Titulli: Aforizma "moderne"
Përmirëso sjelljen tënde, përpara se të kërkosh nga të tjerët të përmirësojnë të tyren.
Një vdekje është tragjedi, një milion vdekje është
statistikë.
Një ditë një njeri më dha një gotë që ishte e mbushur për gjysmë me ujë dhe më tha: A është gjysmë e mbushur a gjysmë e zbrazët?
Ndonjëherë, disa njerëzve e vërteta u vjen tek dera dhe u troket, ndërsa ata i thonë: Ik se jam në kërkim të së vërtetës. Shumë e çuditshme!
Sharjet janë argument për ata që nuk kanë të drejtë.
Nëse jeni vërtet i dashuruar nuk do të mendoni se çfarë do të thoshin të tjerët për atë çka ju po bëni, mjafton që ju ta ndjeni dhe të arrini t'i tregoni partneres tuaj se sa e vlefshme është ajo për ju.
Kërko femrën që të pëlqen ty e jo të tjerëve.
Ai që nuk beson në femrën e vet të vërtetë, këtë e bën nga dyfytyrësia.
Shoqëria është si ajri, e nevojshme për frymëmarrjen, por e pamjaftueshme për jetën.
Dhuratë e mirë nga i dashuri është edhe një tufë bari.
Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.
Bora është e bardhë, por e ndyjnë qentë.
Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
Këmbëngulja e qëndrimi të pamundshmen e bën të mundshme.
Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
Zbavitja më e bukur për njeriun është leximi, shoku më i mirë libri.
Xhelozia është krimbi i dashurisë.
Ai që kërcënohet, rrallëherë hakmirret.
Ku ka gjyqe, ka edhe padrejtësi.
Ekzistiojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.
Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë.
Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij, është të dojë nënën e tyre.
Dëshironi të mendohet mirë për ju? Mos folni mirë për vetveten.
Dashuria është sikur lufta: lehtë niset,vështirë përfundon dhe është e pamundur të harrohet.
Disa intelektualë hidhërohen në paragjykimet e tjerëve, e të vetat s'i shohin fare.
Vetëm e vërteta i shporr paragjykimet, ndriçon skeletin e tyre të rrezikshëm.
Nëse nuk bën punë të vazhdueshme intelektuale, nuk mund të mbetesh në pistën e intelektualëve.
Kur nuk mendon dhe analizon vet, kot i fajëson të tjerët.
Karakteri i fortë njerëzor nuk lejon që për shkak të pasurisë së njëanshme të dhunohet, mohohet dhe të mos thuhet e vërteta, e cila është mburojë e dinjitetit, nderit dhe njerëzisë.
Shumë marrëzira rrjedhin nga mosnjohja!
---------- Post added at 19:24 ---------- Previous post was at 19:09 ----------
“Nese arrijme ta zbusim pikellimin e te gjalleve, edhe te vdekurit i kemi bere nje sherbim...”
Rrezet e diellit bijne edhe ne pleh, por ato prape mbesin te pasterta.
Fole fjalen me vend. Ne qofte se e flet fjalen pa vend, i mençuri nuk ta vlereson, ndersa i marri mund edhe te te ofendoje.
Ne qofte se faren e shendoshe e mbjell ne kohen e duhur, e pleheron dhe e ujite ne kohen e duhur, gjithesesi ne kohen e duhur do te korrish fruta.
Djali i vogel po rrin afer babes se vet e po i thote: - babe, pse i ke disa kime te bardha ne floke? – Prej problemeve te djemve me jane thinjur, biro! – Atehere, babi, po te pyes: - çfare djemsh paska pase gjyshi qe i ka krejt?
Jeton miza nen bisht t’kalit, por jeton bleta n’maje t’malit.
Nje babe i kishte pase tre dejme dhe i pyeti: - çka kerset me se shumti? – I madhi tha – Topi, i dyti tha – pushka, ndersa i treti tha – s o f r a. Baba vendosi dhe ia la qesen ( kuleten) djalit te vogel. (Zeri i sofres usheton larg).
Mos te mashtron shkelqimi nga para, se ndoshta prapa eshte erresire /dyfish/ me e madhe.
HIPOKRIZIA eshte nje pune me e fshehte sesa gjurma e bubrrecit te zi ne rrase te gurit naten e erret.
Urrejtja kurre nuk menjanohet me urrejtje – vetem miresia e shlyen urrejtjen.
Mos numro vitet e jetes, por frytet qe i ke korrur gjate jetes.
”Tash dije nje gje qe s’dije asgje.”
Nje njeri ne moshe po iu thote disa te rinjeve: Pleqeria i ka 3 shenja: - e para eshte HARRESA ( te mos mbajturit mend) dhe pas pak deshi te shkoje, por grupi i te rinjeve e pyeten: - axho, ti na the se pleqeria i ka tri shenja e na tregove vetem nje? Au bre i HARROVA, tha plaku dhe shkoi.
Mos te mundojne aq shume dallimet midis njerzeve, sepse as vellezerit binjake nuk jane krejtesisht te njejte.
Trupi e mbeshtet forcen ne ushqim, ndersa mendja dhe zemra ne besim.