Nostra_22
Anëtar i Nderuar
Sipas njoftimit të saj, në të përditshmen britanike "Telegraf", Kisha e Anglisë do t'i kërkojë zyrtarisht falje اarls Darvinit për kundërshtimin bërë ndaj teorisë së tij të evolucionit 150 vjet më parë.
Vendimi i pazakontë i Kishës vjen me rastin e 200-vjetorit të lindjes së natyralistit të madh. Në një faqen e tyre në rrjet, hapur posaçërisht për nder të اarls Darvinit dhe tezës së tij, Kisha pranon se hierarkia e saj viktoriane shfaqi "zell të tepërt anti-evolucionist" kur natyralisti botoi konceptin e evolucionit për herë të parë në librin "Prejardhja e llojeve", në 1858.
Megjithatë veprimi nuk i ka lënë ndonjë mbresë pasardhësve të Darvinit. Endrju Darvin, stërnip i shkencëtarit, u shpreh mospërfillës: "E për çfarë? Kur falja kërkohet pas 200 vjetësh, nuk ka më të bëjë me të drejtën a të gabuarën e çështjes, por thjesht sa bën të ndihet mirë personi apo organizata që kërkon falje."
Përfaqësuesi i Kishës së Anglisë, Dr. Braun thotë se përndjekja kundër Darvinit, ka qenë e ngjashme me trajtimin e Galileos nga Kisha Katolike, në shekullin e XVII-të. Galileo u gjykua për bindjen e tij se Toka rrotullohej rreth Diellit, dhe e mbylli jetën në arrest shtëpie nga Inkuizicioni.
"Personat ashtu si dhe institucionet, bëjnë gabime dhe kristianët ashtu si dhe kishat nuk bëjnë përjashtim prej kësaj. Kur shfaqet një ide e madhe, e cila ndryshon mënyrën se si njerëzit e konceptojnë botën, nuk është e vështirë të duket sikur ideja e vjetër është nën sulm dhe se e reja duhet luftuar. Kisha e bëri këtë gabim me astronominë e Galileos dhe e ka kuptuar gabimin. Disa kishtarë e bënë sërish këtë gabim në vitet 1860 me teorinë اarls Darvinit të përzgjedhjes natyrore. Ndaj është e rëndësishme të rimendohemi për ndikimin e Darvinit mbi mendimin fetar, asokohe por dhe sot." - thuhet në shkresën e Braunit.
Gjithsesis, kjo kërkesë faljeje, 126 vjet pas vdekjes së Darvinit u karakterizua nga familja e natyralistit të madh si "e pavlerë".

Telegraf