Quhet micro-craft-grafting metoda më e re për të zmadhuar gjoksin duke përdorur dhjamin e marrë nga një pjesë tjetër e trupit.
Dhjami nxirret nga trupi me anë të një ndërhyrjeje kirurgjikale të lehtë që quhet liposuction.
“Kirurgjia plastike – shpjegon Nicola Standoli, specialist i fushës – është huazuar nga SHBA. Me anë të kësaj metode, jo vetëm që femrat mund të eliminojnë kilet e tepërta, por në të njëjtin kohë mund të zmadhojnë dhe gjoksin”.
Në 10 vjet llogaritet të jenë kryer rreth 70 mijë ndërhyrje kirurgjikale të këtij lloji, kështu që ato tashmë nuk konsiderohen më si eksperimentale.
b/NOA