëjve. Mirëpo apostujt ndërruan jetë të gjithë dhe ardhja e Jezu Krishtit u shty. Personi dhe doktrina e tij nxitën lindjen dhe rritjen e një numri të madh spekulimesh fetare e filozofike. Sektet ndoqën njëri-tjetrin. Ungjijtë dhe Letrat nën emra e tituj të ndryshëm u shfaqën në shumë qendra dhe një numër i madh studiuesish e apologjetësh të krishterë luftuan e kritikuan teoritë e njëri-tjetrit. Nëse do të kishte qenë shkruar ndonjë Ungjill gjatë kohës së Jezusit, apo qoftë edhe një libër i autorizuar nga “Shkolla” e Apostujve, mësimet e Profetit të Nazaretit do të kishin ruajtur pastërtinë dhe tërësinë e tyre deri në shfaqjen e Periklitit – Ahmedit. Mirëpo nuk ndodhi kështu. اdo shkrues bëri të vetën një pikëpamje të ndryshme për Mësuesin e fesë së vet dhe e përshkroi atë në librin e tij – që e quajti Ungjill apo Letër – sipas përfytyrimit të vet. Fluturimi i lartë i mendimit në lidhje me Fjalën, profecia për Periklitin, bisedat e pashpjegueshme të Jezusit mbi mishin dhe gjakun e vet dhe një radhë mrekullish, ngjarjesh e thëniesh të regjistruara në Ungjillin e Katërt ishin të panjohura për Sinoptikët dhe, si pasojë, mbetën të panjohura edhe për shumicën e të krishterëve që nuk i kishin parë këto tekste për dy shekuj.
Edhe Ungjilli i Katërt, si çdo libër tjetër i Dhjatës së Re, u shkrua në greqisht dhe jo në aramaisht, e cila ishte gjuha amtare e Jezusit dhe e dishepujve të tij. Për pasojë, na duhet përsëri të përballemi me të njëjtat vështirësi që patëm kur diskutuam për “Eudokia”-n e Shën Lukës[1] dhe pikërisht: çfarë fjale apo emri përdori Jezusi në gjuhën e tij të nënës për të shprehur atë që në Ungjillin e Katërt është përkthyer “Parakleti” dhe që është kthyer në “ngushëllues” në të gjithë versionet e Ungjillit?
Përpara se të diskutojmë etimologjinë dhe kuptimin e vërtetë të kësaj forme joklasike apo, më saktë, të shtrembëruar të Parakletit, është e nevojshme të bëjmë një vëzhgim të shkurtër mbi një tipar të veçantë të Ungjillit të Shën Gjonit. Autorësia dhe autenticiteti i këtij Ungjilli janë çështje, të cilat lidhen me Kriticizmin e Lartë Biblik, por është e pamundur të besohet se Apostulli mund ta ketë shkruar këtë libër ashtu siç e kemi në duar ne, në formën dhe përmbajtjen e sotme. Autori, qoftë ky Johannan-i (Gjoni), Zebedeu apo dikush tjetër me këtë emër, duket të jetë i familjarizuar me doktrinën e dijetarit dhe filozofit të njohur çifut, Filonit, në lidhje me Logosin (Fjalën). Dihet mirë se pushtimi i Palestinës dhe themelimi i Aleksandrisë nga Aleksandri i Madh hapi, për herë të parë, një epokë të re për kulturën dhe qytetërimin. Pikërisht atëherë dishepujt e Moisiut u takuan me ata të Epikurit dhe ndodhi ndikimi i fuqishëm i doktrinës shpirtërore të Biblës në materializmin e paganizmit grek. Arti dhe filozofia greke filloi të admirohet dhe të studiohet nga dijetarët çifutë të ligjit si në Palestinë, ashtu edhe në Egjipt, ku ata kishin një bashkësi shumë të madhe. Hyrja e mendimit grek dhe e belle-lettres në shkollat judaike alarmoi priftërinjtë dhe njerëzit e mësuar të tyre. Në të vërtetë, hebraishtja po lihej kaq shumë pas dore, saqë Shkrimet në sinagogat e Aleksandrisë lexoheshin në versionin e Septuagintës. Ky pushtim nga një dituri e huaj i nxiti, megjithatë, çifutët që ta studiojnë më mirë ligjin e tyre dhe ta mbrojnë atë kundër këtij shpirti të ri ogurzi. Ata u përpoqën të gjejnë një mënyrë të re për interpretimin e Biblës që të kenë mundësinë e një qasjeje dhe pajtimi të të vërtetave biblike me mendimin helenik, pasi u vu re se mënyra e tyre e vjetër e interpretimit të fjalëpërfjalshëm të ligjit nuk funksiononte dhe ishte tepër e dobët për t’i qëndruar arsyetimit të hollë të Platonit dhe Aristotelit. Në të njëjtën kohë, veprimtaritë e fuqishme të çifutëve dhe përkushtimi i tyre i thellë në fenë e vet nxitën shpesh smirën dhe urrejtjen e grekëve. Po në kohën e sundimit të Aleksandrit të Madh, një prift egjiptas, Manetho, kishte shkruar shpifje e sharje kundër Judaizmit. Edhe nën sundimin e Tiberiusit, oratori i madh Apioni kishte ringjallur dhe helmatisur edhe më tepër fyerjet e Manethos. Kështu, kjo letërsi helmoi edhe njerëzit që, kohë më vonë, përndoqën egërsisht besimtarët në Perëndinë Një dhe të Vetëm.
