WxP
Staf në FV.AL
REPUBLIKA E SHQIPثRISث
KUVENDI
L I G J
Nr.8934, datë 5. 9.2002
PثR MBROJTJEN E MJEDISIT
Në mbështetje të neneve 59 shkronja “d” e pikës 1, 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
Qëllimi i ligjit
1. Ky ligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet njeriut dhe mjedisit, mbron përbërësit e mjedisit dhe proceset mjedisore, siguron kushtet materiale për zhvillimin e qëndrueshëm, duke plotësuar kuadrin e nevojshëm për zbatimin e kërkesës kushtetuese për një mjedis ekologjikisht të pastër.
2. Ligji synon:
a) përdorimin racional të mjedisit dhe kufizimin e shkarkimeve e të ndotjeve në të, parandalimin e dëmtimit të tij, rehabilitimin dhe shëndoshjen e mjedisit të dëmtuar;
b) përmirësimin e kushteve mjedisore, që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut;
c) ruajtjen dhe mirëmbajtjen e burimeve natyrore, të përtëritshme dhe të papërtëritshme, administrimin racional dhe të frytshëm të tyre;
ç) bashkërendimin e veprimtarive shtetërore për të përmbushur kërkesat për mbrojtjen e mjedisit;
d) bashkëveprimin ndërkombëtar në fushën e mjedisit;
dh) nxitjen dhe pjesëmarrjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit;
e) bashkërendimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit me kërkesat e zhvillimit të qëndrueshëm;
ë) ngritjen dhe forcimin e rrjetit institucional të mbrojtjes së mjedisit në nivel qendror dhe vendor.
Mbrojtja e mjedisit nga ndotja dhe dëmtimi përbën përparësi kombëtare dhe është e detyrueshme për të gjitha organet shtetërore, personat fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Përkufizimi i termave
Në kuptim të këtij ligji:
1. “Mjedis” është bashkësia e ndërveprimeve të përbërësve biotikë dhe jobiotikë që nxisin dhe ushqejnë jetën e gjallë në tokë, duke përfshirë mjedisin biofizik natyror të ajrit, të tokës, të ujërave, larminë e ekosistemeve biologjike, shëndetin e njeriut, vlerat dhe trashëgimitë kulturore, shkencore, fetare e shoqërore.
2. “Mbrojtja e mjedisit” është veprimtaria që synon parandalimin dhe kufizimin e ndotjes, të degradimit të mjedisit, përtëritjen, ruajtjen dhe përmirësimin e tij.
3. “Ndotja e mjedisit” është futja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e lëndëve, vibracioneve, energjisë, nxehtësisë, rrezatimit, zhurmës e faktorëve biologjikë në ajër, në ujë e në tokë, të cilat mund të ndryshojnë cilësitë e mjedisit dhe të dëmtojnë cilësinë e jetës.
4. “Dëmtimi i mjedisit” është prishja e karakteristikave fiziko-kimike dhe strukturore të ekosistemit natyror, ulja e prodhimtarisë biologjike dhe shumëllojshmërisë së ekosistemeve natyrore dhe antropike, prishja e ekuilibrit ekologjik dhe cilësisë së jetës të shkaktuara kryesisht nga ndotja e ujit, ajrit, tokës prej veprimtarive njerëzore ose fatkeqësive natyrore, si dhe nga mbishfrytëzimi i burimeve natyrore dhe minerare.
5. “Shkarkimi në mjedis” është çlirimi dhe dalja në mjedis, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e lëndëve të gazta, të ngurta, të lëngëta, si dhe energjisë, vibracioneve e zhurmave, nga një ose disa burime të palëvizshme, në lëvizje ose të shpërndara.
6. “Lëndë të rrezikshme” janë ato lëndë, prodhimi, transporti, ruajtja, përdorimi e shkarkimi i të cilave në mjedis, si rezultat i vetive të tyre, dëmtojnë ose mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut, cilësitë e mjedisit, florën, faunën, biocenozat dhe biotopet.
7. “Mbetje” janë lëndët, objektet ose pjesë të tyre, që përcaktohen nga autoriteti përgjegjës, të cilat nuk përdoren më ose që pronari do t’i largojë. Mbetjet vlerësohen si të tilla, për sa kohë që materialet e nxjerra prej tyre ose energjia e prodhuar nuk përfshihet në procesin e prodhimit.
8. “Mbetje të rrezikshme” janë mbeturinat toksike gërryese, ngacmuese, shpërthyese, të përflakshme, kancerogjene, infektive dhe radioaktive, që kanë vetinë të prishin gjendjen natyrore të ujit, tokës dhe ajrit, me pasoja negative për shëndetin e njeriut dhe për ekosistemet natyrore.
9. “Treguesi mjedisor” është një ndryshore që jep në mënyrë të përmbledhur dhe të thjeshtë të dhëna për një dukuri mjedisore, duke e bërë atë të perceptueshme nëpërmjet dhënies së një vlere numerike, matjes dhe komunikimit. Dukuritë mjedisore lidhen me cilësitë e mjedisit e të përbërësve të tij, shkarkimet në mjedis, ndotjen e mjedisit e dëmtimin e tij, biodiversitetin dhe shkallën e dëmtimit ose të ruajtjes së tij dhe masat e marra për mbrojtjen e mjedisit.
10. “Monitorimi i mjedisit” është grumbullimi, vlerësimi dhe përgjithësimi i të dhënave mjedisore me anë të vëzhgimit, të vazhduar ose periodik, të një grupi treguesish mjedisorë, cilësorë dhe sasiorë, që karakterizojnë përbërësit e mjedisit dhe ndryshimet e tyre nga ndikimi i faktorëve natyrorë dhe njerëzorë.
