Dashurite ne zyre ja etika e punes
Për të mos thyer ekuilibrin delikat, për të mos u gjendur i papërgatitur nëse lidhja përfundon. Por, mbi të gjitha, të ndjehesh rehat në ambientin tënd të punës. Ja disa rregulla.
Dashuritë mes kolegëve apo me shefin janë gjërat më të zakonshme, veçanërisht për ata që punojnë. Lidhjet janë aty, por si duhet të sillesh që gjithçka të shkojë edhe më mirë.
Nëse ke një histori me shefin tënd, mos përfito nga e drejta për të pasur më shumë privilegje se të tjerët. Dhe në të njëjtën mënyrë, nëse shefi je ti, mos bëj diferencë mes atij/asaj dhe kolegëve. Shmang, sidomos, të marrësh ose të japësh favore.
Nuk duhet të presësh pastaj që me vendin e punës të mbash të njëjtën sjellje kur keni kur jeni të dy bashkë. Ke një marrëdhënie në punë? Atëherë më mirë bëje publike.
Nëse bëhet fjalë vetëm për një flirt, atëherë prisni që të kalojë pak kohë më vonë mbusheni vendin e punës me thashethemet rozë.
Në punë, kurrë mos shfaq konfidenca për sa i takon partnerit tuaj, para se të shkoni në zyrën e tij, trokit ose pyet nëse mund të futesh brenda ashtu si do të bënin edhe të tjerët. Lyrni jashtë godinës së punës “zënkat” dashurore të një çifti, kështu që nuk do të kesh probleme së bashku kur jeni në të njëjtin ambient.
Nëse jeni zyrtarisht të lidhur bashkë, mos u mbyllni kurrë për një kohë të gjatë brenda një zyre së bashku. Në publik, mos bëni si adoleshentë apo të keni sjellje të tilla të cilat nuk janë të pranueshme në publik, sidomos nëse jeni në fillim të një lidhjeje.
Shmangni pseudonimet që i keni vendosur njëri-tjetrit, apo si flisni në intimitet së bashku. Gjithashtu kurrë mos u puthni ose të keni sjellje shumë të ekzagjeruar me përkëdhelje apo fjalë të ëmbla kur jeni përballë kolegëve tuaj, klientëve apo bashkëpunëtorëve. Daljet në emër të punës apo profesionit, nuk janë shumë të rekomandueshme. Nëse duhet patjetër të niseni apo të merrni pjesë së bashku në një darkë pune, bëjeni me shumë kujdes, të bëni kujdes për të mbajtur maksimumin e rezervimit ndaj tij dhe të jeni profesional./bota/