Titulli: Dritëro Agolli
“I përndjekuri i dashurisë” i Agollit, ilaç për shpirtrat e trazuar
Botohet libri “I përndjekuri i dashurisë”, në të cilin janë 50 vjet poezi dashurie, që tregojnë dhimbjen, gëzimin dhe emocionin e shkrimtarit Dritëro Agolli
Publikuar më 28.11.2013 | 10:29
3 0
I përndjekuri i dashurisë” është libri më i fundit i shtëpisë botuese “Dritëro”. Ky libër është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli. Ky libër erdhi jo vetëm si mungesë e një përmbledhjeje të tillë, por si një dëshmi se, poeti i madh Dritëro Agolli ka shkruar më shumë poezi dashuri se cilido tjetër poet bashkëkohor shqiptar. Libri u botua si një dhuratë e fëmijëve dhe bashkëshortes për 8- vjetorin e lindjes së shkrimtarit, 82 vite të kaluara mes poezisë, prozës, gazetarisë e mbi të gjitha mes dashurisë së pamasë të familjes dhe të të gjithë lexuesve të tij besnikë. Në poezitë e dashurisë së Dritëro Agolli gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit, dashurinë e pafat që përjeton drama dhimbjesh, zbërthimin e gjendjes shpirtërore, përplasje emocionesh në momente të kundërta, gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë e mbi të gjitha, ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së femrës, si qenia më hyjnore në këtë botë.
Janë mbi 50 vjet poezi dashurie, të cilat tregojnë dhimbjen, gëzimin, emocionin e shkrimtarit Dritëro Agolli. Të gjitha këto të përmbledhura, si asnjëherë më parë në një botim të vetëm, ku cilido e gjen veten mes rreshtave të poezive. Libri “I përnd- jekuri i dashurisë” vjen i shoqëruar me një CD në të cilën janë të regjistruara poezi të recituara nga vet shkrimtari Dritëro Agolli. Libri vjen pikërisht në një kohë kur zënkat, debatet, mërzia, inatet e mëritë kanë zënë rrënjë të forta në shoqërinë tonë. E në këtë kohë kur njerëzit janë bërë më të distancuar nga njëri – tjetri, përmbledhja “I përndjekuri i dashurisë” është ilaçi më i mirë për të kuruar shpirtrat e trazuar dhe për të risjellë tek to, ndjenjën më të bukur: dashurinë, të cilës Dritëro Agolli nuk do lodhet asnjëherë së shkruari. Krijimtaria letrare e poetit të shquar Dritëro Agolli është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.
Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’ 60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhembjes njerëzore. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Agolli filloi të shkruajë vjershat e para i frymëzuar nga Naimi dhe اajupi, vjersha të cilat u botuan në 1947 në gazetën “Rinia”. Për poezinë e parë të botuar ai është shprehur: “Im atë e kish prerë pjesën e gazetës ku ishte botuar poezia, e kish vënë në kutinë e duhanit dhe mburrej në fshat: Ja ky është poeti im”. ثshtë cilësuar si novator i poezisë shqiptare në gërshetimin që i ka bërë folklorit me poezinë moderne, duke sjellë perla lirike. Poezitë më të njohura të Dritëro Agollit janë, “Kur të jesh mërzitur shumë”, “Kur një mëngjes”, “ثndërr e prerë”, të cilat dihen përmendësh nga shumë vetë. Ndërsa poemat më të vlerësuara janë: “Poemë për babanë dhe për vete” dhe “Devoll-Devoll”. Ndërkohë risi jo pak të rëndësishme Agolli solli dhe në metrikën e vargut. Në poezitë e tij është ndikuar dhe nga poetët rusë si Lermontov, Esenini, Pushkini etj. Kjo pas studimeve që bëri në Shën Petërburg, ku mori dhe bazat e letërsisë bashkëkohore.
Tre poezi, që gjenden në libër dhe në CD
DASHURI E VثSHTIRث
Ti në kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s’të ka zënë,
Abazhuri mbi qerpikët ndrit
Libri nga gishtërinjtë të ka rënë
Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe sharë
Jam i ndarë hidhur në udhëtim,
Por drejt njëri-tjetrit kemi ngarë.
Dhoma hesht e rruga larg gjëmon,
Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë,
Unë, ndonëse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.
Je për mua ëndërr çast e orë,
Teoremë e turbullt dhe dilemë...
Po të jem vërtet një Pitagorë,
Ti je më e vështira teoremë...
VEاSE NJث ثNDثRR
Ja kështu, ti erdhe, ndenje, ike
Dhe sikur këtu nuk ishe kurrë
S’erdhe si e dashur, po si mike
Thjesht si vizitore tek një burrë.
Për takimin, tjetër ëndrra kisha,
Tjetër doli, siç u ndodh në botë
ثndrrave në kulm të trëndafilta
Si një verë a trëndafil në gotë.
Dhe megjithatë them faleminderit,
Ti më dhe një fluturim mbi ëndërr
Nëpër portën hapur prej ylberit
Dhe s’ka gjë se ëndrra ishte zhgjëndërr.
E PARثNDثSISHMJA
Vërtet çka s’është e rëndësishme
Në ty e dua pa kufi,
Sikur një gjë madhore të ishte,
Sikur të kishte rëndësi:
Për shembull, palën e fustanit
Dhe kopsën varur në një pe,
Apo tri qimet e nishanit,
Që për të tirja bëj një be...
Ti qesh me mua shumë e hijshme,
Kur them: ta dua si fidan
Atë çka s’është e rëndësishme,
Se vetë i rëndësishëm jam...