Teksa kriza ekonomike ka goditur shumicën dërrmuese të qytetarëve në mbarë planetin, një raport i fundit nga kompania e mirënjohur ndërkombëtare në fushën e financave "Credit Suisse" ka nxehur edhe më shumë debatin mbi pabarazinë.
Raporti i publikuar këtë të martë jep shifra tronditëse, mbi përqëndrimin e mirëqënies, të pashënuara ndonjëherë më parë. Sipas tij, aktualisht vetëm 1 për qindëshi më i pasur i popullsisë së botës, zotëron mbi 48 për qind të gjithë pasurisë globale.
Raporti paralajmëron se pabarazia në këto nivele rekorde dhe përqëndrimi i gjithë mirëqënies në grushtin e pak familjeve po bëhet një pengesë për zhvillimin e ekonomisë botërore dhe rrezikon ta zhysë atë në recesion të thellë.
Sipas tij, gjysma e popullsisë botërore e marrë së bashku zotëron vetëm 1 për qind të gjithë mirëqënies materiale. Kohët e fundit shumë studime kanë treguar se pabarazia është rritur me ritme të shpejta tre dekadat e fundit, e vecanërisht gjatë krizës ekonomike. Por të dhënat e "Credit Suisse" tregojnë se hendeku ka arritur në një pikë kritike dhe vazhdon të rritet me ritme të shpejta.
/ Top Channel