![Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend](https://cdnimpuls.com/o.anabel.al/media3/-785-0-5fcf2d07a8c5a.jpg)
Prej pak ditësh, një nga diskutimet më të zjarrja në rrjete sociale lidhet me shfaqjen e disa monoliteve në vende të ndryshme të botës.Monoliti – një strukturë e vetme, e pandarë dhe e madhe, që përbën një masë të vetme, zakonisht prej guri – u shfaq për herë të parë në një pyll në Rumani.
Shiko fotografinë 1909482
Më pas, struktura prej argjendti u shfaq në Utah muajin e kaluar dhe u hoq me shpejtësi, njësoj si në Rumani.
![Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend](https://cdnimpuls.com/o.anabel.al/media3/-785-0-5fcf2bf98d7b8.jpg)
![Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend](https://cdnimpuls.com/o.anabel.al/media3/-785-0-5fcf2bf9563dd.jpg)
Një monolit i ngjashëm u gjend në një majë mali në Kaliforni.
Shiko fotografinë 1909483
![Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend Monolitet po shfaqen në mënyrë misterioze nga një vend](https://cdnimpuls.com/o.anabel.al/media3/-785-0-5fcf2c07c8e69.jpeg)
Pas Kalifornisë, në fundjavë një monolit u pa në Hollandë.
Shiko fotografinë 1909484
Së fundmi, radha ishte e Isle of Wight, një ishull në Angli. Monoliti u gjet nga dy banorë, të cilët po shëtisnin qenin në plazhin e preferuar. Një zëdhënës i National Trust, i cili zotëron pjesën e plazhit ku u ngrit monoliti, tha për CNN se organizata nuk e dinte kush e vendosi atë.
Për momentin është ende e paqartë se kush qëndron pas vendosjes së monoliteve. Pak ditë më parë, The Most Famous Artist, një kolektivë arti e manaxhuar nga një artist me bazë në Santa Fe, New Mexico, reklamoi të njëjtën strukturë në faqe, e cila u shit më pas për 45,000 dollarë, por nuk dihet nëse The Most Famous Artist është përgjegjës për monolitin.