Love
βeℓℓe â๓e
Forumi i të Rinjve Muslimanë fyen Nënën Terezë, e quan ‘putë’ dhe shprehen të gëzuar më rrënimin e bustit të saj në Mitrovicë!
Forumi i të Rinjve Muslimanë, përmes një komunikate për media, thotë se është gëzuar për rrënimin e “putës së Terezës në Mitrovicë”.
Ata e cilësojnë Nënën Terezë si maqedon; pra ashtu siç e konsiderojnë edhe kombet sllave të Ballkanit që mundohen ta përvetësojnë atë, e mbi të gjitha ata e fyejnë atë duke e cilësuar si “puta”.
Lexojeni komunikatën e këtij Forumi, që është pjesë e partisë LISBA, e cila është e regjistruar në KQZ dhe pritet të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, drejtues i së cilës është Fuad Ramiqi.
Forumi i të Rinjve Muslimanë ka lexuar me gëzim dhe hare të madhe që në Mitrovicë, puta e misionares katolike-vllahe-maqedone Tereza është rrënuar.
FRM i cili ka kundërshtuar ndër vite proçesin e dhunshëm dhe anti-ligjor të katoliçizimit dhe sllavizimit të Kosovës, rrënimin më të fundëm të putës së Terezës në Mitrovicë, e shikon si një bekim hyjnor që ka ardhur nga qielli si shpërblim për popullin e vuajtur shqiptar.
Për këtë arsye e përshëndet putën e rrëzuar dhe lutet që në Kosovë të gjitha putat e Terezës të rrëzohen e të fundosen ashtu sikur në Ukrainë u rrëzua puta e Leninit pak javë më parë, apo ashtu sikur në Shqipëri, përpara 20 vitesh populli shqiptar rrëzoi putën e diktatorit Enver Hoxha, apo sikur në Maqedoni populli shqiptar sulmoi putën e Car Llazarit.
Edhe pse deri më tani puta e Terezës në Mitrovicë duket të jetë rrëzuar vetë, FRM i përkujton publikut shqiptar që në Shqipëri, në vitin 2005 qytetarët trima të Shkodrës rrëzuan në mënyrë publike putën e Terezës që Jozefina Topalli kërkonte të vendoste në hyjren e Shkodrës.
Pra edhe nëse ndodh që puta e Mitrovicës të jetë rrëzuar nga ndonjë qytetar i guximshëm shqiptar, FRM mendon që ky akt duhet parë si pjesë e akteve patriotike dhe revolucionare të popullit shqiptar ndër shekuj kundër putave të Stalinit, Enver Hoxhës, Car Llazarit e Terezës.
Forumi i të Rinjve Musliman, ka lexuar në internet deklaratën e Fronti Demokristian Shqiptar, Shqiperi-Kosove-Maqedoni i cili ka premtuar që do të vendosë me mijëra puta të Terezës në Shqipërinë Etnike. Këtij palo-fronti katolik, FRM i përgjigjet e i thotë që kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë!
Ne do t’u kundërshtojmë e putat mund ti mbani vetëm në Kishat tuaja dhe jo në ambjente publike e laike!
FRM ka lexuar në internet edhe sharjet histerike të Alma Lames nga Shqipëria e cila ka sulmuar PDK-në dhe i ka kërkuar asaj që të marrë masa represive kundër popullit musliman të Kosovës.
FRM i cili ishte faktor kryesor në rrënimin politik të ish-muslimanit Ramush Haradinaj, i premton Alma Lamës që edhe ajo, ditët i ka të numëruara në politikën e Kosovës.
FRM paralajmëron LDK-në që ta dëboj Alma Lamën nga strukturat e saj – nëse nuk do të përballet me zemërimin e popullit musliman të Kosovës dhe hoxhallarëve të saj.
FRM po ashtu i kërkon qeverisë Thaqi, që Alma Lamën ta deportojë nga Kosova, ashtu sikur puta e Terezës u vetërrënua në Mitrovicë.
Express
******************************************************************************************************
Marrëzia e rradhës e Forumit të të Rinjve Muslimanë
e-zani.com
Rrëzimi i monumentit të Nënë Terezës ka krijuar reagime të ndezura të cilat nuk i bëjnë mirë aspak shoqërisë shqiptare në Kosovë. Kjo ngjarje vjen në vijim të një klime të ligë konfliktualiteti që media dhe politikanë të shumë po e kultivojnë me pasion, duke prodhuar urrejtje fetare dhe një polaritet të rrezikshëm që kërcënon bashkëjetesën dhe zhvillimin normal të shoqërisë shqiptare. Vërejmë me keqardhje se në këtë klimë konfliktualiteti, zërat që vendosen më shumë në vëmendje janë ata më ekstremistë dhe kjo është fatkeqësi për çdo komb. Askush nuk dëgjon gjykimet e mençura dhe të matura, por vëmendja amplifikohet tek ata që çirren më fort e qe fyejne e mallkojnë më shumë. Media dhe politikanë të papërgjegjshëm, po marrin peng opinionin publik, duke i detyruar qytetarët të rreshtohen doemos o në njërin, o në tjetrin kamp të kësaj barrikade pa mend.
