Arfenilla
Themelues i Forumit
Dy shpërthime të fuqishëm kanë ndodhur në Stamboll ku si pasojë 20 persona kanë mbetur të plagosur.
Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, i cili tha se “shpresojmë mos ketë viktima”
Media vendase shkruajnë se shpërthimet kanë ndodhur pranë stadiumit të Beshiktashit, pas përfundimi të ndeshjes Beshiktash-Buraspor.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:30 me orën lokale dhe mendohet se ka ardhur nga një makinë bombë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar një numër i madh ambulancash dhe forca të shumta policie. /albeu