Ateizmi
Përkufizimi
Ateizmi është shprehimisht mohimi i të qënies së një "perëndie" ose shumë "perëndive" apo të një "krijese hyjnore" në përgjithësi. Kjo fjalë rrjedh nga greqishtja (لtheos - α θ ε ος) dhe d.m.th. fjalë për fjalë : pa perëndi, pa zot (a - parashtesë mohuese = pa, jo, nuk, mos dhe theos = perëndi, zot). Në trajtën e vet latine del si përcaktim për herë të parë i përmendur nga Ciceroni.
Përkufizimi "ateist" ishte për shumë kohë një përcaktim i kundërshtueshëm, që nuk u pranua në fillim nga mosbesimtarët, pra ateistët. Ishte një pritmëri fjalëkrijuese, që përdorej prej atyre që cilësoheshin si besimtarë të vërtetë kundër ose gjoja jobesimtarëve të vërtetë. Ateizëm në kuptimin e "i paperëndi, i pafe" përmendej në këndvështrimet që binin në kundërshtim me fetë themelore egjiptiano-judaike. Shpesh, rryma fetare me një përfytyrim vetjak mbi perëndinë emërtoheshin si ateistike në kohët e hershme, p.sh. përfaqësues të feve monoteiste (besim në një "zot") të krishterimit, myslimanizmit dhe të judaizmit cilësoheshin pjesërisht nga kundërshtarët e tyre politeistë si ateistë.
Shumë prej tyre që vetëquhen ateistë kanë ide të përbashkëta skeptike lidhur me pretendimet ndaj supernatyrores, duke vënë në dukje mungesën e evidencave empirike për ekzistencën e ndonjë lloj perëndie. Argumenta të tjerë për ateizmin janë me natyrë filozofike, sociale apo historike. Ndonëse shumë të vetëquajtur ateistë orientohen drejt filozofove sekulare, si psh Humanizmi, Racionalizmi dhe Natyralizmi, nuk ekziston një ideologji apo terezi praktikash dhe sjelljesh që ateistët t'i konsiderojnë thelbësore në ideologjinë e tyre dhe t'u referohen me pas rigorozisht. Arsyetimet e tyre janë praktikisht të pavarura dhe vetjake, me bindje të ndërtuar nga secili prej tyre në veçanti. Elementi i panevojshmerisë se ekzistencës së një dogme qendrore drejtuese, i bën shumë prej tyre krenarë për këto bindje dhë shprehen për vërtetësinë e tyre : njerëz të ndryshëm, kudo në botë dhe totalisht të panjohur për njëri tjetrin dhe ambientin e tyre kulturor, pa patur një udhëzues të përbashkët, duke aplikuar vetëm arsyetime të pastra natyrore në mënyrë të pavarur dhe duke u bazuar secili në fakte që shpesh as nuk disponohen në njohurinë e një ateisti tjetër, përsëri mbërrijnë në përfundime të njëjta.
Kjo situate sot është në kontrast të fortë me të shkuarën. Termi ateizëm lindi si një term ofendues dhe i aplikohej çdo lloj personi idetë e të cilit kundërshtonin fenë e pranuar si normalitet nga shumica. Me shpërhapjen mendimit të lirë, skepticizmin shkencor dhe kriticizmin ndaj fesë, ky term filloi të marrë një kuptim më specifik dhe filloi përherë e më shpesh të përdoret si vetë-përshkrues nga ateistët.
Etimologjia
Në Greqinë e lashtë, fjala atheos (ἄθεος, nga përvetësuesja ἀ- + θεός "god") kishte kuptim "pa zot". Fillimisht u përdor për arsye censurimi dhe pak a shumë kishte kuptimin "i pafe'". Në shekullin e 5 p.e.s kjo fjalë filloi të nënkuptojë një orientim më aktiv drejt idesë që s'ka perëndi, në sensin e "prerje e marrëdhënieve me zotat" apo "refuzim i zotave". Më vone filloi të përdoret dhe termi ἀσεβής (asebēs) kundrejt atyre që hidhnin poshtë apo nuk respektonin zotat lokale, ndonëse mund të besonin në zota të tjerë. Përkthimet e sotme të teksteve antike e njësojnë fjalën atheos si "ateistik" apo "ateist". Një tjetër fjalë abstrakte ishte dhe ἀθεότης (atheotēs), "ateizëm". Ishte Ciceroni që përshtati këtë fjalë greke në fjalën latine atheos. Ky term u përdor shumë në debatet ndërmjet Kristianëve të hershëm dhe Helenikëve, të dy palët quanin kështu njëri tjetrin.
