Pe: Erich Maria Remarque
Shpirti im, qielli im i dashur - nga libri "Thuaj qe me dashuron". (Letra shkruar Marlene Ditrich)
Ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, une perseris ate qe kam thene gjithmone:shkrimtaret nuk duhet te shkruajne letra dashurie. Sepse ka te tjere qe shkruajne shume me bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do te mund te arrija une valle, te gjeja nje figure te tille kaq prekese? E, pervec kesaj edhe dicka tjeter! Ti, arrin, dhe ke ate aftesine magjike qe t'i thuash dikujt se sa shume e si e dashuron ate - kurse une, une, e di, nuk arrij ta them ate ne menyre te plote.Sa mire ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetem, ndjehesh e qete dhe e lumtur.
Une,kete, kam uruar vazhdimisht per ty. Nuk kam uruar kurre qe ti te ndjehesh e merzitur dhe fatkeqe.
Kam dashur gjithmone qe ti te jesh e lumtur, ne forme, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurre here tjeter e, dua qe kjo gjendje e jotja te jete e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjeter nuk jeton ne kete bote, vecse per ty.Sot gjeta dhe lexova edhe nje here poemen tone te Getes. E lexova dhe e rilxova vertet me nje emocion te thelle:
A s'eshte e vertete qe fati
po na bashkon?
A nuk po na lidh
ai per jete?
Ah, dhe ne kohet qe
shkojne,
nuk di, ti je motra a
nusja ime?
Ti njeh me imtesi
cdo pjese te qenies sime,
Ti
ndjen tek une dhe nervin me te
holle, ti lexon cdo gje ne
shikimin tim,
me syrin tend hyn
ne brendesine time
Hyn ne
gjakun tim te ngrohte qe rrjedh
ne deje
dhe ecen si i cmendur
ne drejtimin tend
e qe me
krahet e tua prej engjelli gjoksin
tim sheron .
Po, e dashura ime, a nuk eshte pikerisht keshtu?
Nganjehere, me ndodh te eci i vetmuar nen shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jone eshte gjithmone e forte e askush nuk
mund t'a prishe ate e, ne ato caste, me hapa te lehta ndjej te vije dikush drejt meje e, ajo je ti e, atehere, une jetoj nje ndjenje te vecante lumturie qe asnje qenie tjeter njerezore nuk e ka jetuar kurre. E, atehere, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek une vitet e rinise qe lufta dhunshe mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy
e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise.
E, keshtu, ti behesh, ne te njejten kohe: aventura e gruaja ime.Ti je bere per mua e une jam bere per ty;nuk mund te jete ndryshe. Nuk je vetem ti ajo rezonance qe une ndjej e thith si ajer, por i tille jam dhe une. E di?... Une jam nje pasqyre konkave qe kap plot ethe driten tende, e mbledh ate plotesisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tend. Here te tjera vehtja me duket si nje merimange qe end nje pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - nje pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do te tekape e pastaj te behet banesa jote, - e mbushur plot gjera te cilat ty te mungojne, nje pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehte dhe e forte per te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehte si kaprolli, nje pelhure te ngritur nen nje qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithe qejf ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj perseri tek ajo, si nje loder e kendshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .
O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke iveshtruar ato, nis e flas me ty epastaj, ndjej qe gjendja ime
shpirterore behet edhe me erende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet.
Me duaj!
Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron.
Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt.
Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende.
Me duaj, puma*!...
*Puma - keshtu e quan ai me perkedheli Marlene Ditrich
-------------------------
Nje tjeter leter ---
Pjese nga libri ''Thuame se me dashuron!''
E dashura ime, mora prej teje nje leter qe me ka lumturuar.
Ne te thuhet cdo gje qe nje njeri mund ti thote nje tjetri e sidomos thuhen ato qe vetem ti mund te m'i thuash. Secili nga ne eshte bere tashme aq shume fat i tjetrit saqe fjalet mund te shkojne ketu fare pak. E prapseprape çdo here çuditem pa mase dhe jo per gje, por nga fakti qe ne nje kohe te rremujes se madhe, dy jete kaq te ndryshme qe kishin bere aq e aq kerkime qe shpesh hiqni dore nga keto kerkime, u bashkuan kokerr per kokerr. Po ja qe ndodhi e lavdi zotit qe ndodhi.
Te dua shume! Sa ngrohtesi te pashpenzuar kam ende ne veten time, kjo ngrohtesi eshte aq e madhe, sa mund te mbaje brenda zemra ime. Eshte e çuditshme si u kthye çdo gje ne dashuri. Si ndodhi qe shume gjera qe gjithe jeten e kam urryer, u bene te rendesishme e terheqese e te tjera gjera qe me pare i lakmoja e i kerkoja, u zhyten ne harrese. E ç'munde te jete me e mrekullueshme se zakoni, me e deshirueshme se shpresa, çfare mund te lumturoje me teper se perputhja e plote e ndjenjave tona.
