legjenda
Tetova
Burri më i kërkuar në Europë shkoi në një lokal në Bruksel një dirë pas atentateve të 13 nëntorit në Paris. Policia është ende duke e kërkuar Salah Abdeslam, 26 vjeç, i cili u arratis pasi mori pjesë në masakrën ku humbën jetën 130 njerëz në kryeqytetin francez.
Pretendimet se ai ka qenë në një kafe në kryeqytetin e Belgjikës vijnë pasi i arratisuri u ndal nga policia në kufirin franko-belg, por më pas u la i lirë.
Avokati Olivier Martins, që përfaqëson burrin që e mori me makinë Abdeslamin dhe një shok nga një stacion i metrosë në Bruksel, tha se që të tre shkuan në një kafe pasi po ktheheshin nga lagjia Schaerbeek.
Avokati tha për mediat belge se klienti i tij, Ali Oulkadi, mori një telefonatë më 14 nëntor dhe iu kërkua nga një shok që ta merrte te stacioni i metrosë në Bockstael, Laeken, në veri-lindje të Brukselit. Shoku ishte bashkë me Salah.
‘Ai nuk e dinte që ishte Salah dhe nuk e njohu menjëherë sepse ai mbante një kapele’, tha avokati Martins, sipas CNN. ‘Në makinë, Salah i tha atij se vëllai i tij, Brahim, kishte vrarë njerëz në Paris dhe e kishte hedhur veten në erë”.
© ZHURNAL.mk