Ekspansioni i shtetit grek dhe Misioni i Lordit britanik Guilford!

Bilderberg

Anëtar i ri
Ekspansioni i shtetit grek dhe Misioni i Lordit britanik Guilford ne Kkorfuz (1824).



Misioni i Lordit Guilford në Korfuz (1824): ekspansionizmi grek!

Te http://www.greeka.com/ionian/corfu/corfu-history/ionian-academy.htm lexojmë se

"Akademia e Jonit është Universiteti i parë grek i kohëve moderne … Universiteti u themelua nga Filoheleni britanik Frederik North, i cili ishte dhe Konti i Gilfordit …
Objektivi parësor i këtij Universiteti me famë ishte t’u jepej studentëve të Greqisë dhe vendeve të tjera Mesdhetare e të Ballkanit mundësia për të ndjekur mësime nga profesorë grekë me famë.

Misioni i universitetit: synimi kryesor i këtij misioni ishte të përparonte formimi akademik dhe të zgjerohej më tej kombi grek si dhe për të krijuar një platformë cilësore për arsimin e lartë për të gjithë studentët aspirantë grekë, të cilët deri atëhere u ishte dashur të shkonin jashtë shtetit për të kryer studimet.
Lordi i Arsimit: duke gëzuar titullin e “Lordit të Edukimit” të shtetit jonik, Gilfordi mori autorizim formal nga qeveria britanike për të ngritur universitetin e propozuar në Itakë."

Në 500 vjet të ekzistencës së saj, Kurora britanike për arsimimin e shqiptarëve ka kontribuar vetëm me ngritjen në Tiranë, në kohën “e demokracisë”, të një biblioteke mediokre! Pra, 200 vjet pas themelimit nga ana e saj të Akademisë greke të Korfuzit.


Mbi historinë e Lordëve Guilford:
http://en.wikipedia.org/wiki/Earl_of_Guilford
http://en.wikipedia.org/wiki/Frederick_North,_5th_Earl_of_Guilford

Lordi Guilford dhe Universiteti i Korfuzit (1824) apo Roli i Kurorës Britanike në Helenizimin e Moresë?
http://www.ionio.gr/central/en/history

"The Ionian Academy was the first Greek University of modern times that was in operation in Corfu for forty years, from 1824 to 1864, that is up to the Union of the Ionian Islands with the Greek State. The University was founded by the British philhellene Frederic North, Count of Guilford, who had established close relations with Corfu after his first visit in 1791, when the island was still under Venetian rule. Almost twenty years later, with the Ionian Islands under British rule, he conceived the idea of establishing a University in Ithaca. In this University, students from all over Greece as well as other Mediterranean and Balkan countries would attend classes taught in Greek by Greek scholars. The aim of this project was to promote the intellectual development of the Greek nation and to provide an institution of higher education for all the young Greek scholars who, up to that time, had to travel abroad in order to attend European Universities."

Që të kuptojmë se ç’ka ndodhur në Ballkan dhe kush qëndron prapa sllavizimeve dhe greqizimit të Ballkanit, ne duhet të ndjekim gjurmët e Monarkisë Angleze në Ballkan. Në ç’hane të Ballkanit hanin e pinin lordët angleze dhe ç’bisedonin këta xhentelmenë në Portën e Lartë te Perandorise Otomane.
اudia nuk qëndron vetëm në përkufizimin që Qeveria Greke dhe Fuqitë e Mëdha i bëjnë konceptit të ndërgjegjes kombëtare, por dhe në diskriminimin e hapur në zbatimin e këtij palo parimi në të drejtën ndërkombëtare. Ky parim i ndërgjegjes kombëtare me ngjyra fetare zbatohet nga Qeveria Greke dhe Fuqitë e Mëdha vetëm mbi territoret shqiptare, paçka se në Evropë kemi dhe territore të tjera ku popullsi, kombe, që nuk flasin greqisht, besojnë në fenë ortodokse. Të tillë ne kemi sllavët dhe rumunët.
Shumë mashtrime të zakonshme helene, dhe ajo që ne shqiptarëve s’duhet të na shpëtojë është se Qeveria Greke, në atë kohë kur bëjnë fjalë këto shkarravina, nuk pranonte të gjykohesh përkatësia etnike mbi bazën e gjuhës, që flitnin banorët e territoreve tona, në një kohë kur ajo me miratimin e Turqisë kishte ngritur 300 shkolla, kishte shpërndarë në territorin tonë 567 mësues të greqishtes dhe kishte ulur në banga të shkollës 23.000 nxënës shqiptarë për të mësuar helenizmën. ثshtë koha kur në Shqipëri helmoheshin e masakroheshin njëri pas tjetrit nga grekët një grusht mësuesish, që guxuan t’u mësonin abetaren fëmijëve shqiptarë. Këto shifra, që grekët na japin në dokumentet e tyre, flasin jo vetëm për përpjekjet e Turqisë dhe Evropës për mbjelljen e helenizmës në Shqipërinë e Jugut, por dhe për vetë metodën nëpër të cilën ka kaluar greqizimi i vetë Greqisë, që nga shekulli i 16-të, kur Greqia dhe të gjithë ishujt u populluan nga manastire, të cilat qenë djepi i parë ku shqiptarëve, arbëreshëve të Moresë iu imponua me dhunë Greqishtja dhe Helenizma.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top