Kresha
A pretty face can never trick me
https://postimage.org/app.php
Majtas: Pllaka me shkrim kuneiform. Djathtas: Vizualizim i metodës së përshkruar në pllaka për llogaritjen e pozicionit të Jupiterit. Foto: Mathieu Ossendrijver.
Historiani i shkencës, Mathieu Ossendrijver në Universitetin Humboldt në Berlin ka zbuluar diçka të papritur dhe të mrekullueshme gjatë studimit të pllakave të vjetra babilonase. Nga përkthimi dhe interpretimi i pesë pllakave, katër nga të cilat i ka riinterpretuar, ai ka vënë re se babilonasit kishin përdorur sipërfaqen nën grafik për të llogaritur pozicionin e Jupiterit në qiell. Zbulimi i tij është publikuar në revistën shkencore Science më 29 janar.
Babilonasit e vjetër jetonin të pjesën e Mesopotamisë që sot është Iraku dhe shkruanin të pllaka prej argjile me një shkrim të njohur si kuneiform (shkrim në formë pykash). Pesë nga këto pllaka ruheshin në Muzeun Britanik në Londër dhe përshkruanin një lloj llogaritjeje. Disa nga këto pllaka janë zbuluar në shekullin e XIX nga joprofesionistë dhe për pasojë ishin mjaft të dëmtuara dhe nuk ishte shumë e qartë se çfarë paraqisnin. Edhe pse dy nga pllakat u deshifruan në vitin 1955 dhe dy të tjera këto vitet e fundit, studiuesit nuk kanë qenë në gjendje të lidhin llogaritjet që përshkruheshin në to me ndonjë planet të veçantë. Pasi një koleg, profesori i asiriologjisë, Hermann Hunger, i tregoi Ossendrijver-it një fotografi të një pllake të pestë, ai arriti t’i riinterpretojë pllakat duke ua lidhur kuptimin me njëra-tjetrën. Ajo që zbuloi ishte një llogaritje shumë e sofistikuar për pozicionin e Jupiterit në qiell.
Babilonasit kanë filluar të bëjnë observime të detajuara astronomike që diku në shekullin e VII p. K. Nga pllakat e tjera të interpretuara më herët, dihej që ata kanë përdorur aritmetikë për të llogaritur pozicionin e planetëve në qiell. Pllakat e sapo interpretuara i takojnë periudhës mes shekullit IV p. K. e I p. K. Dhe kjo është hera e parë që zbulohet se ata kanë përdorur edhe gjeometri, madje gjeometria e tyre është shumë e sofistikuar, më e sofistikuar se ajo e grekëve.
Në pllaka përshkruhet matja e shpejtësisë së Jupiterit në lëvizjen e tij në qiell, bazuar në distancën e përshkuar çdo ditë (në gradë në ditë) dhe distancën totale (në gradë) të përshkuar nga Jupiteri në 60 ditët e para pas paraqitjes së tij në qiell si yll i mëngjesit. Shpejtësia e tij zvogëlohet në mënyrë lineare për 60 ditë. Paraqitja e kësaj shpejtësie në grafik krijon një trapezoid. Llogaritjet e tyre paraqesin diçka të ngjashme me krijimin e grafikut për shpejtësinë e Jupiterit në varësi të kohës dhe llogaritjes së sipërfaqes nën grafik. Pllakat nuk përmbajnë figura, por vetëm përshkrime të metodave të llogaritjes. Metoda e tillë nuk është përdorur në Evropë deri në shekullin e XIV kur të ashtuquajturit “llogaritarët e Oksfordit” që punonin në Kolegjin Merton në Oksford e përshkruan atë dhe në të njëjtën kohë matematikani, filozofi dhe peshkopi francez Nicholas Oresme e shprehu në terma grafikë.
//archaeologynewsnetwork