Erblinaa
Anëtar i ri
Femrat janë më pak aktive
Femrat në moshë të re dhe në pleqëri janë shumë më pak aktive në raport me moshatarët e tyre të gjinisë së kundërt, njoftojnë shkencëtarët britanikë.
Hulumtuesit nga Universiteti John Moores në Liverpul pohojnë se vajzat e moshave 10 dhe 11-vjeçare janë për 6% më pak aktive se djemtë e të njëjtës moshë.
Ekspertët nga Universiteti i Bristolit kanë analizuar aktivitetin fizik të personave mbi 70-vjeç, ndërsa kanë vërtetuar se të dy gjinitë janë pak aktive në këtë moshë, mirëpo femrat shumë më pak se meshkujt.
Ekspertët rekomandojnë shtimin e aktivitetit fizik, në këtë rast më shumë te femrat, duke pasur parasysh veprimin pozitiv të aktivitetit fizik në shëndet.
/telegrafi/