PiNkY
Anëtar i Nderuar
Në prag të Shën Valentinit “The Guardian” ka sjellë një kolazh fotosh të disa çifte të moshuarish të cilët kanë festuar mbi 50 herë ditën e Shën Valentinit së bashku duke qenë sërish të dashuruar me njëri-tjetrin, madje theksojnë se dashuria për njëri-tjetrin ka ardhur duke u shtuar. “Kur je i ri është një lloj tjetër dashurie nga kjo që ndjejmë tani. Kjo është një dashuri e pjekur. Ajo ishte një dashuri rinore. ثshtë njësoj si krahasimi i një vere të re dhe një vere të vjetër. “- shprehet një nga të moshuarit që janë bërë pjesë e kolazhit fotografik. Ndërsa një tjetër thotë se Dashuria ndryshon me kalimin e viteve pasi “jemi ne vetë ata që ndyshojmë.” Për çiftet që janë përfshirë në kolazhin fotografik dita e nesërme e Shën Valentinit do të jetë sërish një ditë feste ku do të mund të kujtojnë vitet e bukura të kaluara sëbashku.
/shqiptarja.com /
/shqiptarja.com /