![hauge-1100x620.jpg hauge-1100x620.jpg](https://fv.al/data/attachments/100/100859-1f92f15a32ac19fe5786622527fbd3ca.jpg)
Milan arriti të kalojë grupin në Europa League, pas fitores me përmbysje në ndeshjen ndaj Celtic, të luajtur në San Siro.
Kuqezinjtë e nisën shumë keq ndeshjen, duke pësuar dy gola në 15 minutat e para.
Ishte Hakan Çalhanoglu ai që zgjoi ekipin me një gol nga goditja e dënimit, ndërsa Castillejo barazoi rezultatin në pjesën e parë.
Në të dytën, Milan shënoi dy gola me anë të Hauge dhe Brahim Diaz, duke vulosur kualifikimin në Grupin H. Ky grup kryesohet nga Lille me 11 pikë, që sot mposhti Spartën e Pragës, ndërsa Milani ndjek me 10 pikë.
A2cnn.com