JORGO TELO_KONCKA
Anëtar i ri
Titulli: DILOIADA (poeme - balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO
9) VIKTORIA:
Ishte lindur në Sheper më 12 gusht 1922.
Arsimin fillestar e mori në Sheper, ndërsa arsimin e mesëm e përfundoi shkëlqyeshëm në Institutin "Nëna Mbretëreshë" në Tiranë. Ishte pjesëmarrëse në demonstratat antifashiste e më vonë e përshkushtuar në arsim ,me pasion të jashtëzakonshëm. Profesionin e mësuesisë e filloi në Sheperin e saj të dashur.. Më pas e transferuan në Zhej e me radhë në Pandelejmon të Delvinës apo në fshatrat e Përmetit. Vetëm në saje të mbiemrit që kishte, e pushuan, duke e lënë pesë vjet pa punë. Këtë fat të keq e pësoi dhe më vonë.
Viltoria, ishte për vëllezërit, mbas vdekjes se Savës, si nënë dhe kaluar nënës. Atë e kishin si motër, si hallë , si shoqe., kishte bërë shumë për secilin nga vëllezërit si motra e dhembshur e tyre.. Ata e çmonin si etalon e thoshnin: "Një Viktori e vetme vlen më shumë nga të gjithë ne. (Sipas shkrimeve të Janit e të Orestit për të.)
Ajo nuk iu nda burgjeve që përjetuan vëllezërit e saj, duke shkuar sa në Kënetën e Maliqit te Margariti e në Spaç e Reps të Mirditës te Koçua, po ashtu u shkonte edhe nëpër spitale e kudo ku vuanin të sajt e saj të shtrenjtë…
E emruan në fshatrat e Fierit e ku të mundnin, atyre baltrave të Myzeqesë. Ishte e përkushtuar me mish e me shpirt për mësimdhënie sa më të cilësishme. Nuk ia gjeje shoqen si arsimtare. Nxënësit e saj, kur e transferonin fshatrave të Fierit, kish pasur raste që kanë ndërruar dhe shkollën vetëm e vetëm që t'u jepte mësim "mësuese Vitua", siç e thërrisnin.
Sanka Dylgjeri ish mësuese me të e vlerëson në shënimet e letrat e saj si një Engjëll Viktorinë.
Në Fier , ku jetoi për shumë vite, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyeshme dhe gëzonte një respekt të jashtëzakonshëm. Kur u nda nga kjo jetë atë ditë tetori të vitit 1982, nuk mbeti sy pa u përlotur në Fier për të. Ndërkohë qe e kundërta, kur trupi i saj i pajetë e dërgua të prehej në Sheper, pranë prindërve e vëllezërve. Nuk u lejua nga "Paria e fshatit" të hapej varri i kësaj mësueseje shembullore, njësoj siç u veprua dhe me gjithë fëmijët idealistë (vëllezërit e saj), të Ilia Dilo Sheperit. Atëherë niprit hapën me thonj varret, për të përcjellë për në banesën e fundit njerëz që ishin vetë mirësia.
Në vitin 1994 Viktori Dilo u nderua me dekoratën "Mësuese e Merituar" (Pas vdekjes).