Reperi i famshëm amerikan i surprizoi të gjithë kur në Instagramin e tij, në 14 qershor publikoi datat e ardhshme të shfaqjeve që do të mbante.
Mes një serie koncertesh kryesisht në Spanjë, Chris Brown, kishte vendosur të kalonte edhe nga Shqipëria.
Ish-i dashuri i Rihannas, në një publikim zyrtar bëri me dije se në 8 korrik do të ishte në Durrës.
8 korriku erdhi.
Shfaqja do të mbahet në një club të njohur.
Clubi në rrjetin social Facebook ka bërë publike çmimet për këdo që do të shoh këngëtarin e tij të preferuar.
“Merrni shokët dhe shoqet, të dashurat, njerëzit që ia kaloni bukur! Mblidhuni dhe bëhuni super grupi i natës së 8 korrikut sepse ky event
internacional ndodh vetëm një herë në jetë!”-shkruan njoftimi ne ftese.
Po çmimet do thoni ju?
Pa 200 euro mos e hidhni këmbën të dilni nga shtëpia. Por nëse doni vërtet të kaloni bukur tavolina kushton… 3000 mijë euro, raporton Dita.
Urojmë që, atë të cilët do të ulën në këtë kënd t’i kenë paguar faturat e energjisë të muajve ë fundit…
Më poshtë çmimet e tavolinave sipas kategorisë.
(d.b/BalkanWeb)