PREJ LARVثS DERI TE FLUTURA
Po të kishit 450-500 vezë dhe po t’ju duhej t’i ruani ato jashtë, çfarë do të bënit? Mënyra më e mençur për ju do të ishte që të ndërmerrni masa paraprake për të parandaluar që ato t’mos shpërndahen gjithandej, të themi, nga era apo faktorë të tjerë të mjedisit. Duke qenë prej insekteve që bëjnë më së shumti vezë njëkohësisht (450-500), krimbat e mëndafshit përdorin një mënyrë shumë inteligjente për të mbrojtur vezët e tyre: ato i bashkojnë vezët me një substancë të trashë ngjitëse/viskoze (fije/pe) që ato tajitin për të parandaluar që ato të shpërndahen gjithandej.
Larvat të cilat dalin prej vezëve të tyre së pari e gjejnë një degë të sigurtë për vete dhe pastaj lidhen për atë degë me të njëjtën fije. Më vonë, për të kaluar në një shkallë më të lartë të zhvillimin të tyre, ato fillojnë të tjerrin një fshikëz për vete me fijen/perin që ato tajitin. Nevojiten 3-4 ditë që një larvë e cila ka parë jetën me sy së voni për të përfunduar këtë proces. Gjatë kësaj periudhe, larva bën me mija rrotullime dhe prodhon një fije të një mesatareje prej 900 – 1,500 metra të gjatë. 14 Në fund të këtij procesi, fillon një detyrë të re përmes së cilës i nënshtrohet një metamorfoze për t’u shndërruar në një flutur elegante.
As veprimi i ndërmarr nga nëna krimb i mëndafshit për të mbrojtur vezët e saj, as sjellja e një larve të vogël që i mungon çfarëdo vetëdije, arsimimi apo dijenie nuk mund të shpjegohet me anë të evolucionit. Pikësëpari, aftësia e nënës për të prodhuar fijen që ajo përdor për të siguruar vezët është e mrekullueshme. Njohja e mjedisit më të përshtatshëm për vete nga ana e larvës së porsalindur, thurja e fshikëzës nga ana e saj në pajtim me të, të nënshtruarit e saj një metamorfoze dhe arritja e kësaj metamorfoze pa kurrfarë problemi tejkalojnë të kuptuarit njerëzor. Prandaj, ne thjeshtë mund të themi se çdo larvë vie në jetë me një paradijeni për atë se çfarë të bëj, që domethënë se asaj iu ‘mësuan’ të gjitha këto gjëra para se të lindte.
Le ta shpjegojmë këtë me një shembull. اfarë do të mendonit po të shihnit një foshnje të porsalindur që do të ngritej në këmbë disa orë pas lindjes së saj, që do të mbledhte gjërat që i nevojiten për të mbaruar shtratin e saj (si jorganin, jastëkun, dyshekun) dhe që pastaj do t’i vendoste të gjitha këto me mjeshtëri, që do ta rregullonte shtratin e saj dhe të shtrihej në të? Pasi që të vinit në vete prej tronditjes që do të shkaktonte kjo ndodhi, me siguri se do të mendonit se foshnja duhet të jetë mësuar në një mënyrë të jashtëzakonshme në mitrën e nënës së saj për të kryer një process të tillë. Rasti i larvave nuk ndryshon prej atij të foshnjës në këtë shembull.
Kjo prap na shpie deri te përfundimet e njëjta: këto krijesa të gjalla vijnë në jetë, sillen dhe jetojnë në mënyrën e përcaktuar prej Allahut I Cili i ka krijuar ata. Vargu Kur’anor që thekson se Allahu ka frymëzuar bletën dhe e ka urdhëruar atë të bëj mjaltë (Sure Nahl: 68-69) na jap një shembull të fshehtësisë madhështore të botës së qenieve të gjalla. Kjo fshehtësi është se të gjitha qeniet e gjalla i janë përulur vullnetit të Allahut dhe e ndjekin fatin e përcaktuar prej Tij. Për këtë arsye bleta bën mjaltë dhe krimbi i mëndafshit prodhon mëndafsh.