Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Lajme nga Basketbolli
Spanja nderohet për titullin e fituar
Përfaqësuesja spanjolle e basketbollit ka marrë dje titullin e nderit, "Principe de Asturias"
Ekipi i Spanjës, kampion i botës në basketboll, është nderuar me medaljen më të lartë ndërkombëtare sportive, "Principe de Asturias" të mërkurën. Spanja fitoi titullin e parë botëror me një fitore bindëse 70 47 kundër Greqisë, kampiones së Europës në fuqi, në finalen e luajtur të dielën në Tokio. Spanja bindi në këtë turne, pasi rrugës për në finale mundi edhe Serbi Malin e Zi si dhe kampionen olimpike, Argjentinën, por pati një zbehje vetëm në gjysmëfinale, kur Pau Gasol doli nga fusha për shkak të frakturës së një kocke në këmbë. Por në finale, nën frymëzimin e Gasolit, yllit të Memfisit në NBA, ekipi i Spanjës bëri një paraqitje të shkëlqyer kundër Greqisë. Më pas, Gasoli u shpall lojtari më i mirë i turneut për rendimentin e lartë në ndeshjet e mëparshme. Ky sukses ishte një antitezë e paraqitjes zhgënjyese të kombëtares së futbollit në Kupën e Botës në Gjermani, ku u eliminuan në 1/8 nga Franca. Midis kandidatëve të tjerë për çmimin "Principe de Asturias" që mund t'i jepet një ekipi apo lojtari, ishin tenisti Andre Agasi, ish futbollisti i Realit, Zinedin Zidan, dhe rekordmenia e kërcimit së larti, Jelena Isinbajeva. Fituesit e mëparshëm kanë qenë kampioni i Formulës 1, Fernando Alonso, shtatë herë fituesi i turit të Francës, Lens Armstrong, tenistja legjendare Martina Navratilova, golfisti spanjoll Severiano Belesteros dhe atletët Karl Ljuis dhe Sebastian Koe.