Kresha
A pretty face can never trick me
Profesionistë të ndryshëm për ngjyrat e flokëve shprehen se kur temperaturat bëhen më të ftohta, klientët bëhen më të ngrohtë. Nëse pranvera dhe vera janë stinët e flokëve biondë deri në platin, vjeshta dhe dimri janë stinët e ngjyrave më të ngrohta duke filluar nga e kuqja e deri te çokollata
Ndërsa këtë vjeshtë ngjyra që do të mbizotërojë është ngjyra e kuqe në të gjitha nuancat e saj. Duket se tani, më shumë se kurrë, njerëzit po guxojnë në pamjen e tyre duke u orientuar drejt ndryshimit. Me ndërrimin e stinëve, është mirë të ndryshohet edhe pamja. Kujt nuk i pëlqen të ndihet gjithmonë e freskët dhe ndryshe, duke eksperimentuar me pamjen? Por përpara se të vendosni për një ndryshim kaq të rëndësishëm sa është ngjyra e flokëve, filloni të bëni disa kërkime.
Ajo çfarë është më e rëndësishme është gjetja e vendit të duhur dhe më pas gjetja e ngjyrës që ju frymëzon dhe përshtatet më shumë me ju.
Shiko fotografinë 86095507_601553963734351_4703584448957939213_n.mp4
Nëse vendosni të përqafoni trendin e sezonit dhe zgjidhni ngjyrën e kuqe për flokët tuaj, duhet të keni parasysh një fakt të rëndësishëm: flokët e kuq kanë tendencën të zbehen shpejt bazuar sa shpesh i lani apo stiloni. Rrjedhimisht flokët e kuq kërkojnë maska të shpeshta për shkëlqim dhe për rifreskim toni.
E kuqe ombre
Por pavarësisht mirëmbajtjes që kërkon, ngjyra e kuqe mbetet një ngjyrë tunduese dhe tërheqëse që ju bën të bini menjëherë në sy.
E kuqe qershie
E kuqe + kafe = lejla e thellë
Gështenjë e flaktë
Burimi: Kjo është ngjyra e flokëve më tundese për vjeshtën 2020
Attachments
-
-640-0-5f6b3de427d88.jpg37 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f6b3b1803d57.jpg80.1 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f6b3b185a105.jpg71.1 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f6b3b1785434.jpg106.1 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f6b3b16e3422.png598.1 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f6b3de427d88.jpg37 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f6b3b1803d57.jpg80.1 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f6b3b185a105.jpg71.1 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f6b3b1785434.jpg106.1 KB · Shikime: 0
-
-640-0-5f6b3b16e3422.png598.1 KB · Shikime: 0