Fjala ateizëm është përdorur në Francë që në 1587 athéisme, dhe me këtë kuptohej "dikush që refuzon apo nuk beson në ekzistencën e Zotit". Fjala Ateist si një emër për mospranimin praktik të perëndive është përdorur të paktën që në 1577, dhe më pas u shfaqën dhe fjalë të tjera nën të njëjtin kontekst : deist në 1621, teist në 1662, teizëm në 1678 dhe deizëm në 1682. Deizëm dhe teizëm ndryshuan kuptim diku rreth 1700, arsyeja kryesore për këtë u bë ateizmi ; kuptimi origjinal i deizmit ishte ai që sot përdoret për teizmin, por ndryshoi për të treguar një doktrinë të veçantë filozofike.
Sipas Karen Armstrong, "gjatë shekujve XVI dhe XVII fjala ateist ishte e rezervuar për polemika... termi 'ateist' ishte një ofendim. Askush nuk ëndërronte të quhej një ateist." Ateizmi në fund të shekullit XVIII filloi të përdorej në Evropë për të treguar një besim të vetëzgjedhur, në mënyrë specifike për të përcaktuar mosbesim në Zotin Abrahamistik. Në shekullin XX, globalizimi kontribuoi në përhapjen kuptimit të ateizmit për tiu referuar mosbesimit në të tëra perënditë, ndonëse në kulturat perëndimore vazhdon të kuptohet thjesht si "mosbesim në Zot".
Historia
Ateizmi është "aq i vjetër sa mendimi njerëzor, aq i vjetër sa besimi, dhe konflikti në mes të dy është një tipar të përhershëm i qytetërimit perëndimor," [43] shprehet Georges Minois, duke u perpjekur te trajtuar ateizmin nga dy ane, si nga historia e ideve ashu edhe nga ana e historise se sjelljes . Për qytetërimet e hershme ka, megjithatë, vështirësia që disa monumente fetare dhe shkrimet e kultike në dëshmitë mbizotëruese tradita ishin gjithmonë në kërkimin shkencor, ndërsa provat më pak të spikatur e mosbesimit dhe të skepticizmit fetar indiferenca vetëm kohët e fundit intensifikuar është në proces dhe ka të bëjë edhe rajonin e Azisë përmban. Ateizmi praktik dhe teorik, por kishte dhe ende kanë kuptimet e tyre të veçanta dhe plotësuese:
Ateizmi sot
Në kuptimin bashkëkohor, termi ateizëm, si qëndrim dhe si pikëpamje filozofike, do të thotë mosteizëm, të mosqenit teist, të mosqenit besimtar, të mospasurit besim në ato çfarë beson një teist, që jo përjashtimisht, por të paktën tradicionalisht, për kontinentin evropian kuptohet si të mosbesuarit në "zotin" monoteist të feve meslindore. Kjo, sepse vetë qëndrimi varet thelbësisht nga përkufizimi përkatës që teisti i jep fjalës "zot" për t'u bërë i kuptueshëm për çfarë flet dhe ky është një përkufizim që buron nga fetë në fjalë dhe deri më sot nuk qëndron gjatë zbërthimit logjik.
"Jam ateist" përmbledh në radhë të parë frazën "nuk jam teist", pasi qëndrimi është në vetvete mohues i pohimeve teologjike, dhe së dyti frazën "nuk besoj në ekzistencën e "zotit"", duke përfshirë në të të gjithë ata që nuk kanë besim në asnjë "zot", apo në asnjë fuqi "mbinatyrore".
Dallimi i kuptimit të sotëm nga kuptimi historik, sidomos atij mesjetar që i është dhënë nga fetarët, është se ateizmi përfshin gjithçka që nuk është teizëm dhe si e tillë gjendja nuk lë mundësi të tjera zgjedhjeje veç teizmit, apo ateizmit, pasi është një rast pyetjeje me përgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me përkufizim, nëse nuk je teist, je ateist; nëse nuk je besimtar, je mosbesimtar.
Një keqkuptim që është kryer në përcaktimin e ateizmit për disa shekuj me radhë është ai se ateizëm do të thotë "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej në lidhje me atë kategori të ateistëve që pohojnë hapur se "zoti" nuk ekziston, në dallim nga pjesa që thjesht nuk beson në "zot" e që nuk niset të pohojë asgjë në lidhje me "zotin". Ndërsa është e diskutueshme nëse pohimi se "zoti" nuk ekziston është shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit në thjesht një pjesë të ateizmit eksplicit (teorik, pozitiv) nuk e paraqet të plotë qëndrimin ateist, ndaj dhe shihet në çdo rast si shtrembërim i qëllimshëm. Ateizmi (si term përmbledhës për krejt qëndrimet joteiste) nuk thotë "besoj se nuk", por ka kuptimin "nuk besoj se", një dallim ky thelbësor, pasi i dyti e përfshin të parin, por nuk barazon me të dhe nuk vlen anasjelltas.
Burimi: wikipedia
Ps: Urime dhe te rroni vete, Lol
Attachments
Last edited by a moderator: