Haxhi Krasniqi: Dua të bëhem shqiptari i parë që e fiton titullin
Haxhi Krasniqi sonte (e shtunë) ngjitet në ring, në meçin jetësor të tij. Junikasi do ta kërkojë titullin e kampionit botëror përballë kampionit në fuqi, Jurgen Brahmer.
Optimizmi është i madh në zemrën e Krasniqit, i cili dëshiron t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët. Përballja do të zhvillohet në Rostock të Gjermanisë, ku kosovari njihet me emrin Robin, transmeton gazeta Zëri.
“Kjo është sfida më e rëndësishme e jetës sime”, ka thënë Krasniqi, i cili në dhjetor e mposhti polakun Dariusz Sek.
“Jam përgatitur maksimalisht për këtë luftë, prandaj dua të fitoj, sepse konsideroj se e meritoj, duke e pasur parasysh punën që e kam bërë”, ka theksuar 27-vjeçari, i cili me optimizëm do të ngjitet në ring, rreth orës 22:30.
Haxhi Krasniqi ka nënshtetësi gjermane. Në rast se triumfon përballë Brahmer, fitoren do ta ndajë në dysh: me Gjermaninë, që i dha gjithçka për të mbërritur deri këtu ku është sot,dhe me vendin e tij, Kosovën dhe bashkëkombësit e tij, shqiptarët, të cilët gjithnjë i ka pranë.
“Vendi im, Kosova, ka vuajtur shumë. Shqiptarët janë përkrahësit dhe motivuesit e mi. Unë dua t’i bëj krenarë të gjithë ata. Dua ta shkruaj historinë e boksit gjerman, e njëkohësisht dua të bëhem boksieri i parë shqiptar që e fitoi titullin”, ka theksuar Haxhi Krasniqi, i cili sa herë që feston, menjëherë vjen në Kosovë, për ta ndarë suksesin e gëzimin me bashkëkombësit e tij.
Nga ana tjetër, kundërshtari i Krasniqit ka shprehur respekt për kosovarin e shkëlqyeshëm, por thotë se nuk do ta lëshojë brezin e kampionit botëror, të cilin e posedon, duke shprehur kështu bindjen e tij se do të fitojë/telegrafi.