TIRANE-Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, është rizgedhur President Nderi i Organizatës "Fetë për paqen".
![nzi15h.jpg nzi15h.jpg](https://fv.al/data/attachments/119/119286-32af06ac4b80d728f7e4c8780eb6b6d7.jpg)
Kjo e fundit, është organizata më e madhe ndërfetare e botës, ku marrin pjesë të gjitha komunitetet më të mëdha fetare dhe ka si synim promovimin dhe arritjen e paqes. Asambleja e saj e 9-të u mblodh në datat 20-22 nëntor, në Vjenë e në të morën pjesë 600 liderë fetarë, në përfaqësim të traditave fetare tradicionale nga çdo rajon i botës, për të folur mbi armiqësinë në rritje për "tjetrin" në të gjithë globin. Në njoftimin e KOASH, thuhet se kjo qe një zgjedhje që nderon edhe rolin e Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila deri para dy dekadave nisi rrugën e mrekullueshme të ringritjes nga gërmadhat dhe për gjithë vendin tonë.
/BalkanWeb