Në këtë klimë, nuk mund të mungonte as Forumi i të Rinjve Muslimanë, i evidentuar edhe herë të tjera nga blogu ynë për marrëzira të pafalshme në reagimet e tyre. Ky forum është prononcuar nëpërmjet një deklarate, duke fyer Nënë Terezën e duke shprehur gëzim mbi rrëzimin e monumentit të saj në Mitrovicë. Deklarata e quan atë një put që duhet rrëzuar, njësoj si ai i Leninit të rrëzuar në Ukrainë dhe ai i Enver Hoxhës të rrëzuar në Shqipëri. Nëkëtë linjë, deklarata mbështet rrëzimin e monumenteve të saj kudo që janë në trojet shqiptare.
Vlerësojmë se kjo gjuhë është në kundërshtim të plotë me parimet e fesë Islame, me urdhëresat Kuranore e profetike dhe me projektin që një musliman normal duhet të ketë për shoqërinë ku jeton. Zoti na mëson të jetojmë në paqe me të krishterët, t’u ofrojmë atyre mirësi, e jo të përdorim rastet e ekstremizmit tek ata, për të mbjellë konfliktualitet fetar. Një gjë e tillë është e patolerushme dhe e dënueshme, në rradhë të parë nga premisa fetare. Zoti na mëson që të mos fyejmë as idhujt e politeistëve, e jo më të ofendojmë figura fetare të dashura për një komunitet që në Kuran konsiderohet si komuniteti më i afërt me muslimanët, siç janë të krishterët.
Forumi i të Rinjve Muslimanë, po përdor klimën agresive të prodhuar kundër muslimanëve nga politikanë, e media të shumtë, për t’iu përgjigjur me të njëjtën gjuhë, madje edhe më keq, duke rënë kështu në provokimet e tyre. Duhet thënë se mediave të tilla të papërgjegjshme, siç është gazeta Express e shumë të tjera, u interesojnë pikërisht zëra të tillë radikalë si ky forum, për të legjitimuar urrejtjen fetare që ato po përhapin ndaj fesë së shumicës së popullsisë në Kosovë. Deklarata të tilla si kjo e FRM-së, janë ushqimi më i mirë për të legjitimuar propagandën e tyre përçarëse, antifetare e antikombëtare.
Natyrisht, jemi të vetëdijshëm se figura e Nënë Terezës, po përdoret sot në mënyrë abuzive, përtej misionit që ajo vetë i ngarkoi vetes në të gjallë të saj. Grupe fondamentalistësh në media e politikë, por edhe në institucionet kishtare, po e përdorin figurën e saj si mjet dominimi ideologjik e kulturor mbi komunitetet e tjera. Kjo bën që reagimet agresive kundër saj, të jenë thjesht kundërpërgjigje në të njëjtin nivel konfliktualiteti e papërgjegjshmërie. Rrjedhimisht figura e Nënë Terezës po përdoret nga qarqe të tillë si instrument përçarjeje. Forumi i të Rinjve Muslimanë, gjithashtu po përdor këtë këtë realitet, për t’i dhënë zë e legjitimitet reagimeve të tyre konfliktuale. Ata ofrojnë kështu një projekt përballjeje ndaj fondamentalizmit katolik, i cili në fakt, e fortifikon konfliktualitetin si një gjendje të përhershme, ndërkohë që nuk kanë asnjë projekt paqeje mbi të krishterët normalë, të cilët nuk urrejnë.
Në të njëjtën mënyrë, ana tjetër e histerisë, plotësohet nga Fronti Demokristian Shqiptar, Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, të cilët mesa duket kanë ndezur edhe nervin e FRM-së, duke deklaruar se do të vendosë mijëra monumente të Nënë Terezës kudo në Shqipërinë Etnike, – kjo nën logjikën emblematike për mendjet e fortifikuar ame ideologji luftarake: Një bie, mijëra ngrihen. FRM i përgjigjet këtij grupimi, se nuk do të lejojnë asnjë monument të tillë, a thua se monumentet në Shqipëri ngrihen me lejen e tyre, që çudi si u paska shpëtuar në Mitrovicë! Një realitet i tillë duket sa qesharak edhe shqetësues.
Duke e konsideruar krejtësisht joracionale sherrnajën e ngritur mbi një monument që, mbi të gjitha sipas policisë, nuk është rrëzuar nga dora njerëzore, na duhet të shprehim keqardhje për pengmarrjen që i bëhet opinionit publik nga zëra të tillë jopërfaqësues si FRM dhe FDK, që po synojnë ta dërgojnë opinionin publik në qorrsokakun e tyre periferik, por edhe nga zëra shumë herë më mainstream, të cilëve, mesa duket u leverdis kjo klimë. Na duhet të themi se kjo polemikë po prodhon një realitet krejt të kundërt me atë që vetë Nënë Tereza ka predikuar në jetën e saj, e që çdo musliman i përgjegjshëm sot në botë, përpiqet ta ndërtojë me punët dhe sjelljen e tij. Nëse monumenti i një nobelisteje për paqen sjell kaq shumë sherr, kjo do të thotë se të gjithë ata që e mbrojnë (pasi për ata që nuk e duan, gjërat janë të kuptueshme), nuk kanë asnjë lidhje me të.