Sa te dua! Si nuk dua gje tjeter perveç teje, dhe si ka mundesi qe per mua cdo gje qe ekziston ne kete bote, ndriçohet nga keto rreze, te nje ndjenjesie te pa fund! Sa larg e pa vlere duket tani shkelqimi i rreme i aventurave, shqetesimet, prirja feminore per te prishur, shpenzim te parave pa kriter e harrese.
Nuk dua te harroj me, por te kujtoj qe te mbledh sa me shume per ne te dy. Ti je kupe, je zemer e hapur per te tjeret, ti qe je gjithmone e gatshme. Une te dua dhe çdo gje tek une rritet e turret prape drejt teje. Fara mbushet me leng jetesor dhe era fryn e lekund kallinjte qe feshferinje si krahe te medhenje. Perqafome fort e dashur, perqafome sepse nganjehere me kapton frika nga gjeresija e plotesija e ndjenjave, aq te reja jane ato per mua. Mund te mendosh se malli i ngarkuar eshte me i rende se vete anija dhe se tani po i con era ne det te hapur.
Kjo eshte nje frike e kote dhe ne pergjithesi nuk eshte fare frike, vetem se eshte grumbulluar aq shume dashuri, saqe mbremjeve me erren syte e cdo gje mbullohet me hije; ja , pra, sa shume perulem e gjunjezohem para asaj qe ndjej. Kjo eshte pjekurija e stines se veres qe ka mbjelle lulezimin, megjithese askush nuk ka mbjelle asgje, kjo eshte nje vere me bime te egra e nje dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e forte e jetes, lule qe ka qendruar shume kohe e vetmuar...
Ta dish sa te dua! Eh, sa nuk dua te ndahem prej teje. Jo kurre me
------------------------
Pjese e shkeputur nga -''Harku i Triumfit''
Nje bubullime shurdhuese u rrokullis befas permbi qyetet. Pika shiu filluan te perplasin pas gjetheve te luleve. Vuri re , se si rruga zuri te pikelohej ne argjend te zi. Shiu erdhi duke u shtuar. Pikat e renda e goditen te fytyre. Dhe pernjeheresh ai s'po merrte vesh ne ishte qesharak apo i mjere, ne vuante apo nuk vuante-dinte vetem qe po jetonte.Po jetonte! Ai ekzistonte e jeta e kishte pushtuar serish, po e shkundte e, ai nuk ishte me spektator, nuk qendronte me jashte saj; shkelqimi i forte i ndjenjes se pakontrollueshme vershonte perseri neper damaret e tij, si zjarri neper oxhake furnaltash; dhe, nuk kishte pothuaj pike rendesie ne ishte i lumtur apo fatkeq; ai jetonte dhe e ndjente fort qe po jetonte-dhe kjo ishte mjaft.!
Vazhdonte te rrinte nen shiun qe vershonte mbi te porsi nje bresheri qiellore mitralozesh. Rrinte atje , e ishte shi e shterngate e uje, e toke njeheresh; rrufete e horizonteve kryqezoheshin brenda tij; ai ishte edhe krijese edhe element i natyres; asgje s'kishte me emer dhe keshtu te gjitha dukesg\hin si te vetmuara e si te braktisura, te gjitha ishin njelloj- edhe dashuria , edhe uji qe derdhej tatepjete, edhe ato ndricimet e zbehta mbi catite, edhe toka qe dukej sikur po gufohej; s'ekzistonin me kufij dhe ai vete ishte pjese e te gjitha ketyre. Lumturia dhe fatkeqesia mbeteshin gezhoja boshe te flakura tutje nga ndjenja e gjithepushtetshme se po jetonte dhe se po e ndjente se po jetonte.
....."o ti atje lart!" foli ai duke iu drejtuar dritares se ndricuar, dhe qeshi, dhe nuk e kuptoj qe po qeshte.
"ti dritez e vogel, ti vegim i nje zane, ti fytyre qe ushtron nje pushtet te cuditshem mbi mua, ketu mbi kete planet, ku ka me qindra e mijera fytyra te tjera, me te mira, me te bukura, me te mencura , me te ciltra, me besnike e me te afrueshme- o ti rastesi qe mu ngaterrove nje nate neper kembe atje ne ruge e qe hyre ne jeten time, ti ndjenje e perplasur brigjeve, pa mendim, por roberuese dhe qe rreshqite nen lekuren time ne nate gjumi, ti, qe s'di per mua pothuajse asgje tjeter pervec asaj qe te rezistova, dhe qe prandaj mu hodhe nder krahe , deri sa nuk te rezitova me, ti, qe deshe te vazhdoje pastaj rrugen tendee te mergoheshe prej meje-te pershendes, te pershendes! Ja tek po qendroj ketu dhe s'ma merr mendja se do te qendroj edhe nje here tjeter keshtu. Shiu me deperton nen kemishe dhe eshte me i ngrohte e me i ftohte e me i bute se duart e tua dhe lekura jote. Po qendroj ketu i mjere dhe me kthetrat e xhelozise ne bark, duke te te kerkuar, duke te te perbuzur, admiruar e adhuruar,sepse ke hedhur rrufene qe ndezi, rrufene qe dremit ne cdo gji, shkendijen e jetes, zjarrin e zi.
