![997b7ac604b40c100abfabe120d31febo2-1100x620.jpg 997b7ac604b40c100abfabe120d31febo2-1100x620.jpg](https://fv.al/data/attachments/101/101151-c47b32363b26ed976f5ba2ae9695b70a.jpg)
Kuqezinjtë arritën të fitojnë një tjetër ndeshje delikate në Seria A, ku kësaj radhe triumfuan në transfertë me rezultatin 1-2 përballë Sampdorias së “etur” për pikë.
Miqtë kaluan të parët në avantazh pas një 11 metërshi për një top të prekur me dorë, i cili u shndërrua në gol nga Kessie.
Sampdoria bëri të pamundurën t’i afrohej portës së Milanit, por djemtë e Piolit ishin vendosur mirë në mbrojtje dhe të bindur për të mbrojtur rezultatin.
Në minutën 77 vjen dhe goli i dytë për kuqezinjtë me Castijello. Vendasit shkurtuan rezultatin me Ekdal, por kaq. Milani kthehet në shtëpia me 3 pikë dhe vazhdon të udhëheqë Serinë A me 5 pikë më shumë nga vendi i dytë.
A2news.com