“Miku yt është dëshirat e tua të plotësuara. Është fusha në të cilën mbjell dashuri dhe nga ku korr mirënjohje. Është mbështetja dhe vatra jote. Pasi shkon tek ai me urinë tënde dhe e kërkon atë për të gjetur paqe. Kur miku yt thotë atë që ai mendon, nuk i trembesh “jo”-së në mendjen tënde dhe as e përmban “po”-në. Dhe kur ai është i heshtur, zemra jote nuk ndalon së dëgjuari zemrën e tij; pasi pa fjalë, në miqësi, gjitha mendimet, gjitha dëshirat, gjitha pritshmëritë lindin dhe ndahen, me kënaqësi që është e papërshkrueshme.”
“Kur ndahesh nga miku yt, mos u trishto; pasi ajo që t’i adhuron tek ai mund të jetë më e qartë në mungesën e tij, njëjtë si mali që për alpinistin është më i qartë nga fusha.”
“Le të mos ketë në miqësi qëllim tjetër përveç thellimit të shpirtit. Sepse dashuria që kërkon diçka tjetër përveç zbulimit të misterit të vet, nuk është dashuri, por një rrjet: dhe vetëm të paleverdishmit kapen në të.”
“Në ëmbëlsinë e miqësisë le të ketë të qeshura dhe shpërndarje të kënaqësisë. Sepse në vesën e gjërave të vogla, zemra e gjen mëngjesin e saj dhe rifreskohet.”
K.Gibran