Mënyra e re për interpretimin e Shkrimeve u zbulua dhe u vu në zbatim. Bëhej fjalë për një Interpretim Alegorik të çdo ligji, udhëzimi moral, të çdo rrëfimi e, madje, edhe të emrave të personazheve të mëdhenj, të cilët u tha se mbartnin në vetvete ide të fshehta që, nëpërmjet këtij interpretimi, duhej të dilnin në dritë. Ky Interpretim Alegorik përvetësoi shpejt vendin e vetë Biblës dhe u shndërrua në një ambalazh që mbështillte brenda vetes një sistem filozofik fetar.
Njeriu më i fuqishëm që personifikonte këtë shkencë ishte Filoni, që lindi në një familje të pasur judaike në Aleksandri, në vitin 25 p.e.s.. Duke qenë i njohur më së miri me filozofinë e Platonit, ai shkroi punimet e tij alegorike në një stil të pastër e harmonik grek. Ai besonte se doktrinat e Zbulesës mund të përputheshin me diturinë dhe urtësinë më të lartë njerëzore. Ato që e vunë më së shumti në punë mendjen e tij ishin çështjet e marrdhënies së Zotit, të Shpirit të pastër, me qeniet tokësore. Sipas teorisë së “Ideve” të Platonit, ai shpiku një radhë idesh të ndërmjetme, që i quajti “burimet e Hyjnisë”, të cilat ai i shndërroi në kënde që bashkojnë Perëndinë dhe botën. Lënda themelore e këtyre ideve, Logosi (Fjala), përbënte urtësinë më të lartë të krijuar në botë dhe shprehjen më të epërme të veprimit Providencial.
Shkolla e Aleksandrisë u ndoq nga triumfi i Judaizmit mbi Paganizmin, “por”, sikurse vëren me të drejtë Rabini i Madh Paul Haguenauer në librin e tij interesant “Manuel de Littérature Juive” (f. 24), “mais d’elle surgirent plus tard, des systèmes nuisibles ل l’hébraïsme”[2], sisteme vërtet të dëmshme jo vetëm për Judaizmin, por edhe për Krishterimin.
Origjina e doktrinës së Logosit duhet gjurmuar në teologjinë e Filonit dhe Apostulli Gjon – apo autori i Ungjillit të Katërt, kushdo qoftë ai – vetëm sa e dogmatizoi teorinë e “ideve” që kishte buruar së pari nga truri i artë i Platonit. Sikurse u vërejt në artikullin e parë të kësaj serie, Fjala Hyjnore do të thotë Fjala e Perëndisë dhe jo Fjala Perëndi. Fjala është cilësi e një qenieje të arsyeshme, i përket çdo folësi, por nuk është vetë qenia e arsyeshme apo folësi. Fjala Hyjnore nuk është e përjetshme, ka një origjinë, një fillim; ajo nuk ka ekzistuar përpara fillimit, përveçse potencialisht. Fjala nuk është thelbi. Substancializimi i një cilësie çfarëdo përbën një gabim serioz. Nëse lejohet të thuhet “Perëndia Fjalë”, përse është e ndaluar të thuhet Perëndia Mëshirë, Perëndia Dashuri, Perëndia Hakmarrje, Perëndia Jetë, Perëndia Fuqi e kështu me radhë? Unë mund ta kuptoj fare mirë dhe ta pranoj cilësimin e Jezusit si “Shpirti Hyjnor” (“Rūhu’ll-Llah”), të Moisiut si “Fjala Hyjnore” (“Kelamu’ll-Llah”), të Muhamedit si “Apostulli Hyjnor” (Resūlu’ll-Llah”), përkatësisht në kuptimet Shpirti i Perëndisë, Fjala e Perëndisë dhe Apostulli i Perëndisë, por nuk mundem kurrësesi të kuptoj, as të pranoj se Shpirti, Fjala apo Apostulli është një Person Hyjnor me natyrë të dyfishtë, hyjnore e njerëzore.
Tani do të vijojmë me nxjerrjen në shesh dhe përgënjeshtrimin e gabimit të krishterë mbi Parakletin. Në këtë artikull do të përpiqem të provoj se Parakleti nuk është Fryma e Shenjtë, sikurse besojnë të krishterët, dhe nuk ka aspak kuptimin “ngushellues” apo “ndërmjetës”, ndërsa në artikullin që pason, në dashtë Perëndia, do të bëj të qartë se nuk kemi të bëjmë me fjalën “Paraklet”, por “Periklit”, që do të thotë saktësisht “Ahmed” në kuptimin “më i Shquari, i Lëvudari dhe i Famshmi”.
Fragment i shkëputur nga libri i Benjamin Keldanit, "Muhamedi në Bibël", (Botime Erasmus, 2004)
“PARAKLETI” NUK ثSHTث
FRYMA E SHENJTث