Po qendroj ketu, jo me si nje i vdekur me leje, me pak cinizem, sarkazem e me nje cikez guxim, jo me i ftohte; jam perseri i gjalle, qofte edhe duke vuajtur, por serish i prekshem nga stuhite e jetes, i rilindur e i rikthyer ne pushtetin e saj te thjeshte! Qofsh bekuar ti Mado, me ate zemren tende shtegtare, ti Nike me ate aksentin tend latin! Enderr dhe mashtrim, pasqyre e thyer e nje perendie te ngrysur, o ti qe s'di asgje- te falenderoj! Kurre s'kam per te ta thene, se ti do te nxirje perfitimet e tua nga kjo-por ti ma ke rikthyer ate qe s'do te ma jepte as Platoni, as krizantemat, as e gjithe poezia dhe as e gjithe meshira, as deshperimi dhe as me e forta dhe, as me e durueshmia shprese: Jeten e thjeshte , te fuqishme, te mirfillte, qe me dukej si nje krim ne keto kohra midis njeres katastrofe dhe tjetres! Te falenderoj! Duhej te te humbisja qe ta merrja vesh kete! Mbetsh me shendet!
---------------------------
''Perralla e Vales me Shkembin'' -
(Fragment nga Harku i triumfit)
Raviku e vështroi me një ëmbëlsi të vagëlluar.
—Për këtë s`ke nevojë ta vrasësh mendjen kurrë, Xhoanë. Kur të vijë puna gjer atje, do të më braktisësh ti mua. Jo unë ty. Kjo është e sigurt.
Ajo lëshoi gotën mbi tryezë, duke e përplasur fort.
—ا`janë këto gjepura! Unë s`do të të braktis kurrë. Ku e ke hallin që po më fut nëpër këto katakombe fjalësh?
Ah,këta sy! mendoi Raviku. Thua se po përshëndriten nga shkrepëtimat.. Nga shkrepëtima të buta, të kuqërremta, xixa qirinjsh të panumërt.
—Xhoanë, — tha ai.— Unë s`po dua të të fus nëpër katakombe fjalësh, por dua të të rrëfej njëherë atë historinë e valës dhe të shkëmbit . Eshtë një histori e vjetër. Më e vjetër se ne. Degjoje: Na ishte seç na ishte, na ishte njëherë një valë; ajo dashuronte një shkëmb diku në det, le të themi diku në gjirin e Kaprit. Vala fërkohej pas tij gjithë shkumë e uturimë, e përqafonte dhe e puthte çmendurisht ditë e natë, e pushtonte me llërët e saj bardhoshe.. Psherëtinte e qante. I përgjërohej shkëmbit që të vinte tek ajo; e dashuronte me afsh të papërshkruar e i sillej përqark dhe, ndërkohë, e gërryente ngadalë nga poshtë. Dhe një ditë prej ditësh ai u dorëzua, humbi mbështetjen dhe u lëshua në krahët e saj…
Ai piu një gllënjkë Kalvados.
— E pastaj, çë? — pyeti Xhoana.
— E pastaj, përnjëherësh, ai s`ishte më shkëmb për t`u qafuar, për t`u dashuruar e për t`iu përgjëruar. Mbeti vetëm një copë gur në fund të detit, I kredhur në thellësi të valës. Dhe vala e ndjeu veten të zhgënjyer e të mashtruar e shkoi kërkoi një shkëmb tjetër.
— E pastaj? — Xhoana e vështroi me dyshim. — ا`kuptim na paska kjo? Shkëmbi le të mbetej më mirë shkëmb.
— Edhe valët gjithmonë kështu thonë. Por ajo që lëviz është më e fortë se ajo që rri ngrirë. Uji është më i fortë se shkëmbi.
Ajo bëri një lëvizje padurimi.
—ا`lidhje ka kjo e gjitha me ne ? Kjo është vetëm një përrallë që s`thotë asgjë. Ose ty ta ka ënda të më vësh përsëri në lojë, siç e ke zakon. Po të vijë ndonjëherë puna gjer atje, do të më braktisësh ti. Kaq di të them unë, dhe jam e sigurt!
— Kjo, — i tha Raviku duke qeshur, — do të jetë fjala jote e fundit kur të më lësh. Do të vish e do të më thuash se të kam lënë unë. Dhe do të gjesh ca arsye, të cilat edhe do t` i besosh. Dhe e drejta do të jetë në anën tënde përpara gjykatës më të lashtë të botës: Natyrës