![4137b68192dcdf2271ba78b1188b21e2o2-1-1100x620.jpg 4137b68192dcdf2271ba78b1188b21e2o2-1-1100x620.jpg](https://fv.al/data/attachments/104/104755-69d807885ed200d29d8d4632d672b663.jpg)
Një ndeshje spektakolare ka qenë ajo e mbrëmjes së sotme në Bundesliga mes Leipzig dhe Borussia Dortmund, e cila dhuroi gola dhe shumë emocione.
Miqtë nga Dortmundi fituan me rezultatin 1-3 një takim që nëse do të fitohej nga Leipzig do t’i jepte atyre kryesimin e tabelës.
Rikthimi i Haaland i ka bërë verdhezinjtë të kenë një marsh më shumë në ndeshjet e fundit, i cili edhe kësaj here shënoi dy gola.
Dortmund kaloi në avantazh në minutën e 55 të takimit me Sancho. Në të 71 ishte Haaland ai që dyfishoi rezultatin. 13 minuta më vonë norvegjezi shënoi dhe golin e dytë personal. Vendasit shkurtuan rezultatin me Sorloth, por nuk kishte më kohë.
A2news.com