redi-
Anëtar i Respektuar
JOHANESBURG-Sot luhen dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në çerekfinalet e kampionatit botëror të futbollit, Afrika e Jugut 2010. Japonia, e vetmja skuadër e mbijetuar nga ekipet aziatike, do të përballet me Paraguajin. Në ndeshjen e dytë do të luajnë dy ekipe evropiane, Spanja dhe Portugalia.
Faza eliminatore e Kampionatit Botëror përfundon sot kur Paraguai të ndeshet me Japoninë në Pretoria dhe Spanja të përballet me Portugalinë në Cape Town. Keto dy ndeshje përcaktojnë dy ekipet e fundit që do të kalojnë në çerekfinale.
Ndeshja e sotme mes Japonisë dhe Paraguait do të hyjë në histori pasi ekipi fitues do të kualifikohet për në çerekfinale për herë të parë. Trajneri i Japonisë Takeshi Okada thotë se ekipi i tij është tejet i motivuar si skuadra e fundit aziatike ende në kampionat.
Paraguai po shpreson të vazhdojë suksesin pasi ka kryesuar renditjen e grupit F. Por Japonia, e cila zuri vendin e dytë në grupin E, po bën paraqitjen e parë në fazën eliminatore në vend të huaj.
Në Cape Town, numri dy i botës Spanja, e cila kryesoi grupin H, ndeshet me Portugalinë që zuri vendin e dytë në grupin G. Ndeshja e sotme do të jetë disi e veçantë me dy ekipet që synojnë titullin e parë botërorë të futbollit.
Ndeshja e parë hapëse e kampiones së Evropës, Spanjës ishte një zhgenjim 1-0 për Zvicrën, para se të mundëte Hondurasin dhe Kilin. Portugalia u ndesh në lojëra pa gola me Bregun e Fildishtë dhe Brazilin dhe mundi Korenë e Veriut 7-0.
Në ndeshjet e djeshme u kualifikuan Holanda, pas fitores me Sllovakinë, dhe Brazili pas fitores ndaj Kilit. Përveç Holandës dhe Brazilit, ekipet e tjera të kualifikuara për në çerekfinale janë Uruguaji, Gana, Gjermania dhe Argjentina.
(d.b/BalkanWeb)

Last edited by a moderator: