Sweetness
*Some Kind of Wonderful*
Poeti Kolevica sjell për lexuesin shqiptar princin e letërsisë gjermane i cili i rezistoi ngjarjeve të fundshekullit të kaluar duke
siguruar mbijetesën e artit të tij në gjithë botën Hesse, gjeniu që foli shqip dyzet vjet pas vdekjes Lufta e Parë Botërore i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore. Doli haptas publikisht kundër dallgës së barbarive që përshkoi Evropën
HERMANN HESSE është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë Württembergut dhe vdiq në Lugano të Zvicrës më 9 gusht 1962. Ishte djali i një pastori (prifti) dhe nipi i një misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. U dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt!
Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian,
por gjithmonë intimërisht fetar.
Lufta e Parë Botërore i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore. Doli haptas publikisht kundër dallgës së barbarive që përshkoi Evropën dhe
madje arriti ta ndiente veten fajtor për të këqiat e kohës. Edhe më vonë, nga vetë formimi i tij shpirtëror, ishte që në fillim kundër
nazizmit. Hermann Hesse është poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike të larta e sasi të jashtëzakonshme. Librat e tij me romane,
poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinë në 80 milion ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu
njërin nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë.
Më 1921 u bë qytetar zviceran dhe 1946 iu dha çmimi Nobel në letërsi.
Romani i tij i parë ishte "Hermann Lauscher" (1901) por ai që e bëri të shquhej ishte romani "Peter Camenzind" (1904) më vonë mjaft i
admiruar u bë romani "Unterm Rad" (Nën rrotë) 1906 tek i cili, me thekse tragjike e patetike paraqitet kriza e një adoleshenti të vënë
nën një disiplinë antinjerëzore të shkollës prusiane. Vazhdojnë pastaj libra të tjerë me novela e tregime: "Diesseits" (Këtej, nga
kjo anë, 1907) "Nachbarn" (Fqinjë, 1908) "Umwege" (Rrugë e gjatë, (1912) etj. Shënime udhëtimesh në Indi - Aus Indien (1913). Gjatë Luftës së Parë Botërore, nxorri tregimin "Schِn ist die Jugend"
(Rinia është e bukur, 1916). Por katastrofa e luftës në Evropë solli tek ai një përmbysje të thellë e bashkë me të dhe një pjekuri të
motiveve personale. Frut i këtyre ishte libri "Damian, die Geschichte von Emil Sinclairs Jugend" (Demiani, historia e rinisë së Emil
Sinclair-it, 1919). Kjo është një vepër e rëndësishme, sepse është ndër të para në Evropë që ve në dukje ndikimin e psikanalizës. Te
Demiani paraqiten të rinjtë e universiteteve gjermane, jeta e të cilëve shkatërrohet nga presioni i luftës.Perla të vogla të vërteta të artit tregimtar janë "Kurgast" (Miku i
kurimit) dhe "Bilderbuch" (Libri i portreteve) të dy, më 1925. Shumë i rëndësishëm është veçanërisht romani "Stepenwolf" (Ujku i stepës,
1927) ku, siç thoshte, tregoi: "Ferrin e brendësisë së vet". Kriza shpirtërore dhe forma e jetës së njeriut modern është tema e "Ujkut
të stepës", të kësaj autobiografie që ndonëse e varfër në veprime është e pasur në mendime, ku lexuesit të vëmendshëm i tregon "kaosin
e botës së tij shpirtërore". Origjina e kësaj krize identiteti është urrejtja ndaj një shoqërie që shkon verbërisht nga një luftë botërore
në tjetrën, neveria ndaj një kulture servile dhe frika ndaj një jete të brendshme "të përciptë e të normuar". Ndër veprat e tjera mund të
përmendim "Narzic und Goldmund" (Lulet Narcis dhe gojëartë) e veçanërisht "Das Glasperlenspiel" (Loja e perlave të qelqta, 1943) që përbën "shumatoren" e të gjitha shqetësimeve, studimeve dhe anktheve fetare të shkrimtarit të shquar.
Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime. Poezitë e tij dallohen
për ndjesi të hollë e përsosmëri të vargut. Temat e tyre janë ato të anëve më delikate e më të rëndësishme të shoqërisë njerëzore, si
vëllavrasja (Kënga e vdekjes së Abelit), trishtimi, vetmia etj.
Vëllimet e tij me poezi janë:
"Romantische Lieder" (Këngë romantike,
1898),
"Gedichte" (Poezi, 1902),
"Unterwegs" (Në rrugë, 1911),
"Musik des Einsamen" (Muzika e vetmitarit, 1915),
"Ausgewehlten Gedichte" (Poezi të zgjedhura, 1921),
"Krisis" (Krizë, 1928),
"Trost der Nacht" (Ngushëllimi i natës, 1929),
"Vom Baum des Lebens" (Nga pema e jetës,
1933),
"Neue Gedichte" (Poezi të reja, 1937),
"Der Blütenzweig" (Dega e lulëzuar, 1945),
"Die spنten Gedichte" (Poezitë e vona, 1963).
Pavarësisht nga titujt e vëllimeve dhe temat e shumta të poezive të tij, ato, përmbledhtas, mund të quhen autobiografi lirike e poetit.
Tek ne, nga ky shkrimtar, prej më se pesëmbëdhjetë vjetësh më parë është përkthyer romani "Nën rrotë", ndërsa gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, përktheva unë poezi nga Hermann Hesse të cilat u botuan në librin e atëhershëm "Poezi gjermane dhe austriake" të përgatitura
prej meje.Në këtë dyzetvjetor të largimit të poetit nga kjo jetë, kam fatin e
veçantë dhe nderin ta përkujtoj e t'ia afroj lexuesit tonë të nderuar me anën e disa përkthimeve të tjera që kam bërë kohët e fundit
posaçërisht nga poezia e tij. /Nga Petraq Kolevica/
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Trishtim (my favorite)
(1944)
ا'më ngrohte gjer dje plot shije,
Sot vdekja e mban në gji.
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.
I ndiej si bien, bien
Si borë që rrugën mbulon,
Dhe hapat më nuk ndihen,
Një heshtje e gjatë afron.
Në qiell s'ka yje as hënë.
Në zemër s'ka dashuri.
Gjer tutje një heshtje ka rënë
Dhe bota u mplak e u mpi.
Kush mbron dot zemrën një fije
Nga koha plot ligësi?
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.
(1944)
ا'më ngrohte gjer dje plot shije,
Sot vdekja e mban në gji.
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.
I ndiej si bien, bien
Si borë që rrugën mbulon,
Dhe hapat më nuk ndihen,
Një heshtje e gjatë afron.
Në qiell s'ka yje as hënë.
Në zemër s'ka dashuri.
Gjer tutje një heshtje ka rënë
Dhe bota u mplak e u mpi.
Kush mbron dot zemrën një fije
Nga koha plot ligësi?
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.