Jam i Habitur se si ketu (FV), ne oborrin e PS-së, nuk po thuhet as edhe nje fjale e vetme, mbi martesen parazgjedhore LSI-PS ?! :sho:
اfar do te thote Ilir Meta ne fushate per krah Edit? Do te shaje Berishen, ministrat e LSI-së?
Meta eshte treguar perseri i zgjuar, pasi pranoi qe te mos hyje ne koalicion para-zgjedhor me Berishen, ne kembim qe PS te votoje tre ligjet ne kuvend para zgjedhjeve. Qe do te thote, qe Ilir Meta do te beje fushate si njeriu qe beri te mundur kalimin e tre ligjeve ne Kuvend, dhe njeriu qe e bindi Ramen dhe PS qe te votoje ligjet.
Interesante do te jete se sa ndryshe do te jete fushata e LSI nga ajo e PS. LSI do te beje fushate me arritjet ne liberlizimin e vizave dhe permbushjen e kushteve per anetaresimin ne BE, kurse PS as qe nuk do ta zere ne goje. Dhe suksesi apo deshtimi i kesaj strategjia nga ana e Metes do te duket ne numrin e votave e mandateve qe kjo parti do te marri ne keto zgjedhje, krahasimisht me zgjedhjet e kaluara.
Bekim nga Zoti per PD-ne nese LSI iken nga koalicioni. Perkthehet ne nje fitore te padiskutueshme. Gjithe zullumet ne qeverisje, qe rendojne deshi apo nuk deshi PD-ja edhe mbi te, i marrin persiper te zotet e punes. Fryma tek elektorati poshte, sidomos ai qe eshte i pavendosur dhe mendon me racionalisht, kthehet ne favor te saj dhe disvafor te PS dhe LSI kur shikohet se si njerezit e akuzuar me video per korrupsion dhe se si organizuan edhe nje proteste te dhunshme ku mbeten te vrare 4 njerez per videon ne fjale, nuk kane as moral as bosht dhe as ndonje ide, pervec epshit shtatazarak per pushtet. Kam frike se nuk eshte kjo puna. Meta po luan me ftesat dhe koalicionet per te rehabilituar komplet veten, pasi ata qe i nxoren videon sot i ulen ne gjunje dhe po diskretiton komplet Ramen.
Dhe se fundmi Partia Demokratike eshte e gezuar qe tre ligjet do te kalohen ne Kuvend dhe i hapet drita jeshile INTEGRIMIT te vendit ne Evrope.
Rama ka per ta ngrene gjere dhe gjate edhe kesaj rradhe.
Si perkoi ky lajm ne daten 1 Prill..Ta gezojne festen! :haaa: