Indola
Adiafori otan prepei
Thuhet se kjo pemë është më e vjetra në planetin tonë. Sipas BBC mendohet të jetë 10.000-vjeçare dhe është zbuluar në Suedi. Shkencëtarët e universitetit Umeaa zbuluan bredhin në Malin Fulu në provincën e Dalarnës, teksa po vijonin me regjistrimin e pemëve që prej vitit 2004. Mosha e materialit gjenetik u përllogarit duke përdorur analizat që u bënë në laboratorin e Miamit. Shkencëtarët mendonin se pema më e vjetër ishte 4.000- vjeçare e zbuluar në Amerikën e Veriut. Rekordi i ri që do të shënohet në Guinness, dhe që i takon periudhës menjëherë pas epokës së akullnajave, u gjet mes disa shkurresh që mendohet se janë 8.000-vjeçare. “Zbulimi tregoi se pema më e vjetër në botë është një bredh, dukë rrëzuar pishën që mbante rekordin”- thotë Leif Kullman, profesor në Umeaa. Zbulimi tregoi edhe se në rajon është shumë më ngrohte së çka qënë kohë më parë.
/Presskosova/