Kjo shtëpi është vetëm 6 metra e gjatë dhe mban gjithçka që ju nevojitet për një jetë të rehatshme.
![1630169588052.png 1630169588052.png](https://fv.al/data/attachments/261/261089-a794ba009547696bf2d802b142d71203.jpg)
Sekreti qëndron në hapësirën e përdorur në mënyrën më të mirë
Mjekja Loren nga Zelanda e Re i befasoi shumicën e njerëzve kur ajo ndërroi shtëpinë e saj luksoze me një shtëpi prej druri, me të cilën udhëton nëpër botë.
Kjo shtëpi prej druri është vetëm 2.5 metra e gjerë dhe 6 metra e gjatë, transmeton Telegrafi.
Edhe pse duket vërtet e vogël dhe kompakte, kjo shtëpi ka gjithçka që nevojitet për të jetuar – një kuzhinë, një banjë dhe një dhomë gjumi.
![1630002971_11111111pjimage.jpg](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/08/1630002971_11111111pjimage.jpg)
Shtëpia është bërë nga kedri japonez, një dru që “merr frymë”, dhe ka shumë dritare, për shkak të të cilave atmosfera në shtëpi është e ajrosur dhe e ndritshme.
Është gjithashtu interesante që mjekja u desh ta “lidhte” shtëpinë me zinxhirë në tokë, për shkak të vendit me erë ku ajo aktualisht jeton.
– Zgjodha një shtëpi si kjo, sepse mund ta marr shtëpinë me vete. Për më tepër, unë jam më shumë në natyrë. Këtu, aktualisht jam në mes të vreshtit – tha Loren.
B"telegrafi