11. “Veprimtari që ndikon në mjedis” është çdo veprimtari ekonomike e shoqërore, që përdor mjedisin ose përbërës të tij ose që shkarkon në mjedis lëndë dhe energji, duke ndryshuar cilësitë e tij.
12. “Ndikimi në mjedis” është çdo ndryshim i mjedisit fizik, përfshirë pasojat shëndetësore, ekonomike, shoqërore, estetike, natyrore dhe fizike.
13. “Ndikimi ndërkufitar në mjedis” është çdo ndikim në një zonë, që ndodhet në juridiksionin e një vendi, ku veprimtaria zhvillohet plotësisht ose pjesërisht në një zonë në juridiksonin e një vendi tjetër, ku nuk përfshihen dukuritë e ndikimit në mjedisin global (ndryshimet klimatike, ujërat ndërkombëtare, biodiversiteti, toka).
14. “Projekt” nënkupton:
a) zbatimin e veprave të ndërtimit, të instalimeve ose skemave;
b) ndërhyrjen në mjedisin natyror dhe peizazh, duke përfshirë edhe shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe të pasurive minerare.
15. “Vlerësimi i ndikimit në mjedis” është procesi që kryhet për të identifikuar, parashikuar, interpretuar, matur, komunikuar e parandaluar ndikimin e një projekti në mjedis, sipas disa varianteve të tij, me qëllim që të përzgjidhet varianti më i mirë për parandalimin dhe zbutjen e ndikimit negativ, para se projekti të miratohet dhe të zbatohet.
16. “Vlerësimi strategjik mjedisor” është procesi i vlerësimit të ndikimeve të mundshme në mjedis të një politike, plani dhe programi.
17. “Deklarata mjedisore” është dokumenti zyrtar i lëshuar nga Ministri i Mjedisit pas shqyrtimit të kërkesës për miratimin e një projekti, plani ose programi të përcaktuar në shkronjën “a” të pikës 14 të këtij neni, që miraton ose jo kërkesën, duke e shoqëruar me kushte detyrimisht të zbatueshme për propozuesin dhe organet shtetërore përgjegjëse.
18. “Leja mjedisore” është dokumenti zyrtar i lëshuar nga Ministria e Mjedisit, pas shqyrtimit dhe këshillimit me të gjitha palët e interesuara të kërkesës dhe dokumentacionit të saj shoqërues, që miraton ushtrimin e çdo veprimtarie, që ka ndikim në mjedis, ku përcaktohen kushtet dhe rrethanat detyrimisht të zbatueshme, për të mos dëmtuar e ndotur mjedisin mbi normat e lejuara.
19. “Normat e cilësisë së mjedisit” janë një grup kërkesash, që duhen plotësuar për një kohë të dhënë dhe në një të dhënë pjesë të mjedisit, për përmbajtjen e lëndëve ndotëse, në disa pika të veçanta të ajrit, ujërave dhe tokës, vlera e të cilave nuk duhet të kalojë vlerën kufi të lejuar.
20. “Ndotja mbi normë e mjedisit” është tejkalimi i normave të cilësisë së mjedisit.
21. “Norma e shkarkimeve në mjedis” është vlera më e madhe e lejuar e përmbajtjes së lëndëve ndotëse në shkarkimet për një periudhë kohe të dhënë. Normat e shkarkimeve zbatohen në pikat ku shkarkimet dalin nga instalimi pa u holluar.
22. “Burime natyrore” janë elementet biotike dhe jobiotike, që përdoren ose që mund të përdoren nga njeriu për plotësimin e nevojave të tij.
23. “Burime të përtëritshme” janë burimet natyrore, që përtërihen në mënyrë natyrore ose që mund të përtërihen plotësisht ose pjesërisht me rrugë të tjera. Të gjitha burimet e tjera janë të papërtëritshme.
[FONT="] 24. “Dëmtimi historik i mjedisit” është ndotja me lëndë të rrezikshme dhe mbetje e zonave industriale dhe e rrethinave të tyre, e shkaktuar nga veprimtaritë e ndërmarrjeve, të cilat [/FONT]
KUVENDI
PثR MBROJTJEN E MJEDISIT
Në mbështetje të neneve 59 shkronja “d” e pikës 1, 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKثS Sث SHQIPثRISث
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA Tث PثRGJITHSHME
Neni 1
2. Ligji synon:
a) përdorimin racional të mjedisit dhe kufizimin e shkarkimeve e të ndotjeve në të, parandalimin e dëmtimit të tij, rehabilitimin dhe shëndoshjen e mjedisit të dëmtuar;
b) përmirësimin e kushteve mjedisore, që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut;
c) ruajtjen dhe mirëmbajtjen e burimeve natyrore, të përtëritshme dhe të papërtëritshme, administrimin racional dhe të frytshëm të tyre;
ç) bashkërendimin e veprimtarive shtetërore për të përmbushur kërkesat për mbrojtjen e mjedisit;
d) bashkëveprimin ndërkombëtar në fushën e mjedisit;
dh) nxitjen dhe pjesëmarrjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit;
e) bashkërendimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit me kërkesat e zhvillimit të qëndrueshëm;
ë) ngritjen dhe forcimin e rrjetit institucional të mbrojtjes së mjedisit në nivel qendror dhe vendor.
Neni 2
Fusha e zbatimit të ligjit
Mbrojtja e mjedisit nga ndotja dhe dëmtimi përbën përparësi kombëtare dhe është e detyrueshme për të gjitha organet shtetërore, personat fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 3