L I G J
Nr.8577, datë 10.2.2000
PثR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E
GJYKATثS KUSHTETUESE Tث REPUBLIKثS Sث SHQIPثRISث
Në mbështetje të neneve 6, 81, 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh
K U V E N D I
I REPUBLIKثS Sث SHQIPثRISث
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA Tث PثRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj përcakton rregullat e organizimit dhe të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, statusin e gjyqtarit, paraqitjen e kërkesave dhe shqyrtimin e tyre, parimet dhe rregullat e gjykimit kushtetues, marrjen e vendimeve dhe ekzekutimin e tyre.
Për çështje që lidhen me procedura që nuk rregullohen nga ky ligj, Gjykata Kushtetuese merr parasysh edhe dispozitat ligjore që rregullojnë procedurat e tjera, duke marrë në konsideratë natyrën ligjore të çështjes.
Neni 2
Funksioni i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.
Neni 3
Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.
Gjykata Kushtetuese gëzon pavarësi të plotë organizative, administrative e financiare për realizimin e detyrave të caktuara në Kushtetutë dhe në këtë ligj.
Neni 4
Selia e Gjykatës Kushtetuese
Selia e Gjykatës Kushtetuese është në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, Tiranë.
Neni 5
Simbolet që vendosen në Gjykatën Kushtetuese
Në sallën e Gjykatës Kushtetuese vendoset Stema e Republikës së Shqipërisë, Flamuri Kombëtar dhe një pamje e Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë.
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, gjatë zhvillimit të seancës plenare, mban një veshje të veçantë; përshkrimi dhe forma e së cilës përcaktohet nga Gjykata Kushtetuese.
Neni 6
Mjetet financiare
Gjykata Kushtetuese administron buxhetin e saj, i cili si pjesë e buxhetit të shtetit, hartohet prej saj dhe i paraqitet për miratim Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Në mjetet financiare përfshihet edhe çdo e ardhur tjetër që nuk është e ndaluar me ligj.
Llogaritë financiare të Gjykatës Kushtetuese kontrollohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
KREU II
ORGANIZIMI I GJYKATثS KUSHTETUESE
Neni 7
Përbërja e Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.
Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion.
Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet në një të tretën e saj, sipas procedurës së caktuar në këtë ligj.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh, me të drejtë riemërimi brenda mandatit të gjyqtarit.
Neni 8
Fillimi i detyrës
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Formula e betimit është: "Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë".
Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese fillon nga data e betimit dhe mbaron në datën e njëjtë të atij muaji, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.
Neni 9
Mbarimi i mandatit
Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese mbaron kur:
a) dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
b) nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më shumë se 6 muaj;
c) mbush moshën 70 vjeç;
ç) jep dorëheqjen;
d) me vendim gjyqësor të formës së prerë deklarohet i paaftë për të vepruar.
Mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit bëhet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Në rast se vendi i gjyqtarit mbetet vakant, Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit emëron një gjyqtar të ri brenda 1 muaji, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar.
Neni 10
Shkarkimi i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet nga Kuvendi me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij për shkelje të Kushtetutës, për kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore apo fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Procedura e shqyrtimit të Kuvendit për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, për një nga shkaqet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, fillon me kërkesë të motivuar të jo më pak se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Neni 11
Drejtimi i Gjykatës Kushtetuese
Veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese drejtohet dhe organizohet nga Kryetari i saj dhe, në mungesë të tij, nga njëri prej gjyqtarëve të caktuar prej tij, me përjashtim të rasteve kur në këtë ligj është përcaktuar në kompetencë të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Neni 12
Kompetencat e Kryetarit
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka këto kompetenca:
a) Përgatit, thërret e drejton seancat plenare të Gjykatës Kushtetuese.
b) Përfaqëson Gjykatën Kushtetuese në marrëdhënie me të tretët.
c) Bashkërendon punën midis gjyqtarëve.
ç) Nënshkruan aktet e Gjykatës Kushtetuese, me përjashtim të vendimeve që nënshkruhen nga të gjithë gjyqtarët.
d) Emëron dhe largon nga detyra personelin administrativ, si dhe merr masa disiplinore ndaj tij.
Neni 13
Kompetencat e Mbledhjes së Gjyqtarëve
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka këto kompetenca:
a) Përcakton drejtimet kryesore të shpenzimeve të mjeteve buxhetore.
b) Informohet çdo 6 muaj me raporte për shpenzimet buxhetore.
c) Vendos për strukturën organizative të Gjykatës Kushtetuese.
ç) Vendos për numrin e personelit dhe pagat e tyre.
d) Miraton rregulloren e brendshme për veprimtarinë e administratës së Gjykatës Kushtetuese.

Redaktimi i fundit: